web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkencëtarët në kërkim të lejes për të modifikuar embrionet

18 Shtator 2015, 18:42, Lifestyle CNA

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar janë duke kërkuar leje për të modifikuar gjenetikisht për herë të parë embrionet njerëzore. Hulumtuesit në Institutin Francis Crick në Londër duan të përdorin një teknikë të diskutueshme gjenetike për të kryer kërkime për infertilitetin.

Embrionet do të shkatërrohen pas hulumtimit dhe nuk implantohen në mitër. Vëzhguesi qeveritar për infertilitetin tha se kishte pranuar kërkesën, e cila do të shikohet në kohën e duhur.

Në Mbretërinë e Bashkuar, është e paligjshme modifikimi i embrioneve në trajtimin IVF, por është e lejueshme për qëllime kërkimore, nën një licencë.

 





Lajmet e fundit nga