SPAK hap thirrjen për 40 hetues të rinj në BKH/ Braho: Hetimet moderne kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Nëse do i kërkonit një matematikani, që të shpjegonte fenomenin e korrupsionit në gjuhën e matematikës, përgjigjia që do merrnit do ishte pak a shumë kjo;
K= M + D ? Ll
Korrupsioni është i barabartë me monopolin plus diskrecionin minus llogaridhënien. Nuk ka rëndësi nëse aktiviteti është publik, privat apo jo fitimprurës. Nuk ka rëndësi as nëse ndodhesh në Zimbabve, Washington apo Korenë e Veriut. Sa herë që një Ent ka fuqinë e monopolit mbi një të mirë apo shërbim, ka diskrecionin për të vendosur se kush dhe sa do të marrë nga kjo e mirë dhe nuk jep llogari para askujt, atëherë herët a vonë ai do të shndërrohet në një organizëm thellësisht të korruptuar dhe arrogant. Ky është një postulat shumë i fortë. Kur monopoli eskluziv, pushteti i pakufizuar dhe mungesa e transparencës kombinohen bashkë formohet një koktejli i rëndë toksik. Pikërisht tani, shqiptarëve po u serviret një i tillë në një nga tregjet më të rëndësishëm të ekonomisë, atë energjetik.
Në terma financiarë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është struktura më e madhe në Shqipëri, e pakrahasueshme me asnjë tjetër. Kompania arkëton rreth 400 milionë euro në vit, ose mbi 4 për qind të Prodhimit Kombëtar. Zotëron asete pafund në të gjithë territorin e vendit dhe punëson me mijëra vetë. Por mbi të gjitha, ajo ka monopolin e plotë mbi një të mirë kritike për ekonomitë familjare dhe atë kombëtare, energjinë elektrike.
Me këta tregues, OSHEE është jashtëzakonisht e pushtetshme, edhe nëse krahasohet me standardet e ish-monopoleve gjigande, si EDF në Francë apo Eni në Itali, të cilat ndonëse kanë aktivitet në çdo cep të kontinentit kurrë nuk kanë arritur në përmasa të tilla në raport me ekonomitë e tyre kombëtare. Për krahasim EDF, e cila furnizon 22 për qind të energjisë elektrike në gjithë Europën ka një xhiro vjetore më pak se 2 për qind e Prodhimit Kombëtar të Francës. Pra në gjuhën e numrave OSHEE është dy herë më e fuqishme edhe se sa kompanitë që kanë bërë historinë botërore. Por tani ky mund të jetë problemi më i vogël.
Përtej fuqisë së jashtëzakonshme financiare, kompania po vishet me shpejtësi me pushtet të pakufizuar ligjor, madje në disa raste edhe antikushtetues. Në mars të këtij viti, Kuvendi miratoi një ligj, i cili i vendos marëdhëniet financiare të OSHEE-së me biznesin dhe qytetarët në një raport thellësisht asimetrik. Ligji i hoqi privatëve të drejtën e titullit ekzekutiv për faturat që i lëshojnë OSHEE-së, por ja ruajti këtë të drejtë asaj. Pra OSHEE mund të bllokojë me përmbarim llogaritë e bizneseve, mund t?u marrë qytetarëve shtëpinë e madje t?i çojë edhe në burg nëse nuk shlyejnë faturat e energjisë. Por kur ajo vetë nuk i përmbahet detyrimeve këta të fundit nuk mund të bëjnë asgjë kundër saj. Monopoli dikton ligjin për të mbrojtur veten.
Nëse një organizëm vishet me pushtet kaq pervers, herët a vonë këtë pushtet do e kthejë kundër atyre të cilëve duhet t?u shërbejë. Në 12 muajt e fundit, aksioni policor për energjinë nuk kurseu askënd. Nën justifikimin e vendosjes së shtetit ligjor, të varfrit u zhytën pa mëshirë në skamje. Por jo vetëm kaq. Terrori energjetik mbolli tragjedi sociale. Në Shkodër një prind i varfër u arrestua sepse rilidhi energjinë për fëmijën e sëmurë. Në Fushë Arrëz, një vajzë jetime vetëm 17 vjeç u vu nën pranga sepse rilidhi energjinë për të pjekur bukën me të cilën do të ushqente 4 motrat dhe vëllanë e vogël. Në burgun e Rrogozhinës një qytetar i burgosur pa të drejtë për një abuzim të pretenduar që në fakt bënte me faj vetë kompaninë, u shty deri në vetëflijim.
Sot e njëjta kompani, e cila në emër të së drejtës së saj, ka ushtruar genocid social mbi popullsinë, i lejon vetes pa asnjë problem të privojë qytetarët nga e drejta e furnizimit me energji. Pa patur frikë nga askush dhe pa dhënë llogari askund. Në jug të vendit, zonat turistike po përballen me ndërprerje masive të energjisë në mes të sezonit. Qytetarët privohen nga shërbimet bazike pa asnjë shpjegim, pa asnjë përgjegjës.
Në publik ka gjithmonë e më shumë prova se pushteti i OSHEE-së mund të ketë shkuar larg. Vitin e kaluar, një hetim i Autoritetit të Konkurrencës konstatoi se kompania, ka prokuruar energji masivisht me negocim të drejtëpërdrejtë. Edhe pse formalisht me tender, fitues nuk janë përzgjedhur ofertat me çmimin më të ulët, por ato të cilat OSHEE ka gjykuar të arsyeshme. Prokuroria nuk e hetoi asnjëherë çështjen. Monopoli mund të vrasë, por nuk mund të preket.
Policia e Lushnjes ka arrestuar 26 vjecaren, Edmonda Trimi, ...
Vijojnë aksionet e policisë dhe OSSHE-së për vjedhjen e ener...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ka dhënë n...
Kreu i LZHK, Dash Shehi, shprehet se e djathta duhet të rist...
Partia Demokratike do të bashkojë votat me shumicën për të n...
Banorët e zonës kanë arritur të zhbllokojnë automjetin e tu...
Policia e Delvinës ka asgjësuar 1903 rrënjë bimë kanabis sat...
Një viktimë është shënuar në Proptisht të Korcës si rezulta...
Leonard Hyka është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka k...
Ekstradohet nga Athina, Fatmir Zeneli i dënuar me burgim të ...
Natalia Velo do të jetë në krye të Këshillit Bashkiak të qyt...
Zyra Federale për migracion dhe refugjatë në Gjermani, ka ve...
Zv/kryeminstri i Shqipërisë, Niko Peleshi ka folur në lidhje...
Policia e Pogradecit ka vazhduar procedimin në gjëndje të li...
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratës ...
Operacionet anti-kanabis kanë vazhduar në Mirditë. Policia k...
Martin Gjeloshi është arrestuar nga policia italiane nën aku...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka 3 ditë që po djeg kurorën ...
Në Krujë janë asgjësuar 572 rrënjë kanabis sativa të mbjellu...
Policia ka arrestuar në Rinas Besnik Coken, të shumëkërkuari...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...