Flet Orialda Kajtazi: Jeta që bëmë “në arrati” dhe njohja me një djalë në Vlorë
Vetëm tani Orialda Kajtazi është e ndërgjegjshme për veprime...
Lindi në verilindje të Elbasanit në një vend me pyje, pisha, liqene të kthjellët, lëndina të blerëta, mijëra aroma, miliona ngjyra. Kur u bë njëzet vjeç vendosi të zbriste nga ai vend i lartë, i freskët, i pastër, por i pa jetueshëm, në një vend më të ulët, më të ngrohtë, më pak të pastër, por të jetueshëm. Marrja e këtij vendimi j’u shoqërua me rrahje të pazakonta zemre. Në një gji të Shkumbinit mbi një cop tokë rrëzë malit të pa arritëshme nga përmbytjet e lumit, ngriti një shtëpi. Aty u martua. Aty bëri pesë fëmijë. Tre djem, dy vajza. Gruaja i vdiq herët. Fëmijët ja la të vegjël. Të rrahurat e zemrës iu shpeshtuan. Fill pas fatkeqësisë me gruan i ndodhi një fatmirësi; Mes lumit dhe malit vullnetarë uluritës me shall të kuq në qafë ndërtuan hekurudhën. Traseja solli befas një të mirë të madhe. Duke ndarë lumin nga vendi ku ishte shtëpia, zgjeroi pjesën e thatë, hapësirën jetike të familjes. Fatmirësia e beftë e bindi përfundimisht se bëri mirë që zbriti nga fshati i bukur dhe i freskët pranë fushës së ngrohtë dhe lumit të rrezikshëm. Familja u gjallërua. Nisën të kultivojnë me zell tokën para shtëpisë. U shtuan ecejaket në Elbasan, Tiranë, Librazhd, dhe më tutje.
Kaluan vite. Erdhi kohë tjetër. Pa vullnetarë kinse të lumtur, klithma, gara, rrapëllima.
Në gjurmët e babait vizionar me mendje të shkathët dhe zemër delikate, çupat muarrën burrat që deshën, djemtë kombinuan ndejtjen me kurbetin. Fati i mirë i çupave dhe mbarësia e djemve shpërndarë në gjeografinë marramendëse Tiranë-Elbasan-Athinë-Paris-Londër, ja shtuan të rrahurat e zemrës. Babait të dashur me zemër të lodhur, djemtë i bënë konsulta me mjekë që i sollën prej kahmosit. Mjekët thanë i duhej zëvendësuar në zemër një vegël e vogël prej mishi me një tjetër prej metali. Nuk pranoi. Erdhën djemtë nga kurbeti ta bindnin. U shkulën miq e farefis nga an’ e anës. I bënë të ditur se fjala ishte për një operacion të parrezikshëm. Fjalët “ndërhyrje në zemër” ja egërsuan refuzimin. Jo që jo. Tha se pranonte ta vrisnin por kurrsesi ta ndërronte atë veglën e vogël në zemër.
U çudit i madh e i vogël. Nisën hamëndjet. U fol mbi ekzistencën, Fatin, unicitetin e qënies, relativitetin e kohës, fillimin dhe mbarimin e jetës dhe të botës, moshën e planetit, deri edhe moshën e universit. Dikush përmendi Allahun dhe Ymrin. Sipas tij, refuzuesi i operacionit e kishte më se të qartë se Allahu nuk të jep Ymër sa do ti, por sa e ka shkruar Ai. Pra, ky refuzim s’kishte asgjë për tu habitur përderisa vetë i sëmuri nuk pretendonte më tepër Ymër se Allahu i kishte falur.
Dishepujt e Allahut dhe Ymrit, u ndeshën gjatë me adhuruesit e mjeksisë dhe bisturisë pa dalë në asnjë përfundim.
Njëri i la të gjithë pa ment kur tha se koha ekziston vetëm brenda kokës tonë për të mos lejuar që ngjarjet të ndodhin rrëmujshëm por me rend. Nga ky këndvështrim, vazhdoi filozofi lokal, mosha dhe jetgjatësia nuk kanë kuptim.
Në përpjekje për t’i dhënë një spjegim refuzimit të mistershëm, një tjetër solli në vëmendje ndeshjen më të vjetër të botës, atë mes mishit dhe metalit.
Një mik i shtëpisë kujtoi Anna Ahmatovën; “Të pafundme janë vetëm kaltërsitë e qiellit dhe përdëllimi i Zotit”, çka bëri përshtypje të thellë, por askush nuk guxoi ta komentojë.
Një ditë zemra e babait ndali.
Mes keqardhjes dhe ngushëllimeve, pas heshtjes së ditëve të para të fatkeqësisë së paralajmëruar, pyetja se pse nuk pranoi të operohej, u rindez. Arsyetimet e mprehta dhe interpretimet e thella vetëm sa e trashën terrin. Derisa doli një mbeskë që qartësoi gjithçka.
-Mos u lodhni me Allah dhe Ahmatova. Gjyshi më tha një ditë; Të kam zemër. Nëse në zemër do vë një vegal metalike, si do të them unë ty, të kam një cop hekur ?
Vetëm tani Orialda Kajtazi është e ndërgjegjshme për veprime...
Policia e Mirditës arrestoi me akuzën e moskallëzimit të kri...
Ka disa dite qe deputete socialiste por edhe eksperte “te pa...
Thellohet konflikti mes ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëti...
Qeveria gjermane pret këtë vit shumë më tepër refugjatë nga ...
Ne nje publikim tek tema.al, personi qe kerkon te duket si ...
Në Gieselwerder organizohet festa shqiptare e verës nga 22-2...
Njoftimi per shtyp i shperndare nga Kisha Orthodhokse Autoqe...
Pas dorëheqjes së Aleksis Tsipras, Greqia do të ketë një kry...
Kjo foto është shpërndarë shumë shpejt në të gjithë botën në...
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një deklaratë p...
Kryeministri i Greqisë, ashtu si zakonisht, me kostum, por p...
Përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë në v...
Nga Luljeta Progni Nano-Rama-Meta, historia e konfliktit të ...
Nje aksident ka ndodhur pasditen e sotme ne Laprake qe ka mb...
Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë dhe një ditë behari flinte n...
Të paktën 7 persona kanë gjetur vdekjen nga përplasja e dy a...
Ksamili u sugjerohet edhe një herë të huajve si vendi ideal ...
Një grua është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një autobus...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...