Shkup, ambasada amerikane: Deklaratat e Lavrov, absurde
Ambasada amerikane ne Shkup ka reaguar kundër deklaratës së ...
Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta lënë në harresë Ballkanin, paralajmëron Senatori demokrat Chris Murphy, i cili ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në fundit në Maqedoni. Ai u bën thirrje autoriteteve të Shkupit të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve të tyre. Këto komente Senatori Murphy i bëri gjatë një intervistë për shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës, mbi qëndrimin e Rusisë ndaj vendeve fqinje të ish Bashkimit Sovjetik.
Senatori demokrat nga shteti Konektikat thekson se Shtetet e Bashkuara dhe në përgjithësi bashkësia ndërkombëtare duhet t?i përgjigjen me vendosmëri agresionit rus:
?Nëse nuk dërgojmë një mesazh të qartë në lidhje me veprimet në Ukrainë se Rusia do të paguajë një çmim të rëndë për agresionin e saj, kjo prirje nuk do të ndalë. Vladimir Putin e ka bërë shumë të qartë: ai mendon se tragjedia më e madhe që i ka ndodhur Rusisë gjatë 100 vjetëve të fundit ishte shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Ai do të rikrijojë një version të ish-Bashkimit Sovjetik apo të perandorisë ruse. Sot Vladimir Putin është përqëndruar tek Ukraina, por ai mund të vazhdojë edhe më tej, në vende si Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe në Baltik dhe në Ballkan, nëse nuk e paguan për ato që po bën sot?.
Zoti Murphy i ndjek me vëmendje edhe zhvillimet në Ballkan. Ai zhvilloi në tetor një turne pune në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni për të diskutuar nevojën për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike të Shteteve të Bashkuara me Ballkanin. Në intervistën e djeshme, ai ndalet tek zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe u bën thirrje autoriteteve të Shkupit të përmbushin detyrimet e një qeverie demokratike ndaj qytetarëve:
?Unë e kam ngritur me të madhe gjatë vitit të fundit shqetësimin për hapat prapa që kemi vërejtur në Maqedoni lidhur me respektimin e shtetit ligjor, të drejtat e njeriut, apo lirinë e shtypit. Incidentet e javëve të fundit janë shumë shqetësuese. Qeveria e Maqedonisë duhet të angazhohet plotësisht për të respektuar të drejtat e shtetasve të saj, për të riparuar dëmin që kanë shkaktuar të gjitha këto që kemi dëgjuar kohët e fundit për aktet e autoriteteve?.
Senatori demokrat foli edhe për nevojën që Shtetet e Bashkuara t?i kushtojnë vëmendje më të madhe rajonit të Ballkanit. Ai thotë se shumë nga tensionet që ushqyen konfliktet e dekadave të fundit në Ballkan ende nuk janë shuar.
?Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen aktivë dhe të pranishëm në zhvillimet në Ballkan. Ne e konsiderojmë si të mirëqënë se Ballkani është një rajon në paqe sot. Tensionet që u shpalosën në luftrat rajonale mbi dhjetë vjet më parë vazhdojnë të ziejnë, prandaj Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol më aktiv në atë rajon se ç?po luajnë aktualisht. Për këtë arsye shkova në Ballkan në vjeshtë të vitit të kaluar dhe shpresoj se kolegët e mi do të bëjnë të njëjtën gjë?.
Senatori Chris Murphy është anëtari më i lartë demokrat i Nënkomisionit të Senatit për Lindjen e Afërme dhe Antiterrorizmin.
Ambasada amerikane ne Shkup ka reaguar kundër deklaratës së ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se duhet ende s...
Presidenti i Francës, Francois Hollande, deklaroi se duhet b...
Partia e Isa Mustafës, që qeveris Kosovën, i ka dhënë përkra...
Presidentja Jahjaga po zhvillon një vizitë në Lindjen e Mes...
Një shpërthim kamikaz në një xhami shiite në Arabinë Saudite...
Kryetari i Parlamentit të Venezuelës Diosdado Cabello duhet ...
Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të ndihmojë Ukrainën me ...
Kryesia e Kuvendit në Kosovë vendosi të shqyrtojë amendament...
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për emisionin...
Në Irlandë mbahet referendumi për lejimin apo jo të martesës...
Liderët europianë kërkojnë marrëdhënie më të ngushta me ish ...
Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë në kontroll edhe pik...
Trupat e kosovarëve të vrarë në lagjen e Trimave në Kumanovë...
Preambula në Kushtetutën e Serbisë, në të cilën precizohet s...
Avioni I kryeministrit të Maqedonisë, Gruevski dhe delegacio...
Familjarët e personave që u vranë gjatë operacionit të polic...
Eurodeputetja, Ulrike Lunacek ka kërkuar hetim të rolit të k...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se disa he...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se kriza në Ukr...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...