web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blushi: Kam kërkuar votat e qytetarëve për premtime që nuk po mbahen

30 Prill 2015, 19:40, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste ka vijuar me kritikat ndaj qeverisë në emisionin ?Opinion? të Blendi Fefziut duke thënë se Shqipëria është më e pasur se viti 1992 por nga krahu tjetër është më e varfër. Blushi tha gjatë emisionit se ka dalë në fushatën e 2013-ës për të kërkuar votat e shqiptarëve më idenë se Partia Socialiste do të rikthente shpresën tek qytetarët por sipas tij një gjë e tillë nuk  ka ndodhur.

?U premtuan 300 mijë vende pune, u premtua shëndetësia falas dhe shumë premtime të tjera. Në 2013 kam dal me fytyrë për të kërkuar votën e shqiptarëve për ndryshimin që mendoja se do të vinte.  Sot, Shqipëria është më e pashpresë se dy vite më parë madje, më e pashpresë se viti 1992 edhe pse më e pasur. Pse po largohen shot shqiptarët? Çdo vit largohen nga vendi mbi 46 mijë qytetarë. Kjo do të thotë se brenda një viti vendit tonë po i largohet një qytet sa Pogradeci. Kjo nuk është normale?, tha Blushi

Deputeti i PS tha mendimin e tij edhe për menaxhimin e reformës energjitike, për të cilat tha se mënyra se si po kryhet është tërësisht e  gabuar.

? Mënyra se si u realizua reforma në energji është çnjerëzore. Nuk mund të fusësh në burg një person i cili nuk ka para të paguajë energjinë. Unë nuk po them se ai që është debitor apo që ka vjedhur energjinë duhet falur por duhet gjetur një zgjidhje më sociale. Ideja e fundit për konfiskimin e pronësisë në rast se një person është debitorë ndaj KESH, e cila fatmirësisht nuk u miratua është absurde. Një qeveri nuk mund të mendojë gjëra të tillë. Rritja e çmimit të energjisë është e padrejtë. Nuk mund të paguajë njësoj dikush që merr 10 herë më pak se paga që marr unë. Duhet bërë diferencimi i çmimit të energjisë?, vazhdoi Blushi

 

Blushi: Nuk flas me Fatos Nanon që prej 2007-ës

I pyetur nëse pas këtyre kritikave ndaj qeverisë ndodhet Fatos Nano në një përpjekje për tu rikthyer në politikë, Blushi u përgjigj duke e mohuar.

? Nuk flas me Fatos Nanon që prej vitit 2007, në atë vit kur Nano me 6 deputetët bashkuan votat me Demokratët për të zgjedhur President Bamir Topin. Kështu që,  të gjitha zërat se Fatos Nano ndodhet mbas kritikave të mia ndaj qeverisë janë të pasakta. Këto janë mendimet e mia dhe të askujt tjetër”, tha ai

Blushi: Nuk i komentoj komentatorët

Gazetari Blendi Fevziu i paraqiti atij dy pamje filmike ku Kryeministri Edi Rama i anashkalon shkrimet e tij duke thënë se ?Nuk i komentoj komentatorët?. Pas këtyre pamjeve Blushi ja ktheu Ramës me të njëjtën monedhë: ?Nuk i komentoj komentatorët. Gjithashtu, Blushi shprehu mendimin e tij edhe për reagimin e deputetit Taulant Balla, i cili tha se Blushi flet njësoj si Saliu.

? Unë nuk dua të replikoj ndaj Taulant Ballës po e vetmja gjë që dua të them është se më vjen keq që ai më krahason me Saliun. Unë nuk mund të hesht ndaj problemeve që ka vendi. Për këtë gjë nuk mund të krahasohem me Saliun sepse të kritikosh për premtimet e pambajtura nuk do të thotë se unë ngjaj me të tjerët?

Blushi: Dua që të fitojmë në zgjedhjet e 21 qershorit, Erion Veliaj do të fitojë

? Dua të them se sinqerisht dua që Partia Socialiste të fitojë në zgjedhjet lokale. Kjo për arsye se një parti fituese ka më shumë mundësi  të ndryshojë. Unë jam shumë i gatshëm të ndihmoj çdo kandidat të PS-së për zgjedhjet e bashkisë.  Mendoj se Erion Veliaj ka hedhur poshtë të mendimet e këqija ndaj tij. Mendoj se Veliaj është kandidati që do ti fitojë këto zgjedhje? , u shpreh Blushi

Blushi: Pse flas? Kërkoj zgjedhje për kreun e PS

? Nga të gjithë këto fjalë, kritika apo sido ti quani prova më e madhe e realizimit të programit të qeverisë do të jenë zgjedhjet për kreun e partisë. Këto zgjedhje do të provojnë nëse anëtarët e partisë vazhdojnë të kenë besim ndaj këtij programi. Unë nuk do të pushoj deri sa kjo të ndodhë? ,  argumentoi Blushi





Lajmet e fundit nga