Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
24 ekspertët e jurisprudencës, që përzgjodhi parlamenti i kanë dhënë fund propozimeve për ndryshimin e Kushtetutës, për reformën në drejtësi. Socialistët kanë shtuar disa nene të tjera në të njëjtin dokument dhe pritet ta paraqesin në Komisionin e Posacëm të reformës në Drejtësi.
Në mënyrë të përmbledhur po sjellim thelbin e ndryshimit të sistemit të drejtësisë dhe nenet që duhet të ndryshojnë në Kushtetutë, sipas ekspertëve të drejtesise. Në mbyllje të punës së tyre, ekspertet e shoqërojnë nenet e ndryshimit të Kushtetutës, së bashku me shpjegimet përkatëse në një dokument analitik.
Presidenti, nuk emëron më gjyqtarët dhe prokurorët
Kur Berisha dhe Rama bashkuan votat në 2008 dhe ndryshuan Kushtetutën, mes të tjerash, i hoqen presidentit cilësinë e të qënit ?mbi palet?.
Kushtetuta e re, lë hapësira që presidenti të jetë produkt i një shumice të thjeshtë, qoftë edhe me 71 vota.
Kur Berisha dhe Meta bashkuan votat në 2012 dhe zgjodhën Bujar Nishanin me 73 vota, mori fund ?de facto? presidenti i shumicës së cilësuar.
3 vite me pas, këto goditje qe iu dhane institucionit, bëhen pikënisje për një tjetër ?lehtësim? të kompetencave.
Ekspertët ligjorë e konsiderojnë rëndom presidentin ?nje post politik?, që nuk garanton pavaresinë e gjyqësorit, në shpjegimin që i japin propozimeve të tyre.
?Mundësia e njëanshmërisë politike të Presidentit (si rezultat i ndryshimit të mënyrës së zgjedhjes së tij) e bën të pamundur zbatimin e formulës aktuale të emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm dhe garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë? thuhet në Dokumentin Analitik të Ndryshimeve Kushtetuese.
Pasi i zhveshin presidentit, njëra pas tjetrës kompetencat në sistemin gjyqësor, ekspertët lënë pas një institucion të çarmatosur totalisht nga fuqitë aktuale, mbi drejtësinë. Ajo çka i mbetet në fund presidentit, është e drejta për të emëruar 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Neni 125 ndryshon si më poshtë vijon:
Neni 125
1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë, tre (3) prej të cilëve emërohen nga Presidenti, tre (3) anëtarë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre (3) anëtarë nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. Anëtarët që emërohen nga Presidenti dhe Kuvendi përzgjidhen nga lista e hartuar nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi. Procedura e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese parashikohet në ligj.
Shkrirja e KLD-së, ekspertët: I ngjan një korporate!
Të njëjtat fjalë përdori kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, kur foli për sistemin gjyqësor, në një intervistë, në emisionin ?Conflict zone?. Sistemi gjyqësor i ngjan një corporate, tha Rama duke folur për korrupsionin në gjyqësor.
?Përbërja aktuale e KLD-së, ku 10 nga 15 anëtarët e saj vijnë nga gjyqësori krijon kushtet për korporatizëm? thuhet në Dokumentin Analitik të Ndryshimeve Kushtetuese. Ky është edhe argumenti kryesor, sipas të cilit shkrihet institucioni. Zgjedhja e një anëtari të KLD-së me vetëm 36 vota në kuvend, bllokimi për zgjedhjen e Nënkryetarit dhe mungesa e kompetencave të mirëfillta për kontrollin e gjyqtarëve janë arsye të tjera.
Kush do t?i kontrollojë gjykatat dhe prokurorinë?
Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë propozon ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por dhe Prokurorit të Përgjithshëm, 3 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit për ndryshimet kushtetuese.
Në propozimet e ekspertëve thuhet gjithashtu që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të ketë një mandat 9-vjeçar.
Ndryshimet e reja kushtetuese i heqin Prokurorit të Përgjithshëm, kontrollin e plotë që ai kishte mbi prokurorët. Ekspertët e zhveshin Prokurorin e Përgjithshëm nga kompetencat për komandimin, transferimin apo drejtimin e punës së vartësve të tij. Neni 148 i Kushtetues sanksionon krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përgjegjës për çështje të statusit dhe karrierës së prokurorëve.
Neni 148/a
2. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej tyre janë prokurorë të zgjedhur nga prokurorëte të gjitha shkallëve tëprokurorisë. Kriteret dhe procedura e zgjedhjes së anëtarëve prokurorë rregullohet me ligj. Pesë anëtarët e tjerë vijnë nga avokatia, 1 anëtar, trupa e pedagogëve të drejtësisë, 2 anëtarë, trupa e pedagogëve jo magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, 1 anëtar dhe shoqëria civile, 1 anëtar. Anëtarët jo prokurorë emërohen nga Kuvendi më tri të pestat e të gjithë anëtarëve, në bazë të propozimeve nga strukturat përkatëse dhe të opinionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
3. Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Në rast se në votimin e parë Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestash, struktura propozuese bën një propozim të ri brenda 15 ditëve. Këshilli i Emërimeve jep një opinion të ri brenda 7 ditëve nga dorëzimi i propozimeve të reja. Kuvendi voton për kandidaturat e reja brenda 7 ditëve nga dorëzimi i opinionit të Këshillit të Emërimeve. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Emërimeve quhet i emëruar.
Kontrollin e gjykatave do ta ketë Këshilli i Lartë Gjyqësor, një tjetër strukturë që lind duke marrë në dorë gjykatat. Në nenin 147 të Kushtetutës së re, ekspertët parashikojne zgjedhjen e 11anëtarëve. 6 prej tyre zgjidhen nga gjykatat dhe 5 të tjerë ekspertët mendojnë të zgjidhen nga ata që ?i shfrytezojne? gjykatat.
Neni 147
1. Këshilli i Lartë Gjyqësor garanton pavarësinë, përgjegjshmërinë, si dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
2. Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej anëtarëve janë gjyqtarë të zgjedhur nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor. Kriteret dhe procedura e zgjedhjes së anëtarëve gjyqtarë rregullohet me ligj. Pesë anëtarët e tjerë vijnë nga avokatia, 1 anëtar, trupa e pedagogëve të drejtësisë, 2 anëtarë, trupa e pedagogëve jo magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, 1 anëtar, dhe shoqëria civile, 1 anëtar. Anëtarët jo gjyqtarë emërohen nga Kuvendi me tri të pestat e gjithë anëtarëve mbi bazën e propozimeve nga strukturat përkatëse dhe të opinionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
3. Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Kur në votimin e parë Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestash, struktura propozuese bën një propozim të ri brenda 15 ditëve. Këshilli i Emërimeve jep një opinion brenda 7 ditëve nga dorëzimi i propozimeve të reja. Kuvendi voton për kandidaturat e reja brenda 7 ditëve nga dorëzimi i opinionit të Këshillit të Emërimeve. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë kandidatët e renditur më lart nga Këshilli i Emërimeve quhen të emëruar.
Vlen të përmendet se Ministri i Drejtesise humb ekskluzivitetin që kishte për të propozuar masa disiplinore ndaj gjyqtarëve. Ai do të mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por vetëm në rolin e vëzhguesit.
Dokumenti analitik i hartuar nga ekspertët arsyeton me detaje cdo moment të ndryshimeve që propozohen ne Kushtetute. 24 ekspertet duket se kane ndryshuar plotesisht menyrën, sesi duhet të funksionoje drejtësia. Por socialistet I kanë bashkangjitur këtij dokumenti, propozimet e tyre.
Ndryshon preambula e Kushtetutës, shtohen ?vlerat europiane?
Me ?vlerat europiane? që shtohen në preambulën e Kushtetutës, tentohet të qartësohen aspiratat proeuropiane të popullit shqiptar. Vlerat europiane shtohen në preambulën e Kushtetutës përkrah koncepteve si drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi mes popujve, koncepte që në fakt nuk kanë kufinj gjeografikë. Por pse ka lindur nevoja për të përmendur në Kushtëtutë ?vlerat europiane?. I vetmi që i vë në dyshim, është vetë kryeministri Edi Rama me paralajmërimet e tij për humbjen e durimit nga vendet ballkanike. Mbetet për t?u saktësuar edhe koncepti i ?vlerave europiane?, një koncept gjithnjë dinamik që merr forme nga fjalimet e Aleksis Tsipras e deri tek vendimet e Angela Merkel.
Neni 1
Në preambulën e Kushtetutës, pas fjalëve ?me bindjen e thellë se? shtohen fjalët ?vlerat evropiane?. Preambula e Kushtetutës ndryshon si vijon:
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se vlerat evropiane, drejtësia, paqja, harmonia, dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, Vendosim këtë Kushtetutë:
Futja e nje ushtrie në territorin shqiptar me vendim qeverie
Nuk ka një rast të njohur deri më sot, kur parlamenti ka penguar lëvizjen e forcave ushtarake jashtë vendit, apo që forcat aleate të vendosen në territorin shqiptar. E megjithatë socialistët propozojnë që qeveria të ketë të drejtë, njësoj si kuvendi per një vendim të tillë. Mbetet për t?u parë nëse palët do të bien dakort me këtë propozim të ri.
Në nenin 12, pas pikës 3, shtohet pika 4 me përmbajtjen që vijon:
4. Forcat ushtarake të shteteve aleate mund të vendosen dhe të kalojnë në territorin shqiptar, si dhe forcat ushtarake shqiptare mund të dërgohen jashtë vendit, me vendim të Këshillit të Ministrave sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara.
Të gjitha nenet që ndryshojnë sipas grupit të ekspertëve dhe sipas socialistëve
Draft 24.09.2015
Projektligj
Nr.__/2015
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
PJESA E PARË
PARIME THEMELORE
Neni 1
Në preambulën e Kushtetutës, pas fjalëve ?me bindjen e thellë se? shtohen fjalët ?vlerat evropiane?. Preambula e Kushtetutës ndryshon si vijon:
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, m e zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se vlerat evropiane, drejtësia, paqja, harmonia, dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, Vendosim këtë Kushtetutë:
Neni 2
Në nenin 2, pas paragrafit të tretë, shtohet paragrafi i katërt me këtë përmbajtje:
4. Republika e Shqipërisë merr pjesë në Bashkimin Evropian për të ushtruar bashkërisht me shtetet e tjera pjesëtare kompetencat shtetërore, në bazë të një marrëveshje të ratifikuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Neni 3
Në nenin 12, pas pikës 3, shtohet pika 4 me përmbajtjen që vijon:
4. Forcat ushtarake të shteteve aleate mund të vendosen dhe të kalojnë në territorin shqiptar, si dhe forcat ushtarake shqiptare mund të dërgohen jashtë vendit, me vendim të Këshillit të Ministrave sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara.
Neni 4
Në nenin 18, pika 2, pas fjalëve ?fetare a filozofike?, shtohen fjalët ?orientimit seksual?. Neni 18, pika 2 ndryshon si vijon:
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, orientimi seksual, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
Neni 5
Neni 39, pika 2, ndryshon si vijon:
Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, vetëm me vendim gjyqësor, si dhe kur parashikohet në legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Neni 6
Neni 43 ndryshon si vijon:
Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveçse në rastet kur vendimi i gjykatës është i formës së prerë. Ligji mund të parashikojë ndryshe në rast të vlerës së pakët (vogël) të objektit të çështjes.
Neni 7
Në nenin 64 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
4. Shtetasit shqiptarë zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian me votim të drejtpërdrejtë.
Neni 8
Pas nenit 80 shtohet neni 80/1 me këtë përmbajtje:
80/1. Këshilli i Ministrave i raporton Kuvendit për vendimet që përgatit në kuadrin e pjesëmarrjes në institucionet e Bashkimit Evropian, mbi të cilat Kuvendi nxjerr konkluzione dhe harton rezoluta.
Neni 9
Në nenin 109, pas pikës 3, shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje:
3/1. Kjo e drejtë u njihet reciprokisht shtetasve të Bashkimit Evropian rezidentë në Shqipëri, sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Neni 10
Neni 122 pika 3, shfuqizohet.
Neni 11
Në nenin 122, pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
2/1. E drejta e Bashkimit Evropian ka epërsi mbi të drejtën e brendshme të Republikës së Shqipërisë.
Neni 12
Në nenin 131, pas paragrafit g, shtohet paragrafi 2 me këtë përmbajtje:
Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë antikushtetues një ligj të miratuar nga Kuvendi, për rishikimin e Kushtetutës.
Neni 13
Në nenin 161, pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
2/1. Banka e Shqipërisë në zbatim të marrëveshjeve me Bashkimin Evropian u delegon institucioneve të këtij Bashkimi kompetenca nga ato të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.
PJESA E TETË
GJYKATA KUSHTETUESE
Neni 14
Në nenin 124 shtohet paragrafi 3:
Neni 124
1. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
2. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
3. Gjykata Kushtetuese ka buxhet të veçantë që e administron në mënyrë të pavarur.
Neni 15
Neni 125 ndryshon si më poshtë vijon:
Neni 125
3. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë, tre (3) prej të cilëve emërohen nga Presidenti, tre (3) anëtarë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre (3) anëtarë nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. Anëtarët që emërohen nga Presidenti dhe Kuvendi përzgjidhen nga lista e hartuar nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi. Procedura e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese parashikohet në ligj.
4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 12 vjet, pa të drejtë riemërimi dhe përzgjidhen nga rradhët e juristëve me të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë të së drejtës, nëpunës të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës. Kandidatët nuk duhet të jenë dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale, si dhe të mos jenë angazhuar në forumet drejtuese të partive politike. Kriteret e hollësishme për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese parashikohen në ligj.
5. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 4 vjet, në një të tretën e saj, sipas procedurës së caktuar me ligj.
6. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën absolute të anëtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 4 vjeçare,pa të drejtë rizgjedhjeje. Procedura e zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese parashikohet me ligj.
7. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.
Neni 16
Neni 126 ndryshon si më poshtë vijon:
Neni 126
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrimin e funksioneve të tij.
Neni 17
Neni 127 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 127
1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron kur:
a) Mbush moshën 70 vjeç;
b) Përfundon mandati 12 vjeçar;
c) Jep dorëheqjen;
ç) Deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
d) Dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose vendim përfundimtar në një procedurë disiplinore.
2. Mbarimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese.
3. Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar gjyqtarin paraardhës, sipas nenit 125/1, emëron një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.
4. Në rast se mandati i gjyqtarit përfundon për shkaqet e parashikuara në nënparagrafët c); ç) dhe d) të paragrafit 1 të këtij neni,si dhe për shkelje disiplinore, sipas nenit 128, procedura e emërimit të anëtarit të ri fillon menjëherë dhe përfundon brenda 60 ditëve nga deklarimi i mbarimit të mandatit nga Gjykata Kushtetuese.
Neni 18
Neni 128 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 128
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.
Neni 19
Pas nenit 128 shtohet neni 128/a, me këtë përmbajtje:
Neni 128/a
Në rast se anëtari i Gjykatës Kushtetuese jep doreheqjen, ia paraqet atë Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili njofton menjëherë organin e emërtesës për plotësimin e vendit vakant, sipas nenit 125.
Neni 20
Neni 129 (i pandryshuar)
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.
Neni 21
Neni 130 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 130
Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, përveç kur parashikohet ndryshe në ligj..
Neni 22
Në nenin 131 ndryshohet shkronja f, si më poshtë vijon:
f)Shqyrtimin përfundimtar të ankesave të individëve kundër vendimeve gjyqësore dhe akteve të pushtetit publik që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave përveç kur është parashikuar ndryshe në Kushtetutë.
Neni 23
Në nenin 131 shtohet shkronja g, me këtë përmbajtje:
Gjykata Kushtetuese vendos për:
g) Shqyrtimin e mosmarrëveshjeve juridiksionale, si dhe të kompetencës lëndore dhe funksionale midis Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, si dhe midis vetë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë Administrative.
Neni 24
Neni 132 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 132
1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si rregull, hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare, përveç kur është parashikuar ndryshe në ligj. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin.
Neni 25
Neni 133 (i pandryshuar)
1. Pranimi i ankesave për gjykim vendoset nga një numër gjyqtarësh, siç përcaktohet me ligj.
2. Gjykata Kushtetuese vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj.
Neni 26
Neni 134 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 134
1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të:
a) Presidentit të Republikës;
b) Kryeministrit;
c) Jo më pak se një së pestës së deputetëve;
ç) Avokatit të Popullit;
d) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;
dh) Çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute;
e) Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale;
ë) Komisionerit kundër Diskriminimit;
f) Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
g) Organeve të qeverisjes vendore;
gj) Organeve të bashkësive fetare;
h) Partive politike dhe organizatave të tyre;
i) Individëve.
2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët ç, d, e, ë, f, g, gj, h dhe i të paragrafit 1 të këtij neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështjet që lidhen me interesat e tyre.
PJESA E NËNTË
GJYKATAT
Neni 27
Neni 135 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 135
1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Lartë Administrative si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.
2. Gjykimi administrativ organizohet në dy shkallë dhe përfshin Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykatën e Lartë Administrative.
3. Kuvendi krijon gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme.
Neni 28
Neni 136 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 136
1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Lartë Administrative emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me mandat 12 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
2. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Lartë Administrative zgjidhen nga rradhët e gjyqtarëve me të paktën 15 vjet përvojë, si dhe mes juristëve të spikatur me jo më pak se 20 vite përvojë që kanë punuar si avokatë, profesorë të së drejtës, ose në administratën e lartë publike. Ata duhet të mos jenë dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos kenë qenë të angazhuar në forumet drejtuese të partive politike. Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Lartë Administrative, si dhe kushtet për vazhdimësinë e ushtrimit të profesionit të gjyqtarit përcaktohen me ligj.
3. Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative zgjidhet për një periudhë 5 vjeçare pa të drejtë rizgjedhjeje, me votim të fshehtë dhe me shumicën absolute të anëtarëve. Procedura e zgjedhjes parashikohet në ligj.
4. Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
5. Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit shqiptarë me arsim të lartë juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.
Neni 29
Neni 137 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 137
1. Gjyqtarët gëzojnë imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrimin e funksioneve të tyre.
2. Gjyqtarët mbajnë përgjegjësi disiplinore, sipas ligjit.
Neni 30
Neni 138 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 138
Koha e qëndrimit të gjyqtarëve në detyrë nuk mund të kufizohet, përveç rasteve kur parashikohet në Kushtetutë. Paga dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen, përveç rasteve kur ndaj gjyqtarëve jepet një sanksion.
Neni 31
Neni 139 ndryshohet si më poshtë vijon:
1. Mandati sigjyqtar i Gjykatës së Lartë ose Gjykatës së Lartë Administrative mbaron kur:
a) Mbush moshën 65 vjeç;
b) Përfundon mandati 12 vjeçar;
c) Jep dorëheqjen;
ç) Deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor te formës së prerë;
d) Dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
2. Mbarimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë ose Gjykatës së Lartë Administrative deklarohet përkatësisht me vendim të Gjykatës së Lartëose Gjykatës së Lartë Administrative.
3. Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar gjyqtarin paraardhës, sipas nenit 136/1, emëron një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.
4. Në rast se mandati i gjyqtarit përfundon për shkaqet e parashikuara në nënparagrafët c); ç) dhe d) të paragrafit 1 të këtij neni, si dhe për shkelje disiplinore, procedura e emërimit të anëtarit të ri fillon menjëherë dhe përfundon brenda 60 ditëve nga deklarimi i mbarimit të mandatit nga Gjykata e Lartëose Gjykata e Lartë Administrative.
Neni 32
Pas nenit 139 shtohet neni 139/a, me këtë përmbajtje:
Neni 139/a
Në rast se anëtari i Gjykatës së Lartë ose i Gjykatës së Lartë Administrative jep dorëheqjen, ia paraqet atë Kryetarit të Gjykatës së Lartë ose Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, i cili menjëherë njofton organin e emërtesës që plotëson vakancën brenda 60 ditëve.
Neni 33
Neni 140 shfuqizohet
Neni 34
Neni 141 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 141
Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Lartë Administrative kanë juridiksion rishikues dhe sigurojnë zbatimin uniform të ligjit nga gjykatat më të ulëta. Në juridiksionin e tyre hyjnë çështjet gjyqësore që shqyrtohen nga gjykatat më të ulëta, me përjashtim tëçështjeve që i përkasin juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese.
Neni 35
Neni 142 (nuk ndryshon)
1. Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara.
2. Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Lartë Administrative duhet t?i botojnë vendimet e tyre, si dhe mendimet e pakicës.
3. Organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore.
Neni 36
Neni 143 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 143
Qënia gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, përveç kur parashikohet ndryshe nga ligji.
Neni 37
Neni 144 shfuqizohet(përfshihet te neni 147)
Neni 38
Neni 145 (nuk ndryshon)
1. Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
2. Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat.
3. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve sjell përgjegjësi sipas ligjit.
Neni 39
Neni 146 (nuk ndryshon)
1. Gjykatat i japin vendimet në emër të Republikës.
2. Vendimet gjyqësore shpallen publikisht në çdo rast.
Neni 40
Neni 147 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 147
4. Këshilli i Lartë Gjyqësor garanton pavarësinë, përgjegjshmërinë, si dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
5. Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej anëtarëve janë gjyqtarë të zgjedhur nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor. Kriteret dhe procedura e zgjedhjes së anëtarëve gjyqtarë rregullohet me ligj. Pesë anëtarët e tjerë vijnë nga avokatia, 1 anëtar, trupa e pedagogëve të drejtësisë, 2 anëtarë, trupa e pedagogëve jo magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, 1 anëtar, dhe shoqëria civile, 1 anëtar. Anëtarët jo gjyqtarë emërohen nga Kuvendi me tri të pestat e gjithë anëtarëve mbi bazën e propozimeve nga strukturat përkatëse dhe të opinionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
6. Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Kur në votimin e parë Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestash, struktura propozuese bën një propozim të ri brenda 15 ditëve. Këshilli i Emërimeve jep një opinion brenda 7 ditëve nga dorëzimi i propozimeve të reja. Kuvendi voton për kandidaturat e reja brenda 7 ditëve nga dorëzimi i opinionit të Këshillit të Emërimeve. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë kandidatët e renditur më lart nga Këshilli i Emërimeve quhen të emëruar.
7. Ministri i Drejtësisë merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor si vëzhgues. Ministri i Drejtësisë mund të kërkojë fillimin e hetimit për shkelje disiplinore kundër gjyqtarëve.
8. Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor e ushtrojnë detyrën me kohë të plotë për një periudhë prej pesë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Në përfundim të mandatit anëtarët gjyqtarë rikthehen në vendet e mëparshme të punës. Anëtarët jo gjyqtarë që përpara emërimit punonin me kohë të plotë në sektorin publik, rikthehen në vendet e mëparshme të punës ose në pamundësi, në pozicione të barazvlefshme me to.
9. Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhet në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jo gjyqtarë, me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve. Kur në votimin e parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e arrin shumicën prej dy të tretash, brenda 7 ditëve nga votimi i parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhet me shumicë të thjeshtë brenda 7 ditëve. Mandati i Kryetarit përkon me atë të anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Neni 41
Pas nenit 147 shtohet neni 147/a, me këtë përmbajtje:
Neni 147/a
1. Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron përgjegjësitë e mëposhtme:
a) Emëron, vlerëson ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët, me përjashtim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese;
b) Vendos për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, me përjashtim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese;
c) I propozon Presidentit të Republikës kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, sipas procedurës së caktuar me ligj;
d) Miraton rregullat e etikës gjyqësore dhe mbikëqyr respektimin e tyre;
e) Drejton dhe menaxhon administratën e gjykatave;
f) Propozon dhe administron buxhetin e gjykatave.
2. Këshilli i Lartë Gjyqësor bën planifikimin strategjik për sistemin gjyqësor, raporton publikisht dhe përpara Kuvendit për gjendjen e sistemit gjyqësor, si dhe ushtron përgjegjësi të tjera të caktuara me ligj.
Neni 42
Pas nenit 147/a shtohet neni 147/b, me këtë përmbajtje:
Neni 147/b
1. Mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor mbaron kur:
a) arrin moshën e pensionit;
b) përfundon mandati 5 vjeçar;
c) jep dorëheqjen;
ç) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose vendim përfundimtar në një procedurë disiplinore;
d) deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
2. Mbarimi i mandatit të anëtarit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
3. Kur vendi i anëtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar anëtarin paraardhës, sipas nenit 147 emëron një anëtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të anëtarit të larguar.
4. Kur mandati i anëtarit përfundon për shkaqet e parashikuara në pikat c), ç) dhe e) të këtij neni si dhe për shkelje disiplinore sipas nenit 147/c, procedura e emërimit të anëtarit të ri fillon menjëherë dhe përfundon brenda 60 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit që deklaron mbarimin e mandatit të anëtarit paraardhës.
5. Kur anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor jep dorëheqjen, ia paraqet atë Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili menjëherë njofton organin e emërtesës, i cili plotëson vendin vakant, sipas nenit 147.
Neni 43
Pas nenit 147/b shtohet neni 147/c, me këtë përmbajtje:
Neni 147/c
Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.
Neni 44
Pas nenit 147/c shtohet neni 147/ç, me këtë përmbajtje:
Neni 147/ç
Qënia anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, përveç kur parashikohet ndryshe nga ligji.
Neni 45
Pas nenit 147/ç shtohet neni 147/d, me këtë përmbajtje:
Neni 147/d
1. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për hetimin e shkeljeve disiplinore dhe ankesave kundër gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj tyre. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës edhe për inspektimin e gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë;
2. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga 5 anëtarë, 3 nga të cilët vijnë nga gjyqësori dhe 2 nga prokuroria. Ata emërohen nga Kuvendi me tri të pestat e gjithë anëtarëve, midis kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
3. Këshilli i Lartë Gjyqësorpërzgjedh dhe rendit gjashtë kandidatë nga radhët e gjyqtarëve ose ish gjyqtarëve me të paktën 20 vjet përvojë si gjyqtarë, me rezultate të larta në punë dhe integritet të lartë, mbi bazën e propozimeve të gjyqtarëve. Procedura e përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve rregullohet me ligj.
4. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh dhe rendit katër kandidatë nga radhët e prokurorëve ose ish prokurorëve me të paktën 20 vjet përvojë si prokurorë, me rezultate të larta në punë dhe integritet të lartë, mbi bazën e propozimeve të prokurorëve. Procedura e përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve rregullohet me ligj.
5. Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestash për asnjë prej kandidatëve të secilit grup,kandidatët e renditur në 3 vendet e para nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe 2 vendet e para nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë quhen të emëruar.
6. Anëtarët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë kanë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
7. Kandidatët për anëtar të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë i nënshtrohen një kontrolli të thelluar të pasurisë, të integritetit dhe të së shkuarës.
8. Procedurat për marrjen e vendimeve nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë rregullohen me ligj.
9. Ministri i Drejtësisë merr pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe mund të kërkojë fillimin e hetimit për shkelje disiplinore kundër gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm si dhe kryerjen e inspektimeve dhe verifikimin e ankesave.
10. Anëtarët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë e ushtrojnë detyrën me kohë të plotë për një periudhë prej nëntë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Në përfundim të mandatit anëtarët rikthehen në vendet e mëparshme të punës.
11. Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë zgjidhet nga radhët e anëtarëve gjyqtarë me 2/3 e votave të anëtarëve të Inspektoratit. Kur në votimin e parë nuk arrihet shumica prej dy të tretash, brenda 7 ditëve nga votimi i parë bëhet një votim i dytë vetëm për kandidatin që ka marrë më shumë vota në votimin e parë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, Inspektori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë brenda 7 ditëve.
12. Inspektori i Përgjithshëm drejton mbledhjet e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë si dhe bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës.
Neni 46
Pas nenit 147/d shtohet neni 147/dh, me këtë përmbajtje:
Neni 147/dh
1. Mandati i anëtarit të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë mbaron kur:
a) arrin moshën e pensionit;
b) përfundon mandati 9 vjeçar;
c) jep dorëheqjen;
ç) deklarohet nga gjykata i paaftë për të përmbushur funksionin e tij.
d) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose vendim përfundimtar në një procedurë disiplinore.
2. Mbarimi i mandatit të anëtaritdeklarohet me vendim të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Kur anëtari i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë jep dorëheqjen, ia paraqet atë Inspektorit të Përgjithshëm, i cili menjëherë njofton organin e emërtesës për plotësimin e vendit vakant, sipas nenit 147/d, pika 2/3/4.
3. Kur vendi i anëtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar anëtarin paraardhës, sipas nenit 147/d, emëron një anëtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të anëtarit të larguar.
4. Kur mandati i anëtarit përfundon për shkaqet e parashikuara në pikat c), ç) dhe d) të këtij neni si dhe për shkelje disiplinore sipas nenit 147/e, procedura e emërimit të anëtarit të ri fillon menjëherë dhe përfundon brenda 60 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit që deklaron mbarimin e mandatit të anëtarit paraardhës.
Neni 47
Pas nenit 147/e shtohet neni 147/dh, me këtë përmbajtje:
Neni 147/e
Anëtari i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit. Inspektimi në këtë rast kryhet nga Ministri i Drejtësisë.
Neni 48
Pas nenit 147/e shtohet neni 147/ë, me këtë përmbajtje:
Neni 147/ë
Qënia anëtar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetërprofesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, përveç kur parashikohet ndryshe nga ligji.
Neni 49
Pas nenit 147/ë shtohet neni 147/f, me këtë përmbajtje:
Neni 147/f
1. Tribunali Disiplinor i Drejtësisë shqyrton rastet e shkeljeve disiplinore dhe vendos masa disiplinore për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për Prokurorin e Përgjithshëm, anëtarët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe punonjësve të këtij Komisioni si dhe shqyrton ankimet kundër masave disiplinore të vendosura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
2. Tribunali Disiplinor përbëhet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, anëtari më i vjetër i Gjykatës Kushtetuese, anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë dhe anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë Administrative.
3. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese është Kryetar i Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë. Kryetari i Gjykatës së Lartë është Zëvendës Kryetar i Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë.
4. Organizimi dhe funksionimi i Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë rregullohet me ligj.
5. Ankimet kundër vendimeve te Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.
PJESA E DHJETË
PROKURORIA
Neni 50
Neni 148 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 148
1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj.
2. Prokuroria është një organ i pavarur dhe funksionon mbi parimin e decentralizimit, sipas ligjit.
3. Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.
4. Prokurorët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas mbarimit të Shkollës së Lartë të Magjistraturës, si dhe pas një vlerësimi dhe kontrolli pozitiv të pasurisë dhe të së shkuarës së tyre.
5. Prokurorët kanë përgjegjësi disiplinore në përputhje me ligjin.
Neni 51
Pas nenit 148 shtohet neni 148/a, me këtë përmbajtje:
Neni 148/a
4. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është përgjegjës për çështje të statusit dhe karrierës së prokurorëve. Elementët e statusit, mënyra e vlerësimit dhe ecuria profesionale e prokurorëve rregullohen me ligj.
5. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej tyre janë prokurorë të zgjedhur nga prokurorëte të gjitha shkallëve tëprokurorisë. Kriteret dhe procedura e zgjedhjes së anëtarëve prokurorë rregullohet me ligj. Pesë anëtarët e tjerë vijnë nga avokatia, 1 anëtar, trupa e pedagogëve të drejtësisë, 2 anëtarë, trupa e pedagogëve jo magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, 1 anëtar dhe shoqëria civile, 1 anëtar. Anëtarët jo prokurorë emërohen nga Kuvendi më tri të pestat e të gjithë anëtarëve, në bazë të propozimeve nga strukturat përkatëse dhe të opinionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
6. Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Në rast se në votimin e parë Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestash, struktura propozuese bën një propozim të ri brenda 15 ditëve. Këshilli i Emërimeve jep një opinion të ri brenda 7 ditëve nga dorëzimi i propozimeve të reja. Kuvendi voton për kandidaturat e reja brenda 7 ditëve nga dorëzimi i opinionit të Këshillit të Emërimeve. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Emërimeve quhet i emëruar.
7. Ministri i Drejtësisë merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të Prokurorisë si vëzhgues. Ministri i Drejtësisë mund të kërkojë fillimin e hetimit për shkelje disiplinore kundër prokurorëve.
8. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e ushtrojnë këtë detyrë me kohë të plotë për një periudhë prej 5 vjetësh pa të drejtë rizgjedhje të njëpasnjëshme. Në përfundim të mandatit anëtarët prokurorë rikthehen në vendet e mëparshme të punës. Anëtarët jo prokurorë që përpara emërimit punonin me kohë të plotë në sektorin publik, rikthehen në vendet e mëparshme të punës ose në pamundësi, në pozicione të barazvlefshme me to.
9. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjidhet në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jo prokurorë me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve. Kur në votimin e parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk e arrin shumicën prej dy të tretash, brenda 7 ditëve nga votimi i parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjidhet me shumicë të thjeshtë brenda 7 ditëve.
Neni 52
Pas nenit 148/a shtohet neni 148/b, me këtë përmbajtje:
Neni 148/b
1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ushtron këto përgjegjësi:
a) Emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët;
b) vendos për masat disiplinore ndaj prokurorëve;
c) i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm në përputhje me procedurat e parashikuara në ligj.
d) miraton rregullat për etikën e prokurorëve dhe mbikëqyr respektimin e tyre.
2. Këshilli i Lartë i Prokurorisë harton plane strategjike për Prokurorinë, raporton publikisht dhe përpara Kuvendit mbi gjendjen e Prokurorisë dhe ushtron përgjegjësi të tjera të caktuara me ligj.
Neni 53
Pas nenit 148/b shtohet neni 148/c, me këtë përmbajtje:
Neni 148/c
1. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion e Prokurorisë është përgjegjëse për ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë, të përcaktuar me ligj, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit Anti-Korrupsion.
2. Prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion janë të pavarur.
3. Prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion duhet të kenë 10 vite përvojë si prokurorë, nuk duhet të jenë të dënuar, duhet të kenë reputacion për integritet të lartë, si dhe duhet të plotësojnë një deklaratë e të kalojnë me sukses një shqyrtim të pasurisë dhe së shkuarës, si dhe shqyrtime periodike të llogarive financiare dhe telekomunikimeve të tyre si dhe të familjarëve të afërt.
4. Prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion emërohen për një mandat 10-vjeçar nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve.
5. Byroja Kombëtare e Hetimit kryen hetime nën drejtimin e prokurorëve të Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion e Prokurorisë.
Neni 54
Neni 149 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 149
1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga 3/5 e deputetëve, me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe mbi opinionin e Këshillit për Emërimet në Drejtësi për një periudhë 9 vjeçare, pa të drejtë ri-emërimi. Procedura për përzgjedhjen dhe emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm përcaktohet me ligj.
2. Prokurori i Përgjithshëm përzgjidhet mes juristëve me kualifikime të larta, me përvojë jo më pak se 15 vite në profesion, me moral dhe integritet të lartë profesional, të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës, ose që kanë kryersëpaku studime pasuniversitare të nivelit të parë në një universitet të shquar brenda ose jashtë Shqipërisë. Ai nuk duhet tëjetë dënuar më parë për kryerjen një vepër penale, dhe nuk duhet të ketë mbajtur një post politik apo një post në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit para kandidimit për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
3. Prokurori i Përgjithshëm mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.
4. Prokurori i Përgjithshëm ushtron këto kompetenca:
a) Përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese;
b) Lëshon vetëm udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët e Prokurorisë, me përjashtim të atyre të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion;
c) Përfaqëson Prokurorinë përpara shteteve të huaja, me përjashtim të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion;
ç) Menaxhon administrimin e Prokurorisë, me përjashtim të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion;
d) Propozon dhe administron buxhetin e Prokurorisë;
dh) Bën planifikimin strategjik për Prokurorinë, raporton në mënyrë publike dhe përpara Parlamentit mbi gjendjen e Prokurorisë si dhe ushtron kompetenca të tjera të përcaktuara në ligj.
Neni 55
Pas nenit 149 shtohet neni 149/a, me këtë përmbajtje:
Neni 149/a
1. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaron kur:
a) Mbush moshën 70 vjeç;
b) Jep dorëheqjen;
c) Deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
ç) Dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepër penale ose vendim përfundimtar në një procedurë disiplinore.
2. Përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ose pas vendimit të Tribunalit Disiplinor që deklaron se Prokurori i Përgjithshëm ka kryer një shkelje të rëndë disiplinore.
3. Pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, Prokurori i Përgjithshëm emërohet si gjyqtar në gjykatën e apelit.
Pas Pjesës së dhjetë shtohet Pjesa e dhjetë/1 me këtë përmbajtje:
Neni 57
Neni 149/1
1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është përgjegjës për të verifikuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe të kritereve profesionale e morale të kandidatëve jo gjyqtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidatëve jo prokurorë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në ushtrim të përgjegjësive të tij, Këshilli për Emërimet në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët e propozuar nga institucionet propozuese si dhe këshillon Kuvendin dhe Presidentin në bërjen e emërimeve.
2. Këshilli për Emërimet në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme.
3. Këshilli për Emërimet në Drejtësi përbëhet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, gjyqtari më i vjetër i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë dhe gjyqtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë Administrative.
4. Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor është Kryetar i Këshillit për Emërimet në Drejtësi. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është Zëvendës Kryetar i Këshillit për Emërimet në Drejtësi.
5. Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëpërmjet administratës së Këshillit, krijon kushtet e punës për veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie.
6. Mënyra e funksionimit të Këshillit për Emërimet rregullohet me ligj.
PD ka depozituar sot në Kuvend projektligjin e saj, nëpërmje...
Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ka shkuar ditën e sotme në s...
Kryeministri Rama është i pranishëm në Samitin “Global Lead...
Dështon seanca e pajtimit në Gjykatën e Lartë në mes të dep...
Blerim Tominaj eshte emeruar sot ne mengjes, ne krye te Prok...
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka prezantuar aplikacionin ...
Nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale kryetari i PD, Lulz...
Të paktën shtatë kompani ndërmjetëse shqiptare dhe dy të hua...
Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ...
Gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin, ka vijuar puna e ...
Burime nga Ministria e Ekonomisë kanë pohuar për Monitor se ...
TVSH analizohet nga 18 rregulla, tatim fitimi nga 11, tatim ...
Ish-presidenti Rexhep Mejdani kërkon nga kryeministri Rama, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi t...
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme autorin e vrasjes në q...
Masakra në pyje vazhdon ende, edhe pse në media janë publiku...
Tashmë do të kemi edhe një Miss Çili! Kjo pasi, Universiteti...
Seksioni i Antidrogës në Policinë e shtetit ka arrestuar mbr...
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas akuzave nga Sekretari i Për...
Kryeministri Edi Rama përpiqet të tregojë kudo se është arti...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...