web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i LSI-së, Ilir Meta: Koalicioni PS-LSI nuk është në rrezik

21 Gusht 2015, 20:00, Aktualitet CNA

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta i ka hedhur poshtë të gjitha zërat për një krisje të kualicionit qeveritar. Ai ka theksuar se marrëdhëniet në mes tyrejanë të qëndrueshme dhe korrekte. Meta ka folur edhe për përplasjet për zgjedhjet  e Pogradecit.

 

“Mendoj që sa herë ka mungesë ngjarjesh apo lajmesh, gjithmonë do të ketë hapësirë për të krijuar një klimë të tillë mediatikisht. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe për mua si kryetar i saj ekziston një bashkëpunim shumë konstruktiv dhe korrekt me Partinë Socialiste. Ky bashkëpunim vijon në mënyrë konsistente dhe natyrisht që gjithçka unë do ta cilësoja si pjesë të gjithë kësaj klime verore me temperatura më të larta sesa i parashikon.   Nuk mendoj se ka ndonjë çështje kaq serioze dhe besoj se bashkëpunimi midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është shumë më i qëndrueshëm se mendohet. Pastaj për deklarata të individëve të caktuar nuk duhet të shqetësohemi sepse jemi në një vend demokratik dhe forcat tona politike janë demokratike. Mendoj se e rëndësishme është qëndrimi politik i të dyja forcave dhe ky qëndrim është një qëndrim korrekt, parimor dhe bashkëpunues. Pastaj, për individë periferikë mendoj se është çështja e parëndësishme”, tha kreu i LSI.





Lajmet e fundit nga