web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fier / Arrestohen 2 policë të dehur,  terrorizuan banorët duke gjuajtur me armë në ajër

21 Gusht 2015, 20:40, Aktualitet CNA

Dy punonjësit e policisë me gradën ?Inspektor?, Edmond Sulaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në Fier, dhe Amarildo Bala, 26 vjeç, lindur dhe banues në Fier, kanë pasur detyra si Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin Policisë Fier.

Sulaj dhe Bala kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli në një nga lokalet e zonës turistike Divjakë, më pas kanë qëlluar secili disa herë, me armët e tyre personale, në vend publik në rrugën automobilistike, brenda zonës turistike duke tmerruar banorët e zonës.

Efektivët janë larguar me mjetin tip BMW X5 me targa AA 220 DE, në drejtim të qytetit të Fierit.

Shërbimet e policies kanë ndaluar mjetin në vendin e quajtur ?Rreth rrotullimi i Plugut?. Dy punonjësit e policisë fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të shërbimeve të rendit për t?u shoqëruar, deri në ndërhyrjen e Shefit të Komisariatit të Policisë Lushnje.

Dy të arrestuarit kanë fyer punonjësit e policisë që kryen shoqërimin. 43 vjecari, Edmond Sulaj refuzoi të dorëzojë armën, e cila i është marrë forcërisht nga shërbimet e rendit. Ata refuzuan ti nënshtroheshin edhe testit të alkolit.

Materialet procedurale të përpiluara u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje ndërsa hetimet janë në vazhdim.





Lajmet e fundit nga