Miliarderi egjiptian propozon zgjidhje për cështjen e emigrantëve
Miliarderi egjiptian, Naguib Sawiris, ka një propozim “të cm...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social të ?Facebook? ka shpjeguar arsyet e lindjes së Asosacionit.
Shkrimi i plotë.
?Pse lindi Asociacion???
Më me dëshirë do të flisja dhe shkruaja për shumë çështje tjera që e preokupojnë vendin tonë sesa për këtë temë. Por e kemi në tavolinë. Patriotët dhe tradhtarët ndahen si për tehu të shpatës, varësisht nga rrethanat, ashtu siç mund të interpretohen vendimet e mira dhe ato jo të mira. Populliste dhe jopopulliste.
Për gjashtëmbëdhjetë vite Kosova nuk arriti të integroi veriun e vendit. Pavarësia u shpall në kufijtë që Kosova i kishte në vitin 1974, por sovranitetin nuk u arrit të ushtrohet në pjesën e veriut të lumit Ibër. Atje mbetën katër komuna, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani; mbeti një pjesë e madhe e Trepçës dhe liqeni më I madh, Ujmani, nga I cili gjenerohet energji, furnizohet me ujë Kosova B dhe komunat përreth, me shumicë shqiptare dhe me shumicë serbe. Në këto komuna zhvillohej çdo gjë, veç asgjë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe as të drejtuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Deri sa ne shpreheshim se kemi shpallë pavarësinë në tërë territorin e vendit, në komunat në veri, serbet qëndronin në barrikada. Ata vazhduan të kenë mbrojtjen e tyre civile, rojet e urës, policinë e Serbisë që patrullonte rrugëve. Funksiononte vetëm një segment i bashkëpunimit, ai në kontrabandë me naftë dhe me mallra të tjera ndërmjet trafikantëve serb dhe shqiptarë, dhe kjo gjendje më së shumti iu përgjigjej atyre por dhe sot iu përgjigjet. Sepse, ka shumë që u pasuruan nga këto biznese të ndyra. Me një fjalë nuk arritëm ti integrojmë në jetën institucionale, politike dhe ekonomike.
Në pyetjen sesi të integrohet pjesa e veriut dhe serbet në Kosovë, një përgjigje ishte përmes dialogut. Përmes dialogut u arrit që doganierët e Kosovës të vendosen në pikat kufitare në veri, që policia e Kosovës të veproj në tërë territorin, që të shpërbëhet Mbrojtja Civile, që të ushtrohen sistemi i drejtësisë në tërë territorin, që Kosova të ketë kodin e vet telefonik, të ketë kufijtë e vet energjetik, por po ashtu ta ketë edhe Asociacionin si një formë e organizimit të komunave me shumicë serbe, ku atyre iu jepet mundësia të merren vesh për zgjidhjen e shumë problemeve të tyre, por e gjithë kjo në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Të gjithë do të pajtoheshim se më mirë do të ishte pa Asociacion. Që, të gjitha komunat në Kosovë të veprojnë në një asociacion, pa I ndarë në ato me shumicë serbe e me shumicë shqiptare. Fundja deri më tani, disa komuna me shumicë serbe kanë funksionuar në Asociacionin ekzistues të komunave të Kosovës, pa asnjë problem, por ato nuk ishin komuna nga veriu. Por të gjithë, po ashtu, deshëm apo nuk deshëm duhet ta pranojmë se gjatë këtyre viteve nuk kemi aarritur të integrojmë vendin tonë.
Prandaj në vend që të krijojmë frikë e tmerr nga ky asociacion të kthehemi e ta trajtojmë këtë si formë të integrimit të pakicave, sidomos të asaj serbe, si formë të funksionimit të vendi tonë si vend shumetnik, si formë të demokracisë evropiane dhe si mundësi të komunikimit dhe të besimit të brendshëm. Edhe rrobat që nuk rijnë tamam, mund të përshtaten dhe të përdoren në të mirë. Me rëndësi është sesi ne do të komunikojmë bashkërisht. Dhe më me rëndësi është të pranojmë realitetin se ky vend është i të gjithë atyre që këtu jetojnë dhe se nuk është një bashkësi etnike qoftë me shumicë apo me pakicë e cila ka pronësi të ndaj të drejtat për të tjerat. Jemi vend demokratik.?
Miliarderi egjiptian, Naguib Sawiris, ka një propozim “të cm...
Pamjet e një fëmije të vdekur në brigjet e Turqisë kanë bërë...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda gjatë konferencë...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se liderë...
Në Ditën e Fitores të Kinës në luftën e dytë botërore u zh...
Bota është e shokuar nga pamjet dhe videot e vazhdueshme me ...
Është e frikshme të shohësh se sa shpejt dhe tërësisht hidhe...
Refugjatët që mbërrijnë në Austri nuk duan të qëndrojnë atje...
Demokratët në Senatin amerikanë kanë mbledhur edhe 34 votat ...
Sipas dokumenteve, ngarkesa duhet të ishte lëndë plastike, p...
Kriza me refugjatët nga Lindja e Mesme vazhdon të thellohet....
Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje zyrtarit serb Marko Gjuriç...
Rreth 318 vrasje sipas këtij raporti janë regjistruar në kry...
Besohet se një person i vetëm kishte hapur zjarr në automjet...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dy raste me poli...
Qindra emigrantë kanë protestuar për të dytën ditë rresht nd...
Gjykata e Shkupit ka hedhur poshtë të gjitha materialet e pa...
Bashkimi Evropian është pajtuar të zgjasë sanksionet kundër ...
Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev tha se secili vendim p...
Një veturë me bombë shpërtheu në një shesh në qytetin port L...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...