web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nderron jete Christopher Lee, aktori i Drakules

11 Qershor 2015, 17:20, Kulturë CNA

Lamtumirë Christopher Lee. Aktori, i cili u bë i njohur në të gjithë botën falë interpretimit të tij në rolin e Drakulës si dhe në filmat ?Zoti i Unazave? apo ?Lufta e Yjeve?, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Aktori ndërroi jetë të dielën e shkuar në spitalin Chelsea and Westminster në Londër, sipas disa familjarëve. Ai ishte shtruar në spital për shkak të disa problemeve që kishte me rrugët e frymëmarrjes dhe më pas e kishte goditur një infarkt. Tre javë më parë Lee festoi ditëlindjen e tij të 93-të në ambientet e spitalit. Zonja Lee, bashkëshortja e aktorit për më shumë se 50 vite, vendosi që fillimisht të lajmëronte gjithë të afërmit dhe më pas të bënte publik lajmin për largimin nga jeta të ?Drakulës?.





Lajmet e fundit nga