"Gonen e paskan përzënë dhe nga protesta, Tiku sjell tezen"/ Balla ironizon Shehajn dhe Lapajn
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Libri ?Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë? i shkrimtares Mira Meksi, është përzgjedhur nga Juria Kombëtare dhe Ndërkombëtare e çmimit letrar ?Balkanika?, të garojë për këtë kompeticion i cili do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë nga data 2-4 tetor .
Juria Kombëtare e përbërë nga prof. Jorgo Bulo (kryetar), prof. Ali Aliu, si dhe Pirro Misha, Diana Çuli, Preç Zogaj e Sonila Kapo, pasi punoi dhe shqyrtoi prurjet në letërsinë shqipe gjatë tre viteve 2012, 2013, 2014, u mblodh te marten në Akademinë e Shkencave dhe vendosi që në këtë edicion të përfaqësohemi me romanin e shkrimtares së mirënjohur Mira Meksi ?Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë?.
?Një rrëfim midis historisë dhe legjendës, në një sfond jo vetëm gjeografik por dhe kulturor-mitologjik iliro-helenik, ka një përmasë mesdhetare ballkanike që e bën konkurrent në një ballafaqim veprash që pretendojnë çmimin Ballkanika?, ishte argument i i jurisë kombëtare në lidhje me këtë zgjedhje.
Vitin e kaluar, në ceremoninë ?Balkanika 2013? Shqipëria u përfaqësua nga shkrimtari Ylljet Aliçka, i cili u vlerësua nga juria ndërkombëtare e çmimit letrar ballkanik me vendin e dytë, ku fituese u shpall bullgarja Zdravka Evtimova?.
Nga ana tjetër, juria Ndërkombëtare e çmimit letrar ?Balkanika?e cila do të mblidhet në Sofje nga data 2-4 tetor të Bullgarisë për të zgjedhur veprën dhe autorin më të mirë të Ballkanit, do të drejtohen nga prof. amerikan Andrew Wachtel
Dhe pikërisht në pasditen e 4 tetorit do të zhvillohet edhe ceremonia e kurorëzimit të shkrimtarit më të mirë të Ballkanit për vitin 2014, shqipëria do të përfaqësohet me veprën ?Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë? nga shkrimtarja Mira Meksi.
Kjo ceremoni përkon këtë vit me 20 vjetorin e themelimit të Fondacionit Balkanika dhe do të kremtohet në prani të mjaft personaliteteve të fushës së letërsisë të ftuar nga e gjithë bota.
Çmimi letrar Balkanika ndahet sivjet për të 18-in vit radhazi. Më parë atë e kanë fituar David Albahar nga Serbia, Anton Donchev nga Bullgaria, Nikos Bakolas nga Greqia, Vasile Andru nga Rumania, Venko Andonovski nga Maqedonia, Fatos Kongoli nga Shqipëria, Ayfer Tunç nga Turqia, Dimitar Shumnaliev nga Bullgaria, Maro Douka nga Greqia, Tahsin Yücel nga Turqia, Vladislav Bajac nga Serbia, Sema Kaygusuz nga Turqia, Ismail Kadare nga Shqipëria, Aleksandar Prokopiev nga Maqedonia dhe Nedim Gürsel nga Turqia dhe Zdravka Evtimova nga Bullgaria.
Shkrimtarët që janë në garë me shkrimtaren Mira Meksi për këtë edicion të çmimit letrar Balkanika janë Svetla Georgieva ? Bullgaria Christos Chryssopoulos ? Greqia Stefan Agopian ? Rumania Dimitrie Duracovski ? Maqedonia Yigit Bener ? Turqia Filip Devan ? Serbia
Çmimi letrar ?Balkanika?
Çmimi letrar ?Balkanika? është më i rëndësishmi çmim letrar për rajonin e Ballkanit. Fondacioni që jep këtë çmim është themeluar në vitin 1995 me iniciativën e botuesit Nikolay Stoyanov në Bullgari. Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtatë shtëpi botuese nga më të rëndësishmet e vendeve ku zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe që përfaqësojnë Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë, Turqinë, Rumaninë dhe Serbinë.
Anëtar i këtij Fondacioni nga Shqipëria është Shtëpia Botuese Toena. Vendimi për dhënien e këtij çmimi letrar vendoset nga një juri ndërkombëtare që çdo vit përzgjedh autorin me veprën më të mirë të botuar në rajonin e Ballkanit. Libri që paraqitet në konkurrimin për çmimin letrar ?Balkanika? zgjidhet nga një juri kombëtare. Kjo juri përzgjidhet nga shtëpia botuese përkatëse e çdo vendi pjesëmarrës.
Dy kritere jashtëletrare që duhet të përmbushin librat që hyjnë në konkurrim, përpara se të shqyrtohen për vlerat letrare që mbartin, janë: libri duhet të jetë botuar në gjuhën origjinale gjatë tre viteve të fundit dhe duhet të jetë i përkthyer në gjuhën angleze ose frënge (jo domosdoshmërisht të jetë i botuar në këto gjuhë), për t?u lexuar nga juria ndërkombëtare. ?Balkanika? është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të rajonit të Ballkanit, që vitet e fundit po evidentohet si një lloj çmimi ?NOBEL? në letërsinë ballkanike.
Shkrimtari që e fiton këtë çmim letrar bëhet i njohur menjëherë në Ballkan në bazë të një marrëveshjeje, sipas të cilës ai duhet të përkthehet brenda një viti në të gjitha gjuhët ballkanike. Hapja e dyerve prej shtëpive më të mëdha botuese të Ballkanit i hap më pas dyert edhe në Europë. Prandaj ?Balkanika? konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm letrar që jepet në rajon për disa arsye.
Fondacioni Balkanika që jep këtë çmim ka një aktivitet edhe më të gjerë; ai promovon arritjet letrare nga vendet e Ballkanit, jep informacion mbi prurjet e reja në fushën e letërsisë dhe të kulturës, mbështet projektet kërkimore të letërsisë ballkanase dhe publikon veprat e këtyre autorëve në një revistë tremujore letrare, me shpresë që çdo lexues të jetë në gjendje të marrë informacionin e duhur në lidhje me autorët e përzgjedhur për këtë çmim dhe njohjen e letërsisë bashkëkohore ballkanase në përgjithësi.
Idetë tona mbi fakte dhe personazhe të së kaluarës janë të m...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, është shprehur lidhur gënjesh...
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes të ndodhur sot në M...
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela shkruan se ...
Kompania Plus, ka denoncuar publikisht Autoritetin e Komunik...
Koordinatori i Jugut, Koço Kokëdhima, ka thirrur dje në Vlor...
Nga Andi Bushati“Drejt kryengritjes” me këtë titull sa absur...
Sot në mjediset e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Inf...
Zbulohet foto e dëshmimtarit kyç në aferën e CEZ për mbledhj...
Kryetarja socialiste e rrethit Korcë, Ana Verushi është zgje...
Kuvendi ka miratuar ditën e sotme projektligjin për procedur...
Policia ka arrestuar shtetasin Sokol Maliqaj,46 vjeç banues ...
Respublica ka publikuar sot rezultatet e një sondazhi të kry...
Kryeministri, Edi Rama ka shprehur mesazhin e tij ngushëllue...
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pesë vite burg për ish-kry...
Dy banda janë përplasur mes tyre në qytetin e Mamurrasit di...
Ish-kryeministri, Berisha ka folur në lidhje me marrëveshjen...
Sot ka dëshmuar në gjyqin e pilotit të avionit me drogë që r...
Deputeti i PD-së, Arben Ristani ka akuzuar KM e vendit për a...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...