web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kazinoja më e madhe në botë

5 Qershor 2015, 08:15, Kuriozitete CNA

Për vite me radhë Las Vegasi, i ashtuquajturi Kryeqyteti i Zbavitjes, ka qenë qendra e lojërave të fatit, por një ?mbretëri? e re e këtyre lojërave lindi në Azi, pikërisht në Makao. Makao Veneciane (The Venetian Macao) quhet hoteli luksoz i cili në vete ka edhe kazinon i cili u modelua nga një ndërtesë pushimi bazë në Las Vegas.Makao Veneciane (The Venetian Macao) mban kazinon më të madhe në botë dhe është struktura e vetme e llojit të tillë në Azi. Totali i hapësirës së kazinos është 50.700 m2.Kazino përmban disa zona themelore të fatit : Peshku i Artë, Dragoi i Kuq dhe Fenix që të gjitha këto luhen në një total prej 3400 makinash fati , dhe 800 tavolina për kumar. Ky Hotel u përfundua në korrik të vitit 2007 dhe për turistët zyrtarisht u hap më 28 gusht 2007. Kompleksi turistik ka 3000 apartamente dhe 15.000 vende për argëtim duke përfshirë aktivitete të ndryshme sportive.





13:15 Kuriozitete

Pse qajnë bebet ??

Nëna të dashura nëse e qara e fëmijës tuaj vjen si pasojë e ...

06:35 Kuriozitete

Lepurush Wally

Wally është një lepur unik në llojin e tij. Ai është bërë yl...

Lajmet e fundit nga