web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreziku që u kanoset personave që gërhasin

14 Qershor 2015, 15:45, Lifestyle CNA

Personat që vuajnë nga gërhitja gjatë gjumit, rrezikojnë katër herë më shumë të preken nga depresioni. Është kjo ajo që është zbuluar nga studiuesit australianë të Universitetit të Adelaide, në një studim të prezantuar në konferencën ndërkombëtare të American Thoracic Society, e cila u mbajt mes 15 dhe 20 maj në Denver (SHBA).

Studimi u zhvillua mbi 1875 meshkuj me moshë 35 deri në 83 vjeç. Gjendja e tyre shëndetësore u monitorua për pesë vjet. Në përfundim të kësaj periudhe, u zbulua një lidhje mes çrregullimeve të gjumit dhe depresionit. Në veçanti, ekspertët vunë re se personat që kishin probleme me gjumin rrezikonin dy herë nga çrregullimet e humorit.





11:00 Lifestyle

Buzëqesh Marsh

 Kimberley Walsh tregoi se e ka rikuperuar veten nga varësia...

08:00 Lifestyle

Sportive si Keegan

 Michelle Keegan na ka mrekulluar të gjithëve me linjat e sa...

Lajmet e fundit nga