Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Afera skandaloze e trafikut të influencës, abuzimit dhe korupsionit në CEZ, për të cilën ditë pas dite po dalin fakte të reja, që njollosin të gjitha palët, ka ngritur mes kësaj gjurulldie të madhe edhe një pikëpyetje: kush po përpiqet ta dëmtojë Ilir Metën. Deri më tani janë hedhur disa versione. Së pari se kreu i kuvendit është vënë në epiqendër të goditjes nga SHBA. Jo vetëm disa fakte ulëritëse si mosshkuarja e tij në takimin me kryeparlamentarët e gjithë botës në SHBA, refuzimi i nënsekretares së shtetit për ta takuar, disa insinuata të diplomatëve në Tiranë që ?flasin për një shtet brenda shtetit?, pra të gjithë këto elementë kanë shtuar zërat se Ilir Meta gjendet në syrin e ciklonit. Dyshime madje janë hedhur se edhe afera e shpërthyer nga agjencia BIRN, denoncimet e së cilës jo rrallë herë kanë përkuar me shqetësimet e ?rrugës së Elbasanit?, është servirur nga diplomatë të huaj. Të gjitha këto pikëpyetje kanë ndezur një kërshëri: Kush po e lufton në fakt Ilir Metën. Dhe këtu përpos debatit të madh ka nisur edhe një debat në kulisa mes PD-së dhe PS-së. Demokratët përditë e më shumë (megjithëse ata nuk e kanë ulur asnjë ditë sulmin ndaj Metës dhe vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij) po lënë të kuptohet se në qendër të denoncimit ndaj ?vëllait të tij armik? qëndron Edi Rama. Një shenjë për këtë e dha të enjten në mbrëmje edhe Ennno Bozo, demokrati që mund të përsërisë pa problem [do gjë që i thotë Lulzim Basha, me të njëjtën lehtësi që shton ?N? në mbiemrin e tij. Pra në emisionin Top Story Bozo deklaroi se raporti i avokatëve, në të cilin akuzohet Ilir Meta për një aferë korruptive, opozita e ka marrë nga Kryeministria. ?Në Partinë Demokratike, ky raport, ky material nuk ka ardhur nga BIRN-i, ka ardhur nga Kryeministria. Raporti është ndërtuar nga një gazetare entuziaste e Partisë Socialiste, mbështetëse e flaktë e saj dhe ka ardhur nga Kryeministria?, deklaroi Bozdo. Jo kaq prerë por në formë insinuate të njëjtën tezë e ka mbrojtur edhe Sali Berisha në Parlament. Duke folur për denoncimin pa emër që i bëri Metës në arbitrazh avokati i paguar nga qeveria shqiptare ish kryeministri nuk ka pikë dyshimi se kjo është bërë me porosi: ?Tim Schreiber ne seance gjyqësore thotë se Ismailaj ka ndarë paratë me politikanë, me një ish kryeministër të përfolur më parë për korrupsion dhe një zyrtar të lartë të ERE-s. Një gjë ju siguroj qytetarëve: një avokat i kalibrit të Tim Schreiber, i një firme të kalibrit Clifford Chance, që është nga gjigandët e botës, nuk mund të bëjë në një gjyq një deklaratë të tillë, në mënyrë absolute kurrë nuk e bën, sepse të nesërmen ikën. Kur e bën një deklaratë të tillë! E bën kur qeveria që përfaqëson ia kërkon me insistim. Ia kërkoi Edi Rama apo nuk ia kërkoi, këtë nuk mund ta them se po ta dija e them. Rasti i dytë e bën kur qeveria e vendit që përfaqëson i thotë për të goditur korrupsionin do ta thuash këtë. Ai nuk e vë reputacionin tij, pasaportën e tij, pas një deklarate të tillë pa patur garanci 100 për 100 në atë që thotë?.
Pra edhe sipas Berishës gjithshka është e qartë. Ilir Meta po shitet nga Rama. A është kjo e vërtetë? Vështirë të thuhet me siguri. Por gjithsesi PD-së do t?i voliste një skenar i tillë, sepse ajo edhe godiste Ilir Metën, edhe denonconte korrupsionin e tij edhe hidhte më shumë benzinë në zjarrin tashmë të ndezur të konfliktit Rama Meta.
Me gjithë dyshimet dhe paranojën e tij proverbiale Ilir Meta nuk e ka shitur në publik partnerin e tij. Kur Ennno Bozo bëri deklaratën provokuese realimi i anëtarit të kryesisë së LSI-së Sokol Dervishaj që e quajti këtë një diversion, ishte i menjëhershëm. Ndërsa vetë Meta nxori i pari në publik kontratën e studios avokatore Clifford Chance të cilën sipas faksimileve e kishte pajtuar ish drejtori i KESH Sait Dollapi. Pra me një fjalë nënteksti qe i qartë: Nuk po ma bën Rama por po ma bën studioja e pajtuar nga PD.
Po a beson vëttet Ilir Meta tek ky version? A beson ai se Rama nuk ka gisht në këtë lojë? A i duket atij i mjaftueshëm reagimi i zbehte i qeverisë shqiptare pas denoncimit të bërë nga BIRN?
Të gjitha këto pikëpyetje bëhen më akute po ti shtosh atyre edhe zërat e përhapur nga njerëzit pranë kryeministrit që përditë e më shumë historinë se për Ramën po bëhet gjithnjë e më i fortë presioni nga përtej atlantikut për të shitur vëllain e tij armik?
Po atëherë kush po e kërkon realisht kokën e Metës?
PD-ja që do të dobësojë koalicionin qeverisës dhe të hakmerret për tradhëtinë e dy viteve më parë?
PS-ja që e sheh me frikë grykësinë dhe rritjen e tij në garën elektorale të qershorit dhe i druhet gjobës që mund ti vërë për zgjedhjet e 2017?
Amerikanët, ambasadori i të cilëve e injoron që prej ardhjes së tij dhe i cili i ka shpallur luftë ?shtetit brenda shtetit??
Apo të gjithë së bashku po kërkojnë një viktimë? (lapsi.al)
Pronari i universitetit privat UET, Henri Çili përveç akuzav...
Ish-deputeti Arben Ndoka eshte kallezuar penalisht nga Inspe...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i ka bërë thirrje çdo ...
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për shkak të rast...
Kreu i INSTAT, Gjergj Filipi ka dalë në një konferencë për s...
Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, Presi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është takuar ...
Shërbimet e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik dhe atij Financi...
Një operacion i madh për asgjësimin e lëndëve narkotike po z...
“Unë jam Sali Berisha i Mamurrasit dhe ti ai tropojani që po...
Dritan Hila ish-zv/Ministri i Mbrojtjes ne nje postim ne rrj...
Komisioni parlamentar për Dekriminalizimin nuk i ka nisur pu...
Gazetarja Lindita Cela, ne nje reagim te saj ne rrjetet soci...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, në një deklaratë për shtyp, ka s...
Pas pak orësh, sipas porosisë së Edi Ramës, OSHEE do hapë za...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçare për prost...
Policia Italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare, e cila ...
Policia e Shtetit ka vijuar me arrestimet në kuadër të luftë...
Dorëheqja e Arben Ndokës dhe arrestimi i Armando Prengës ka ...
Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 23 kundër aktin normativ ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...