web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mat, fiton kandidati i Opozites, Farici: Do ankimoj pese kuti

22 Qershor 2015, 16:10, Politikë CNA

Ne perfundim te procesit te numërimit të votave në Mat, aty ku kandidonte për kreun e Bashkisë kandidatja e mazhorancës, Adelina Farici, si dhe kandidati i opozitës Nezir Rizvani, ky i fundit eshte shpallur fitues.
Megjithatë, pas procesit të numërimit, kandidatja e ASHE-së Farici ka kërkuar pezullimin e procesit të nxjerrjes së rezultatit, duke shtuar në kërkesën e saj edhe ankimimin për 5 kuti votimi, të cilat i argumenton si të parregullta.

Farici ka premtuar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore deri në fund për të mësuar edhe zyrtarisht fituesin e postit të kryebashkiakut të Matit, nga një garë që kur kishte mbetur edhe vetëm 1 QV për t?u numëruar, i shihte kandidatët rivalë me vetëm 29 vota diferencë në favor të Adelina Faricit.

Rezultatin e ka përmbysur pikërisht numërimi i qendrës së fundit të votimit, që i përkiste njësisë administrative të Bazës.





Lajmet e fundit nga