web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkoi 80 mijë euro për një çështje, 30 ditë burg gjyqtarit të Sarandës

8 Qershor 2015, 09:45, Aktualitet CNA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda.

Gjatë seancës, kryetari i trupës gjyqësore ka caktuar 30 ditë paraburgim për gjyqtarin Doda, i akuzuar për korrupsion.

Doda akuzohet se i kërkoi ryshfet një kompanie në këmbim të favorizimit të saj në vendimin gjyqësor që do të merrej në gjykatën e qytetit jugor të vendit.

Seanca e sotme në ngarkim të tij është mbajtur me dyer të mbyllura.





Lajmet e fundit nga