Arrestohet kryeplaku i fshatit, nuk raportoi mbjelljen e hashashit
Policia e Mirditës arrestoi me akuzën e moskallëzimit të kri...
Vetëm tani Orialda Kajtazi është e ndërgjegjshme për veprimet që ka bërë. Nëse koha do të kthehej pas, nuk do t?i vinte flakën shtëpisë, nuk do t?i kishte vjedhur kursimet e prindërve dhe nuk do të largohej me të motrën, duke alarmuar familjen e policinë. Ajo gjendet në burgun 325 në Tiranë, nën akuzën për vjedhje dhe shkatërrim prone. Pas pak ditësh në qeli ka mundur të rivendosë kontaktet me prindërit që e denoncuan. Ka takuar babain dhe i ka premtuar se do ta bindë motrën e vogël, Klevisën, që të kthehet në shtëpi. Ajo gjendet në një qendër sociale në Tiranë me një urdhër të Gjykatë së Durrësit që e mbron nga ?kërcënimi? i prindërve.
Orialda i ka rrëfyer gazetës Shekulli disa detaje të kësaj historie, që na japim të kuptojmë se e gjithë ndodhia është pasojë e veprimeve të pamenduara të dy adoleshenteve dhe jo reagim i ndonjë akti dhune në familje. Orialda rrëfen se gjatë kohës që ka qëndruar në Vlorë me të motrën e vogël është ndjerë e lirë të bëjë atë që dëshironte, të blinte rroba e të dëfrehej nëpër lokale, në çdo kohë që e mendonte të arsyeshme, pa i kërkuar llogari askush. Ato u fotografuan edhe në një prej diskove më të njohura të plazhit të Vlorës. Ka njohur edhe një djalë me të cilën është shoqëruar për 5 ditë me radhë. Një periudhë lumturie në kurriz të kursimeve të prindërve, sepse të gjitha shpenzimet u paguan me 240 mijë lekët dhe 400 eurot që ajo vodhi në shtëpi. Ka qenë një periudhë pushimesh; pushime që u prishën nga mediat që flisnin çdo ditë e më shumë për dy vajzat e zhdukuara pasi kishin helmuar prindërit dhe i kishin vënë flakën shtëpisë. Në fund të këtyre pushimeve të gjata, afro 1 muaj, Orialda thotë se kishte ndjerë edhe mungesën e prindërve, ndonëse atyre nuk u hodhi as sytë në sallën e gjyqit dhe nuk shfaqi pendesë. Ja çfarë thotë ajo në intervistën e dhenë për Shekullin.
Orialda, cila ka qenë arsyeja e gjithë kësaj aventure që more me motrën e vogël?
Nuk e di t?iu them me siguri se cila ka qenë arsyeja e veprimeve tona. Jam ende shumë e turbullt për gjithçka që ka ndodhur. Ne u mërzitëm shumë nga jeta në shtëpi dhe nga sjellja e prindërve dhe e motrës së madhe ndaj nesh. Në një farë mënyre kjo ishte si një revoltë e jona ndaj tyre.
Nëse do ta ktheje kohën pas, do të bëje të njëjtat veprime?
Jo. Nuk do të ikja nga shtëpia. Kur të ktheheshin nga spitali prindërit dhe motra do të flisja me ta dhe do të përpiqesha t?i bëja të kuptonin se po silleshin shumë ashpër me ne.
Për çfarë gjëje je penduar më shumë?
Më shumë jam penduar që kam djegur shtëpinë. Nuk duhet ta bëja, sepse shtëpia është gjithçka që ka familja ime. Nuk e di si më humbi arsyeja që bëra një veprim të tillë. Tjetër gjë për të cilën jam penduar shumë është hedhja e videove në ?youtube? dhe fjalët që kam thënë për familjarët. Disa nuk janë të vërteta. Unë i kam ekzagjeruar. Nuk duhet ta kisha hedhur atë video në internet sepse, jo vetëm prindërit që i lëndova, por lëndova edhe njerëzit e afërt që nuk kishin asnjë lidhje me inatin që kisha unë me familjen time. Më shumë keq më ka ardhur për familjen e dajës. Duke lexuar në medie lajme të pavërteta lidhur me ikjen tonë, ne donim të nxirrnim një video që të thoshim të vërtetën. Pastaj fjala solli fjalën dhe u publikuan ato video.
Çfarë bëtë ju përgjatë një muaji kur prindërit dhe policia iu kërkonte?
Nisi si një aventurë. Nuk na mësoi askush dhe nuk na ndihmoi askush. Dolëm nga shtëpia me motrën vetëm me dy valixhe me rroba. Morëm në shtëpi 240 mijë lekë dhe 400 euro. Qëndruam në një hotel në Durrës dhe pas 3 ditësh morëm një taksi dhe u nisëm për në Vlorë. Aty gjetëm një shtëpi me qira. Pronarit i dhamë edhe lekë paradhënie. Lekët i shpenzuam për të blerë rroba për shtëpinë, si edhe sende të nevojshme për kuzhinën. Blemë edhe rroba dhe aksesorë për vete.
Si ishte një ditë e jotja në arrati?
Isha e lirë të bëja çfarë kisha dëshirë. Shkoja në plazh, dilja për kafe, bashkë me Klevisën. Në plazh njoha edhe një shok me të cilin ndenja 5 ditë. Unë dhe Klevisa ia kalonim bukur, sepse shkonim ku kishim dëshirë, pa i thënë askujt. Ndiheshim të lira për të bërë gjithçka, sepse nuk na njihte njeri dhe nuk kishim prej kujt të fshiheshim. Kur ndryshuam edhe look, ishim edhe më të qeta. Lajmet i ndiqnim pak ose aspak. Por kur të gjitha mediet po shkruanin për ne, u shqetësuam.
Çfarë të mungonte më shumë në ato ditë?
Asgjë. Në ato momente unë isha e turbullt dhe nuk ndjeja mungesën e asgjëje. Mirëpo ditët e fundit fillova të ndiej se më mungonte familja, pavarësisht se me ata kisha shumë konflikte.
Para dy ditësh të kanë vizituar prindërit, si është tani marrëdhënia mes jush?
Po përpiqemi që të krijojmë një raport të mirë mes nesh. Sapo i takova, unë iu kërkova falje për veprimet e nxituara që kam bërë. Ata më thanë se më kishin falur dhe se do të më ndihmojnë dhe do të më përkrahin që unë të dal nga burgu. Ata më premtuan se kur unë të kthehem në shtëpi, gjërat do të ndryshojnë dhe ata nuk do të jenë më aq të rreptë ndaj meje. Unë u kërkova që ata të marrin në shtëpi edhe Klevisën. Kam folur edhe vetë me të dhe pres që sot të ma sjellin këtu që ta takoj.
Si e parashikon të ardhmen tënde kur të dalësh prej këtu?
Do të kthehem në familje. Të ardhmen time e shikoj gjithmonë të lidhur me Klevisën, motrën e vogël. E di që ajo nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, por unë do ta bind që ajo të kthehet. Do të bëhem krahu i saj i djathtë dhe nuk do ta braktis kurrë.
Orialda kërkon mëshirë
E gjendur pas hekurave, në një realitet shumë të ndryshëm nga ai që i kishin prezantuar psikologet në komisariatin e Durrësit, Orialda Kajtazi kërkon mëshirë nga gjykata. ?Dua që të mbaroj sa më shpejt ky proces. Jam thellësisht e penduar për gjithçka që kam bërë dhe i kërkoj mëshirë gjykatës. Kam bërë veprime të pamenduara mirë të cilat çdo adoleshent mund t?i bëjë. Kam qenë e ngarkuar emocionalisht dhe nuk e kam kontrolluar veten?, ka thënë ajo.
Motrat Kajtazi takohen në burg me njëra-tjetrën
Ato kanë qenë bashkë në disa aventura, edhe ato nga më të rrezikshmet dhe bashkë kërkojnë të jenë edhe në burg. Që në momentet kur është dhënë masa e sigurisë nga gjykata, motrat nuk kanë dashur të largohen nga njëra-tjetra. Orialda është transferuar në burgun nr. 325 në Tiranë, ndërsa Klevisa ka refuzuar të kthehet në shtëpi. Pas marrjes së urdhrit të mbrojtjes nga gjykata, Klevisa Kajtazi, 14 vjeç, është strehuar në një qendër sociale, dedikuar fëmijëve të dhunuar në Kamëz.
Familjarët e saj nuk kanë të drejtë të komunikojnë me të deri më 7 shtator. Kur e ka marrë vesh këtë lajm Orialda është shqetësuar dhe ka kërkuar nga institucioni ku është e burgosur që të kontaktojë me motrën e saj. Mësohet se motrat kanë pasur disa telefonata me njëra-tjetrën. Motrat, pritet që sot të zhvillojnë një takim me njëra tjetrën në ambientet e paraburgimit në burgun ?Ali Demi?. Ky takim është vlerësuar si i nevojshëm nga psikologët që e ndjekin Klevisën e cila pas ndarjes nga motra komunikon shumë pak me personat e tjerë. Orialda kërkon që të bindë motrën që të kthehet në shtëpi, pasi burgu dhe qendra sociale janë ndryshe nga pritshmëria e motrave. Qendra sociale në të cilën është transferuar Klevisa ndodhet në Kamëz .
Ajo është e survejuar nga kamerat dhe ruhet nga policia 24 orë. Para se 14-vjeçarja të transferohej në qendër, psikologët u përpoqën që të normalizojnë marrëdhëniet mes saj dhe familjes, por kjo nuk u arrit. Në gjykimin e tyre do të jetë më mirë që për 20 ditë vajza të trajtohet nga psikologët dhe të mos ketë asnjë kontakt me familjen. Sipas tyre, aventurat që kaluan për një muaj, por edhe qëndrimi në komisariat, u ka shkaktuar një tronditje të madhe emocionale. Sipas vendimit të gjykatës, dy herë në muaj 14-vjeçarja duhet të paraqitet pranë gjykatës, pas vendimit për detyrim paraqitjeje.
Babai: Psikologët mashtruan me fjalë vajzat e mia
Pavarësisht shqetësimeve të shkaktuara nga vajzat e tyre prindërit Anila dhe Hiqmet Kajtazi janë kujdesur që ato të mos ndihen të braktisura. Me Orialdën ata kanë pasur disa komunikime në telefon si edhe e kanë vizituar në ambientet e paraburgimit. ?Vajza është penduar thellë. Sa na shikon ne vetëm qan. Ne jemi përpjekur t?i rrimë afër dhe nuk ia kemi përmendur fare ato që ka bërë. Herën e fundit që e takuam na tregoi se ku i kishte shpenzuar lekët që mori në shtëpi. Kërkoi që t?i çonim edhe rroba të trasha se në burg bën ftohtë, por ne e siguruam se së shpejti do ta ndihmojmë që të fitojë lirinë. Disa të afërm na kanë ndihmuar që të gjejmë një avokate dhe një psikologe që t?i ndihmojmë vajzat tona?, tha për ?Shekullin? babai i motrave Kajtazi, Hiqmet Kajtazi.
Ai tregon se Orialda i ka rrëfyer se në gjithçka që ka bërë gjatë një muaji arratisje ka qenë e vetme dhe nuk e ka shfrytëzuar apo ndihmuar njeri. Ajo ka shprehur pendesë dhe është bindur se gjithçka që ka bërë ishte gabim. Nga qelia vajza u ka dhënë të afërmve adresën e e-mailit nëpërmjet të cilës ata kanë mundur të heqin nga ?Youtube? katër videot e postuara nga motrat gjatë kohës kur ishin në arrati. I ati i vajzave tregon se shumë shpejt do ta apelojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrësit, e cila e cila la në burg deri në përfundim të hetimeve Orialdën.
?Ne do të kërkojmë që Orialda të dalë nga burgu, pasi nuk e kemi denoncuar dhe, për më tepër, e kemi falur për të gjitha veprimet që ajo ka bërë ndaj nesh. Prindërit shprehin pakënaqësi të madhe në lidhje me stafin e psikologëve që kanë qenë në kontakt me vajzat e tyre. ?Ua kanë mbushur mendjen me përralla ndaj vajzat na refuzonin ne. U kishin thënë se shteti do t?i mbante derisa të bëheshin 18 vjeç e më pas do t?u jepte shtëpi dhe do tu gjente punë. Kur shkoi njëra në burg e tjetra në qendër sociale e kuptuan se ato që kanë thënë psikologet janë vetëm fjalë?, tha ai.
Sipas tij vajzat janë mashtruar nga fjalët që kanë dëgjuar dhe kanë vepruar në këtë mënyrë. Prindërit kanë kërkuar ndihmën e Orialdës për të kthyer Klevisën në shtëpi pasi sipas urdhrit të gjykatës ato nuk kanë të drejtë që ta takojnë deri më 7 shtator kur do të mbahet një tjetër seancë gjyqësore për to.
Policia e Mirditës arrestoi me akuzën e moskallëzimit të kri...
Ka disa dite qe deputete socialiste por edhe eksperte “te pa...
Thellohet konflikti mes ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëti...
Qeveria gjermane pret këtë vit shumë më tepër refugjatë nga ...
Ne nje publikim tek tema.al, personi qe kerkon te duket si ...
Në Gieselwerder organizohet festa shqiptare e verës nga 22-2...
Njoftimi per shtyp i shperndare nga Kisha Orthodhokse Autoqe...
Pas dorëheqjes së Aleksis Tsipras, Greqia do të ketë një kry...
Kjo foto është shpërndarë shumë shpejt në të gjithë botën në...
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një deklaratë p...
Kryeministri i Greqisë, ashtu si zakonisht, me kostum, por p...
Përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë në v...
Nga Luljeta Progni Nano-Rama-Meta, historia e konfliktit të ...
Nje aksident ka ndodhur pasditen e sotme ne Laprake qe ka mb...
Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë dhe një ditë behari flinte n...
Të paktën 7 persona kanë gjetur vdekjen nga përplasja e dy a...
Ksamili u sugjerohet edhe një herë të huajve si vendi ideal ...
Një grua është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një autobus...
Megjithatë, Konfuci nuk pati shumë fat. Gjatë njërit prej kë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...