web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm ne Ramadi, pese viktima, mes te cileve dy komandante ushtarake

27 Gusht 2015, 16:15, Kosova & Bota CNA

Dy komandantë të lartë të ushtrisë irakiane janë në mesin e pesë njerëzve të vrarë nga një sulm vetëvraës pranë qytetit Ramadi.

Gjenerali Abdel Rahman Abu Ragheef ka qenë zëvendëskomandant i operacioneve në provincën Anbar, ndërsa gjenerali Safeen Abdel Majeed ka qenë komandant divizioni.

Ramadi kontrollohet nga militantët e Shteti Islamik (IS).

Ofensiva e ushtrisë irakiane për të rikthyer qytetin ka bërë progres të ngadalshëm.

Ndërkohë në Siri, militantët e Shtetit Islamik raportohet se kanë marrë territor të ri nga rebelët sirianë, përfshirë dy fshatra në kufi me Turqinë.





Lajmet e fundit nga