Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Një sipërmarrës gjerman në Portin e Durrësit nuk pranon të paguajë ryshfet ? dhe konkurrenca shqiptare e merr ligjin në dorë si në xhungël. Gazeta gjermane Handelsblatt përshkruan në hollësi rastin dhe pyet: si është e mundur kjo në një vend që dëshiron të hyjë në BE, madje këtë vend pas disa javësh do ta vizitojë kancelarja Angela Merkel!
Për shkak se një ndërmarrës gjerman i logjistikës nuk pranon ntë paguajë ryshfet, skelen e tij e kanë zënë punëtorët e një firme tjetër. Pikante: Shqipëria dëshiron të bëhet vend kandidat i UE-së, ndërsa muajin e ardhshëm vendin e viziton kancelarja gjermane Merkel.
Skena të papara zhvillohen në portin shqiptar të Durrësit. Video me celular tregojnë se si duzina burrash me veshje pune ngjiten në kodrat e mineralit. 50 burra, gjithsej, janë renditur në majë dhe qëndrojnë me orë të tëra aty. Një maqinë e rëndë, «Stapler», merr hov në drejtim të njërës prej këtyre majave dhe i ngjitet përpjetë kodrës së gurtë. Punëtorëve të ndërmarrjes gjermane të logjistikës EMS-Fehn, i cili operon në atë areal, nuk u mbetet tjetër vetëm se ta fiksojnë skenën me celularët e tyre. Ata e kanë të qartë: Punishtja e tyre po uzurpohet.
Pushtuesi është një firmë konkurrente e grupit EMS-Fehn nga Leer-i i Niedersachsen-it. Drejtorin e e firmës, Manfred Müller, skenat e lënë pa fjalë. «Kjo është një provë eklatante për ta rrëmbyer një ndërmarrje, e cila u përmbahet me përpikmëri të gjitha ligjeve shqiptare», nevrikoset ai. Ai supozon: Për shkak se firma e tij nuk dëshiron të paguaj më ryshfet, turren autoritetet e portit dhe konkurrentët në sheshin e tij kryesor të punës.
EMS-Fehn është një shërbyes special transporti, cili bart mallëra të rëndë a të ndishëm me kamion, aeroplan dhe anije nga pika A në B. Së fundmi, për shembull, ai ka transportuar transormatorë të një centrali nga Gjermania në Turqi. Për shkak se malli në kësi rastesh shpesh duhet të bartet nga anija në kamionë, firma mori me qira tre sheshe në terminalin lindor të portit të Durrësit.
Por, prej disa muajsh autoritetet shtetërore janë duke i penguar punëtorët e saj në mënyrë sistematike, rrëfen Müller: Kështu drejtori i autoritetit të portit ka caktuar disa herë ndalim paketimi dhe ngarkimi. Javën e kaluar autoriteti e kishte ndërprerë shkarkimin e vagonëve të hekurit në terminalin e firmës logjistikës. Ndërsa të mërkurën sheshit të EMS-Fehn-it iu sulën punëtorët e konkurrentëve. Njëkohësisht drejtori i autoritetit të portit u kishte prezentuar një urdhëresë me shkrim, ku kërkonte ndalimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve. «Ne e thirrëm policinë për t?i larguar të gjithë personat e pautorizuar nga sheshi», thotë Müller. Policia ishte mjaftuar me përgjigjigjen se nuk është kompetente për këtë.
«Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar», thotë i sigurtë Müller, «përveç se kemi refuzuar të paguajmë ryshfet». Korrupsioni në vendet e Ballkanit është përditshmëri. Një studim i institutit amerikan për hulumtimin e opinionit Gallup erdhi në përfundimin që ryshfeti ndërmjet Austrisë dhe Turqisë është gati i vetkuptureshëm. Shqipëria, sipas anketës, e zë vendim e parë në gadishull. Ai është sidomos i përhapur në sistemin e drejtësisë, pastaj vjen enti i financave, autoritetet e licencave, habitati, dogana dhe sistemi shkollor. Shumë bartës funksionesh profesionin e tyre e shohin si një biznes privat, me të cilin mund të pasurohen.
Kryeministri Edi Rama, i zgjedhur në fund të 2013-tës, në fushatën zgjedhore kishte paralajmëruar se do ta luftonte me vendosmëri korrupsionin. «Për mendimin tim, korrupsioni është rezultat i një sistemi të prishur», të cilin ? kishte thënë ai atëherë ? se do ta luftonte edhe për shkak të një aplikimi eventual të vendit për anëtar të ardhshëm të UE-së.
«Pushtimi i sheshit deri tani është kulminacioni i një fushate disamujore të autoriteteve shtetërore të portit», mendon drejtori i EMS-it, Müller. Kështu ai vuri në funksion ultima ratio-n: Müller e thirri ambasadorin gjerman. Ai u desh të fliste me kryeministrin Rama, i cili urdhëroi tërheqjen e pushtuesve.
Gjermanët kishin një as në mëngë, i cili ua hapi sytë politikanëve: Muajin e ardhshëm për vizitë në Shqipëri vjen kancelarja gjermane Merkel, ajo dëshiron të njihet me vendin, përpara se UE-ja të vendosë për një pranim eventual të Shqipërisë. Pushtimi i shesheve të portit të ndërmarrjeve gjermane përbën një argument të keq politik. Prandaj Müller shpreson që pushtuesit do të shporren së shpejti. Të premten në menëngjes, njerëzit e tij megjithatë ende nuk kanë mundur të ngarkojnë ndonjë porosi të tyre. Lapsi.al
OSHEE ka vënë në gatishmëri 1548 punonjë për të garantuar me...
Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me incidentin e ndod...
Filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit, u vlerësua si...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën ‘arrest me ...
Kërkesat e shumta për kartë identitetit ka detyruar Drejtori...
Një 45-vjeçar i akuzuar për trafik droge është ekstraduar ng...
Kompania me e madhe e telefonise fikse ne vend pritet te vaz...
Aldo Bumçi i konsideroi shpifje të gjitha akuzat në lidhje m...
Një pako e dyshimtë është gjetur pranë një qendre votimi në...
Policia e Vlorës ka arrestuar një prej të kërkuarve pas seku...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duket ...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nepermjet rrjetev...
Adolf Hitler është vënë në qendër të një teorie të re konspi...
Incident i rende elektoral eshte shenuar sot ne mbremje ne L...
Nesër është një ditë jo e zakonshme në Tiranë. Qytetarët do ...
Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar,...
Partia Socialiste mbylli te enjten fushaten elektorale ne Ti...
Pjesa më e madhe e atyre që ndodhin tek Ungjijtë nuk është e...
Vogëlushi Leo ka vështirësi në të ecur, por pas shumë peripe...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...