Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta dyshohet se ka kryer veprën penale të larjes së parave, falsifikimit të dokumentave dhe evazionit fiskal. Një dorëheqje e Pontas duhet të qe bërë me kohë, mendon Robert Schwartz.
Si bartës i shpresave e mori ai pesë vjet më parë kryesimin e Partisë Socialdemokrate të Rumanisë. Në vitin 2012 ai hyri në pallatin qeveritar, tani ai është një kryeministër që pret ta largojnë nga posti: Victor Ponta, dikur nxënës shembullor i të Majtëve, që e kapën që kishte kopjuar dhe tani në bankën e nxënësit më të keq. Rënia e politikanit, që shpesh e kishte shpëtuar veten nga situata të vështira me gjysmë të vërteta, tani nuk ndalet më. Akoma shumica e kolegëve të partisë së tij po e mbështet. Por po bëhet gjithnjë e më vështirë për njeriun që në popull e thërrasin “Pinok”.
Humbje e titujve akademikë
Jo vetëm karriera politike, edhe karriera akademike e Pontas karakterizohet nga një sërë tërheqjesh dhe disfatash. Pak pas marrjes së postit të kryeministrit, atij iu desh të hiqte nga biografia titullin e Masterit, të cilin nuk e kishte marrë kurrë. Edhe titullin e doktorit ai e dorëzoi në 2014 pak a shumë vullnetarisht, pasi e kapën që kishte kopjuar. Udhëheqësi i temës së dizertacionit të Pontas ishte mësuesi i tij politik, ish-kryeministri socialdemokrat Adrian Nastase. Ai Nastase që për shkak të korrupsionit e dënuan me disa vjet heqje lirie dhe që u lirua me kusht vitin e kaluar.
Politikisht, gërvishtjen e parë Ponta e mori pak pas ardhjes në pushtet, kur në verë 2012 u përpoq me të gjitha mjetet që ta rrëzojë nga posti Presidentin e atëhershëm të Rumanisë, Traian Basescu. Përpjekja e Pontas dështoi keqas – megjithatë ai qëndroi në pushtet. Partia e tij dhe lidhjet e vjetra në Parlamentin e Rumanisë garantonin mbijetesën e tij politike, sepse ishte përgatitur goditja tjetër: zgjedhjet presidenciale në nëntor 2014.
Dështim edhe si kandidat për President
Plani i PSD qe i thjeshtë dhe të gjitha sondazhet e mbështesnin: Ponta dukej se qe kandidati me shanset më të mira për postin e lartë në shtet. Me të si President më në fund do të merrte fund bashkëjetesa me një President konservator. Me një fushatë të fëlliqur nacionaliste elektorale, Ponta u përpoq ta diskreditonte konkurentin e tij liberal, Klaus Iohannis, para së gjithash për shkak të përkatësisë së këtij në minoritetin gjerman të Rumanisë. Por llogaria sërish doli e gabuar: Ponta humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve, tha publikisht se nuk e përjashtonte dorëheqjen – dhe mbeti kryeministër.
Tani kundër tij është hapur proces gjyqësor për shkak të dyshimit se ka falsifikuar dokumentat, ka kryer evazion fiskal dhe ka larë paratë. Një kërkesë të përsëritur nga Presidenti që të japë dorëheqjen, ai e refuzoi energjikisht. Dëmin e imazhit për vendin e tij Ponta e llogarit pa u shqetësuar. Të martën e ardhshme në Parlament do të votohet për një mocion votëbesimi të opozitës liberale kundër qeverisë. Ka ardhur koha që deputetët të marrin përgjegjësinë e tyre dhe ta lirojnë kryeministrin nga barra e postit. Shansin për t’u larguar me dinjitet nga skena politike, Ponta e ka hedhur dëm me kohë. DW
Italiani Francesko Beketi i shpallur në kërkim nga drejtësia...
Avokat Spartak Ngjela është i qartë dhe i prerë sa i takon q...
Një krim i dyfishtë ka ndodhur brenda një familje në Shijak,...
Lufta e kryeministrit Edi Rama për të larguar nga detyra kre...
Sipas sondazheve më të fundit, miliarderi Donald Trump vazhd...
Thuhet nga disa historianë se Churchilli nuk e vlerësoi Angl...
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me dhunën e ushtr...
Dhjetëra familje janë të rrezikuara nga rrëshqitjet e gurëve...
Presidenti Obama, ka mirëpritur këtë javë Papën gjatë vizitë...
Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasin Fadil Ternova, 27 vj...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në xhaminë në jug të ...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një...
Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokrati...
KLSH ka paditur penalisht në prokurori ish-administratorin e...
Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur n...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një shkrim të gjatë p...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka shpalosur nismën e re të bash...
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Flori Mullaj, 35 v...
Partia Demokratike ka vazhduar akuzat ndaj ministrit të Bren...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...