web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkoder, dhunoi partneren amerikane, vihet ne pranga

6 Korrik 2015, 12:59, Kronika CNA

Një i ri në Shkodër është vënë në prangat e policisë pas denoncimit të bashkëjetueses së tij.

29 vjeçari Gëzim Qosja u arrestua gjatë ditës së sotme pasi ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij amerikane V.V., 20 vjeçe, aktualisht me banim në Shkodër.

E reja ka thënë në polici se Qosja e dhunonte prej kohësh në mënyrë të përsëritur dhe për shkak të dhunës së padurueshme, është drejtuar në polici për të kërkuar ndihmë.

Nga ana e tij 29 vjeçari ka mohuar pretendimet e partneres, por pavarësisht kësaj hetohet për veprën penale ?Dhunë në familje?.





Lajmet e fundit nga