Fier / Arrestohen 2 policë të dehur, terrorizuan banorët duke gjuajtur me armë në ajër
Dy punonjësit e policisë me gradën “Inspektor”, Edmond Sulaj...
Nga Violeta Murati
Lajmi i dhënë dje, sipas preferencës mediatike, qoftë nga Ministria e Kulturës ashtu dhe Teatri Kombëtar, s?duhet të habisë askënd, pse Teatri Kombëtar po zhvendoset nga qendra për në Liqenin Artificial, në një ndërtesë plehrë, edhe pse është shtetërore. Aty ku është sot Teatri, në qendër, bëhet e ditur se do të ngrihet një ndërtesë shumëfunksionale! Paratë janë të Ministrisë edhe një fond grek. Me këtë realizohet projekti i famshëm i ish-ministrit të atëhershëm, Edi Ramës, pikë për pikë: ndërtimi i një qendre shumëfunksionale, e papërcaktuar, ku brenda do të integrohet edhe Teatri Kombëtar. Ky projekt në atë kohë u hodh poshtë nga artistët, të cilët ishin me kontratë kolektive dhe mbroheshin nga sindikatat. U provokua komuniteti artistik dhe projekti u tërhoq. Deri në vitin 2004, projekti qendrën shumëfunksionale qëndroi i fjetur. U rrotulluan lloj-lloj historish që lidheshin me rënien e zjarrit, me flakën e kashtës që mbante çatinë e teatrit. Por të gjitha përpjekjet ranë për të lëvizur Teatrin prej andej, jo vetëm nga nostalgjikët, por edhe vetë politika kishte përçarje e pasiguri për këtë.
Para mbarimit të mandatit të PS-së, pati edhe një rilindje të sforcuar nga ish-këshilltari i ministrit të Kulturës, Arben Kumbaro, për të aktivizuar çështjen e ?grantit grek?, duke vënë në lëvizje edhe Parlamentin. Por dështoi. Kështu, atë që nuk e realizoi në ëndrrat e tij ish-këshilltar i Ministrisë së Kulturës, Arben Kumbaro, para vitit 2005, e realizoi tani Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Kumbaro i parë nuk la gur pa luajtur që të lëvrohej granti i famshëm grek, dhënë pikërisht për teatrin ku ndoshta ?fshihej? edhe ndërtimi i qendrës shumëfunksionale. Ka një histori më të hershme se kjo e Kumbarove.
Nga artistët u kryqëzua ish-drejtori i Teatrit, aktori Xhevdet Ferri, i cili u bë prijës i projektit për ndërtimin e qendrës shumëfunksionale në ndërtesën e amortizuar të Teatrit. Ndërsa zërat nga brenda bënin presionin më të madh, duke kujtuar se aty ishin ngjitur breza në skenë dhe nuk mund ?të shembej çatia? aq lehtë, edhe pse ndërtesa e sotme e TK-së është ndërtuar në kohë lufte nga italianët, duke shërbyer si mjedis argëtimi, prej nga shpesh është edhe ironizuar me këtë fakt. Për të tjerë kjo ndërtesë simbolizonte fillesat e teatrit shqiptar e të tjerë memoria shërben si ?vend argëtimi? për diktatorin, ku shpesh salla e saj kthehej në sallë gjyqesh, dënimesh me vdekje për intelektualët e kundërshtarët politikë.
Pra, një kakofoni historish sa ishte e vështirë të mos binte realisht flaka. Po ashtu një kakofoni politike, duke lejuar interesat dhe duke përdorur njerëzit, qofshin këta dhe intelektualë, si pirueta qëllimesh jo artistike.
Si duket, edhe drejtori aktual, Hervin Çuli, i është bashkuar këtij projekti, pa asnjë rezistencë, madje nga dje, ka deklaruar në media me ?entuziazëm? fals se po shkojnë të vendosen në një mjedis ?goxha të madh? dhe që ?është në qendër të Tiranës? (nënkupto Liqenin Artificial????!!!). Procesi i transferimit është bërë fakt dhe bëhet me dije se fillimisht do të rikonstruktohet ndërtesa për të çuar Teatrin Kombëtar, më pas do të mendohet mbi të ardhmen e ndërtesës aktuale të TK-së. Aktorët e Teatrit, të punësuar me kontrata individuale, përveç frikës së vendit të punës, të sapofituar, nuk kanë asnjë peshë tjetër përgjegjësie se mund t?u ketë marrë mendimin s?bëhet fjalë. Tashmë kjo kategori artistësh vazhdojnë të trashëgojnë kulturën e të ?kapurit nga politika?, përderisa kështu ndërrohen e mbrohen edhe vendet e punës!
Në mars pritet tenderi për rikonstruksionin, të quajtur tashmë qendra shumëfunksionale, si dhe të Teatrit të Operas dhe Baletit. Por, në këtë rast, kur jepet gjithë ky informacion ?i fshehtë? nga Ministria e Kulturës dhe TK, s?mbetet gjë tjetër veçse të ?ndërtohet? një mur i ri, mes ministres Kumbaro dhe komunitetit të artistëve, si duket e zgjedhur për ta shndërruar këtë varfëri të kulturës në kazermë politike. Standad.al
Dy punonjësit e policisë me gradën “Inspektor”, Edmond Sulaj...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta i ka hedhur poshtë të gjitha zë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza nd...
Ndalohet punonjësi i kadastrës Roskovec pasi ka përfituar 1....
Ka ndërruar jetë ish-ambasadori shqiptar dhe deputeti i kuve...
Nisma #Thurje i pergjigjet deputetit socialist Erjon Brace n...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të gjatë për Top Ch...
Isa Bylykbashi ne nje reagim te tij sot per gazeten Telegraf...
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Mark Frrokut për liri...
100 VIP-at, paguan 30% të totalit të tatim fitimit në 2013-n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar ne rrjetet sociale ...
Citynews.al denoncoi pak dite me pare, skandalin per evazion...
Pushimet në Shqipëri, ku ndeshesh me çmime të larta dhe gjit...
Rrahja e gazetarit të njohur të “Striscia la Notizia”, Vitto...
Një 64-vjeçar, banor i kryeqytetit është ka paditur bashkëje...
Lindi në verilindje të Elbasanit në një vend me pyje, pisha,...
Vetëm tani Orialda Kajtazi është e ndërgjegjshme për veprime...
Policia e Mirditës arrestoi me akuzën e moskallëzimit të kri...
Ka disa dite qe deputete socialiste por edhe eksperte “te pa...
Thellohet konflikti mes ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëti...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...