Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
?Dokrrat e gushtit? nuk avulluan me vapën edhe pse kryeministri Rama, nga plazhi i rehatshëm i Dhërmiut, do t?i quante ?thatheme të avullta të një vape të madhe? lajmet se ai dhe Meta i kishin prishur qejfet.
Çarja mes PS dhe LSI po qartësohet me largimin e avujve të vapës, pa pritur ?më shumë se një shtator?, siç paralajmëronte Rama ata që ëndërronin të shihnin furtunën mes tij dhe Metës.
Sado që Rama (më shumë se Meta) është përpjekur ta fshehë në publik acarimin e marrëdhënieve me aleatin që e solli në pushtet, konflikti sa vjen e bëhet më i ashpër dhe më i dukshëm.
Ky konflikt nuk ka lidhje thjesht me zgjedhjet e 21 qershorit, por kryeministri po jep të gjitha sinjalet, si ndaj faktorëve të rëndësishëm vendas ashtu edhe ndërkombëtarë, se ai ka si pengesë në qeverisje LSI dhe është i gatshëm ta ndahet prej saj me garancinë që nuk i rrezikohet pushteti.
Këto shenja janë tashmë të qarta: sondazhet pranë qeverisë që testojnë shanset e PS nëse shkon në zgjedhje të parakohshme pa LSI, denoncimet e fshehta tek ndërkombëtarët, hapja e aferës së CEZ, lëvizjet në bazë, e shumë sinjale të tjera, të cilat Ilir Meta i ka perceptuar me kohë.
Dhe mesa duket, kryetari i Kuvendit ka vendosur të mos rrijë duarkryq, por të veprojë. Diçka ka nisur të lëvizë.
Me zanatin që di të bëjë më mirë, bllokimin aty ku ka votat, LSI po i refuzon ndryshimet kushtetuese të propozuar nga një grup deputetësh të PS si pjesë të dekriminalizimit. Ajo e ka kushtëzuar votën e saj me përfshirjen e opozitës, një lëvizje që, më shumë sesa merakun e PD ?së, ka synim t?i tregojë forcën PS ?së.
Edhe për reformën në drejtësi është paralajmëruar e njëjta strategji bllokuese.
Në grupet parlamentare deputetët e LSI po i kundërshtojnë me forcë disa propozime të qeverisë. Rasti i fundit është ai ashpërsimit të masave kundër evazionit fiskal.
Çarja po merr trajtë më të dukshme në bazë. LSI e PS janë ?në luftë? të hapur në Gjirokastër. LSI nuk e votoi kandidatin e PS për Këshillin e Qarkut, Armand Hilën, i cili mori 12 vota nga 21 që numëron koalicioni i majtë.
Shkëlqim Guçe, përfaqësues i PS në Këshillin e Qarkut e akuzoi publikisht LSI ?në se ka shkelur marrëveshjen, pasi votoi kandidatin e vetëshpallur Sulo Muçobega dhe jo kandidatin e PS. Ai nuk di të thotë se si do të vijojë bashkëqeverisja me LSI.
Këtë në fakt nuk dinë ta thonë tani as vetë drejtuesit e PS e LSI në qendër. Që bashkëpunimi i tyre është në pikëpyetje është e qartë. Por a do të zgjasë ai deri në fund të mandatit?
Në Shkodër ishte PS ajo që nuk pranoi t?i bashkonte votat me LSI. Socialistët i dhanë 4 vota kandidaturës së PD ?së për kryetare të këshillit të qarkut, Greta Bardelit.
Ky fakt tregon se krisja nuk është vetëm pasojë e inatit të Metës. Edhe Rama po e shpreh hapur se nuk ka ndër mend të jetë ai i përuluri i darkës së ngjalave për ta afruar Metën, si mënyrën e vetme për të mundur Berishën.
Ilir Meta është aktualisht në qendër të disa akuzave të rënda, si kjo e marrjes së rryshfetit nga kompania e Kastriot Ismailajt që mblidhte borxhet e CEZ. Qeveria nuk e ka mbështetur Metën në këtë rast. Reagimi i vetëm i saj ishte për të treguar se avokati i shtetit në arbitrazhin mes DIA ?së së Ismailajt dhe OSHEE ?së nuk e kishte përmendur Metën me emër.
Në PS ka pakënaqësi ndaj LSI edhe përsa i përket ?zaptimit? të administratës nga militantët e Metës. Ashtu si në qeverisjen me Berishën, njerëzit e tij që kanë zënë poste kyçe, shihen si pjesë e një sistemi paralel me aparatin shtetëror. Me Ramën që nuk e honeps mungesën e kontrollit, ky është një problem më vete, por jo më i madhi që ai ka me aleatin.
I vënë në dijeni të rënies së mbështetjes për bashkëqeverisjen me Metën, edhe përmes disa sondazheve, Rama mund t?i përdorë kuotat e ulëta të LSI ?së për të larë një herë e mirë duart me aleatin ?problematik? dhe për të hequr një barrë që sipas tij po i rëndon sa në publik aq edhe në marrëdheniet me ndërkombëtarët.
Ai e ka mohuar kategorikisht një bashkëpunim me PD ?në për të larguar LSI ?në nga qeveria. Por nëse erërat e vjeshtës do t?i çojnë drejt dallgëve më të forta dy aleatët, Rama mund të kapet pas gomones së çamëve që të evitojë mbytjen e qeverisë përpara mandatit.
Ai dhe Meta evitojnë prej kohësh të shihen sy më sy. Secili po bën për hesap të vet llogaritë me 1 milion votat që i sollën bashkë në pushtet dhe që u kanë krijuar një rehati të dukshme këto vite, në veçanti kryeministrit.
Por a do të mbetet Rama peng i këtyre votave që i përkthen me krenari në shpulla për opozitën? A do të mbetet peng i presionit të votave të Metës që e kushtëzon sa herë ndjen frikë se po pritet në besë? A do t?i besojë Meta kësaj here atij se mëria iku me vapën?
Ndryshe nga sa thotë Rama publikisht, dy vjeshta duket se janë shumë për t?u kaluar së bashku, duke parë gjithë frikë e mosbesim nga shpina e njëri ? tjetrit dhe duke u larguar gjithnjë e më shumë nga ëndrra e 1 prillit. Edhe historia e bashkëpunimit mes tyre e dëshmon këtë. LAPSI
Ministrja Kodheli në fjalën e saj ka mbrojtur ligjin e propo...
Efektivët e Policisë së Korçës kanë ndërmarrë një aksion të ...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka folur në seancën e sotme Pa...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka dalë...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbajtur një konferencë...
Parlamenti i Shqipërisë ka nisur seancës pleanare. Ndryshe ...
Konferenca e Kryetarëve ka përfshirë propozimin e Partisë De...
O SAJE! O IDIOT! SHKO BASHKE ME GJITHE DREJTORET E POLICIVE ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur Kryeministrin Edi...
Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka ka deklaruar se r...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar kundërshtitë e...
Këngëtari Tonin Tërshana ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeça...
Ne të gjithë bëjmë fotografi me celularët tanë, aparatët dix...
Policia e Elbasanit ka arrestuar 6 persona, ku tre prej tyre...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Arben Kuro, 42...
Interpoli ka ekstraduar dy persona drejt Italisë, të cilët i...
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar KM, Rama në një sh...
Kryebashkiaku, Veliaj i ka bërë një surprizë të gjithë perso...
Përplasja Rama-Meta po kthehet në një sherrnajë në bazën e k...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...