web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vuçiç: Hapja e negociatave për Serbinë varet nga dialogu me Prishtinën

25 Maj 2015, 10:34, Aktualitet CNA

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se hapja e kapitujve të parë të negociatave me BE-në për anëtarësim të Serbisë në BE varet ekskluzivisht nga mbarëvajtja e dialogut të Kosovës me Serbinë, raporton B92.

Duket se Serbia përkundër faktit që negociatat me Kosovën i ka rrugë të domosdoshme për anëtarësim me BE-në, megjithatë nuk ka treguar ndonjë përkushtim të madh në zbatimin e marrëveshjeve që deri tash janë arritur në Bruksel, transmeton Indeksonline.
?Kam dëgjuar politikanë që thonë se hapja e kapitujve për anëtarësim varet nga plan-aksionet për kapitujt 23 dhe 24. Më duhet të them se këta njerëz nuk e kanë idenë se çfarë flasin. Kjo çështje varet nga Asociacioni i Komunave Serbe, energjia dhe telekomunikimi, aty për aty, nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka tjetër kusht?, ka thënë Vuçiq.
I pyetur se kur do të mbahet një raund i bisedimeve dedikuar komunave serbe në Kosovë, Vuçiq ka thënë se është kërkuar që ky proces të fillojë në javën e parë të korrikut, por meqë ato ditë kryeministri Aleksandër Vuçiq do të vizitojë SHBA-të, ai ka thënë se do të përpiqet që ta kryej vizitën e tij sa më shpejt atje.





Lajmet e fundit nga