web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr në Kuvend për arsimin e lartë, deputetët akuza UET se ka diktuar ligjin e Nikollës

11 Qershor 2015, 06:35, Aktualitet CNA

Seanca dëgjimore me rektorët e universiteteve private, për ligjin e arsimit të lartë, ka sjellë dje debate dhe përplasje mes tyre dhe deputetëve. Ashtu siç pritej, shumica e përfaqësuesve të universiteteve private përshëndetën maksimalisht draftin e MAS, ndërsa kjo ngriti pikëpyetje në radhët e deputetëve të opozitës, se ky ligj mund të jetë krijuar për interes të tyre dhe vetë këto institucione arsimore mund ta kenë ndikuar atë. Deputeti Astrit Veliaj, njëherësh dhe President i universitetit UFO, u përplas dje me përfaqësuesit e universiteteve private, veçanërisht me rektorin e UET Tonin Gjura, pasi ngriti dyshime mbi ndikimin që mund të kenë pasur këto universitete në hartimin e draftit.

?Ju faleminderit për mënyrën se si e mbrojtët ligjin për arsimin e lartë. Do ta kishin zili dhe deputetët e mazhorancës se sa bukur e mbrojtët. Gjithë konflikti dhe problemi publik është se universitetet private akuzohen se kanë ndërhyrë te ligji dhe e kanë bërë ligjin në favor të tyre. Dhe fakti që ju po dilni sot këtu dhe po thoni që është i mirë dhe nuk keni asnjë vërejtje, në opinion perceptohet se keni ndërhyrë. A keni ndërhyrë ju në ligjin për arsimin e lartë, si privatë për të favorizuar universitetet private, apo jo?

Personalisht te unë latë këtë përshtypje?, ju drejtua deputeti Veliaj rektorëve të universiteteve private. Deklarata e tij nuk u prit aspak mirë nga rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjura, i cili pati edhe përplasje me kreun e komisionit Genc Pollo, i cili i tërhoqi vëmendje që të përqendrohej tek drafti dhe të mos kishte përplasje me deputetët. ?Nëse do të ishte ashtu siç thotë z. Veliaj duhej të ishte shumë i lumtur sepse përfaqëson këtë sektor, por nuk është e vërtetë. Absolutisht është e vërtetë që ne kemi qenë shumë aktivë në debatet, diskutimet e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Ka mbi një vit apo dhe më tepër që ka vijuar një diskutim i tillë?, tha Gjura.

Përplasje mes universiteteve

Ndonëse pjesa më madhe e akademikëve kanë deklaruar se ligji i ri për arsimin e lartë favorizon universitetet private, ka pasur edhe nga këta të fundit që kanë dalë kundër draftit të qeverisë, madje duke krijuar dhe përplasje mes tyre. Teksa dje rektorët e UET dhe universitetit ?Marin Barleti? mbështetën hapur draftin dhe u shprehën se kanë pasur kontaktet me universitet e tjera private dhe përfaqësonin edhe mendimin e shumicës së tyre, rektorja e universitetit ?UFO? doli kundër tyre, duke krijuar dhe përplasje mes vetë universitete private, pasi u tha se vetë ?UFO? ishte i përfshirë në këto diskutime.

Rektorja Vera Ostreni lëshoi kritika të ashpra në drejtim të draftit të qeverisë. Sipas saj, krijimi i agjencive të shumta krijon mbivendosje të tyre dhe në një farë mënyre cenohet autonomia. Po ashtu ishte kundër heqjes së studimeve part-ime. ?Një nga problemet që përbën shkelje të lirisë akademike dhe autonomisë universitare është ngritja e disa organizmave, siç është Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Kërkimit Shkencor, etj. Mendojmë se ka një mbivendosje të kompetencave të tyre. Një shtim të burokracisë përmes këtyre organizmave, të cilat në një farë mënyre e mbysin qoftë njëra tjetrën, qoftë lirinë akademike?, tha Ostreni.

Kritika pati edhe nga rektori i Universitetit Metropolitan të Tiranës, Gëzim Karapici. Edhe ai kundërshtoi numrin e lartë të agjencive, ndërsa kërkoi që Agjencia e Akreditimit të mos jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit. Një tjetër kritikë e tij ishte për hierarkinë mes Bordit të Administrimit dhe Senatit, duke thënë se ajo mbetet e paqartë.

Debatet dhe deklaratat në Komisionin e Edukimit   Mariglen Spiro, Universiteti Marin Barleti: Krijimi i institucioneve publike të arsimit të lartë publike të pavarura është e ardhmja për Shqipërinë. Do të ngrejë padyshim cilësinë e punës së institucioneve të arsimit të lartë. Është një perspektivë e realizueshme… Prania në organet vendimmarrëse e përfaqësuesve të MAS është pozitive, nuk kufizon autonominë.

Konstantinos Giakoumis, Universiteti New York Tirana: Me anë të këtij ligji do të vendoset një barazi mes universiteteve private dhe universiteteve publike. Do mundësohet që edhe universitet private të përfitojnë fonde për kërkimin shkencor. Kjo është gjë shumë e mirë sepse do të shtyjë që të konkurrojmë dhe për fonde nga vendet e BE.

Tonin Gjura, Universiteti Europian i Tiranës: Ky ligj rregullon shumë asimetrinë që ekziston gjatë këtyre viteve mes universiteteve. Jemi të gatshëm për t?iu përshtatur skemës së shndërrimit në Universitete Publike të Pavarura? IAL private marrin vetëm bursa dhe tek ky 1 milionëshi i kërkimit, se pas tre vjetëve nëse ne do e kemi këtë status të ri, do të aplikojmë për fonde publike.

Vera Ostreni, Albania University: Një nga problemet që përbën shkelje të lirisë akademike dhe autonomisë universitare është ngritja e disa organizmave, siç është Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Kërkimit Shkencor, etj. Mendojmë se ka një mbivendosje të kompetencave të tyre. Një shtim të burokracisë përmes këtyre organizmave, të cilat në një farë mënyre e mbysin qoftë njëra tjetrën, qoftë lirinë akademike

Gëzim Karapici, Universiteti Metropolitan i Tiranës: Një gjë që vihet re është se mungon edukimi në distancë, gjë që duhet të jetë. Ka shumë agjenci të krijuara. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë të jetë autonome, jo në varësi të Ministrisë së Arsimit. Mbetet e paqartë hierarkia mes Bordit Senatit dhe kryetarit të Bordit.

Lavdosh Zaho, Tirana Bussines University: MAS ka reflektuar në shumicën e sugjerimeve tona, por ka ende disa pika që mendojmë se duhet të ndërhyhet. Të hiqet kufizimi për afatin e studimeve. Transferimet të mos jenë vetëm në fillim të vitit, por edhe në fund të semestrit të parë.

Ferdinand Gjana, Hëna e Plotë Beder: Mendoj se shumë investitorë, sipërmarrës privatë do mendohen shumë gjatë për ta kthyer në një status të tillë. Paçka se do të kenë përfitime nga buxheti i shtetit nëse do të plotësojnë kushtet,ata do të heqin dorë nga gjithçka. Nga pronësia, nga ai institucion dhe ajo sipërmarrje pas atij momenti do të jetë më tepër një pronë publike.

Astrit Veliaj: Ju faleminderit për mënyrën se si e mbrojtët ligjin për arsimin e lartë. Do ta kishin zili dhe deputetët e mazhorancës se sa bukur e mbrojtët. Gjithë konflikti dhe problemi publik është se universitet private akuzohen se kanë ndërhyrë te ligji dhe e kanë bërë ligjin në favor të tyre. Dhe fakti që ju po dilni sot këtu dhe po thoni që është i mirë dhe nuk keni asnjë vërejtje, në opinion perceptohet se keni ndërhyrë. A keni ndërhyrë ju në ligjin për arsimin e lartë, si privatë për të favorizuar universitet private, apo jo? Personalisht te unë latë këtë përshtypje.

Mariglen Spiro: Kemi ndërhyrë zoti deputet sepse na është marrë mendimi. Në këtë farë forme po. Një pjesë e madhe e vërejtjeve janë marrë parasysh

Tonin Gjura: Zoti Veliaj ironia është shumë e lexueshme dhe është jo etike dhe shumë larg nivelit akademik e intelektual.

Genc Pollo: Ju kemi ftuar për dëgjesë me projektligjin dhe jo për polemika me deputetët.

Tonin Gjura: Tani unë nuk mund të hesht, ne po diskutojmë për përmbajtjen.

Genc Pollo: Jo të heshtni, por për këtë gjë diskutoni jashtë sallës së komisionit. Këtu ka rregulla dhe debati është për projektligjin.

Tonin Gjura: Ironia ndaj rektorëve…

Genc Pollo: Fjala merret me kërkesë.

Tonin Gjura: Nëse do të ishte ashtu siç thotë zoti Veliaj duhej të ishte shumë i lumtur sepse përfaqëson këtë sektor, por nuk është e vërtetë. Absolutisht është e vërtetë që ne kemi qenë shumë aktivë në debatet, diskutimet e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Ka mbi një vit apo dhe më tepër që ka vijuar një diskutim i tillë. Me komisionin pranë MAS, i cili ka qenë i pavarur, ka përfaqësuar universitet publike dhe private. Fakti që kemi qenë aktivë nuk do të thotë se paskemi lobuar. Pastaj lobimi nuk ka ndonjë problem.    Mariglen Spiro: Protesta dhe kundërshtitë e studentëve nuk janë shqetësuese. Ka mungesë informimi pre tyre. U mungon ndërgjegjësimi dhe argumenti.





Lajmet e fundit nga