web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Mark Frrokut/ Saimir Visha: Do e cojmë ne Strasburg

21 Gusht 2015, 12:29, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Mark Frrokut për lirim me kusht.

Deputeti, tashmë në qeli, ofroi garanci pasurore dhe kërkoi mundësinë për të qenë i pranishëm në procesin në Belgjikë.

Avokati i Frrokut, Saimir Vishaj tha për mediat se do të padisë në Strasburg shtetin shqiptar për shkelje procedurale.

Frroku është kërkuar nga gjykata belge që të paraqitet në seancën e 19 tetorit.

?Do t?i drejtohemi Gjykatës së Stasburgut për të paraqitur këtë vendim dhe nuk i fshihemi drejtësisë belge.

Do të kryejmë të gjitha mjetet tona ankimuese për të qenë  të pranishëm më 19 tetor 2015 në gjykatë.

Asnjë lloj gjykate në botë nuk mund të ndalojë një person te jete i pranishem ne gjykimin e tij?, tha Vishaj.





Lajmet e fundit nga