web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përse çiftet zihen më shumë gjatë pushimeve të verës?

12 Korrik 2015, 18:30, Lifestyle CNA

Pushimet e verës janë një periudhë e “rrezikshme” për ato çifte, të cilët besojnë se nuk mund të grinden kurrë gjatë tyre. Periudha e pushimeve duket se është koha kur zënkat mes çifteve shtohen më shumë. Disa nga arsyet se pse zihen çiftet janë:   Argëtimi në bar nën shoqëri të mirë   Një gjë është kalimi i pak orëve me miqtë larg partneres gjatë pushimeve dhe një gjë tjetër është koha e kaluar me një grup të panjohur njerëzish, por me shumë humor, e për më tepër me vajza apo djem shumë të bukur! Padyshim se një situatë e tillë do të shkaktonte xhelozi mes çiftit e për rrjedhojë, edhe grindje!

Konsumimi i tepërt i alkoolit

Atmosfera e pushimeve ndikon shumë në konsumimin e tepërt të alkoolit, madje ka raste kur pirja e birrës, verës, apo e pijeve të tjera, shndërrohet në një “konkurs” apo “garë” me fitues atë më të dehurin! Në këto kushte, grindja mes çifteve është ?pas shpine”!   Shpenzimi i parave në mënyrë të pakontrolluar   Është më mirë që para se të niseni me pushime, të llogarisni një buxhet të caktuar për t’u respektuar nga të dyja palët.





Lajmet e fundit nga