Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Dardan MUSTAFAJ
Një video, në të cilën shfaqet gazetari Sokol Balla në intimitetin e tij, është kthyer në debatin e ditës.
Duhet të them që në fillim që nuk e kam parë videon në fjalë. Jo vetëm nuk kam ndonjë kuriozitet, por mbi të gjitha mendoj se parimisht askush nuk duhet ta shohë për hir të respektit për jetën private të këtij personi. Megjithatë, për të bërë këtë shkrim kam mbledhur informacione rreth përmbajtjes së saj në portale të ndryshme elektronike, të cilët e kanë përshkruar si një regjistrim të një bisedimi në skype ku z. Balla, nga një ambient tërësisht privat (dhomë), bën gjeste intime përpara kameras së kompjuterit të tij.
Në një rast të tillë prisja nga opinioni ynë publik një mbështetje unanime për z. Balla dhe një dënim po kaq unanim të kujtdo që ka bërë këtë regjistrim. Kjo përshtypje e imja buronte nga fakti që në shumë raste kur kanë dalë video-përgjime, opinioni publik ka mbajtur anën e të përgjuarit dhe ka dënuar përgjuesin. Me habi po lexoja krejt të kundërtën! Shumë njerëz villnin vrer kundër z. Balla!
Më duket tejet e habitshme që në vendin tonë, në shekullin e 21, më duhet t?iu kujtojë bashkëqytetarëve tanë që e dënojnë zotin Balla si ?imoral?, ?skandaloz? etj? që si z. Balla, si ata vetë apo kushdo tjetër, kanë të drejta të plota për të bërë ç?të duan dhe me kë të duan në privatësinë e shtëpisë së tyre!
Më vjen edhe më keq kur lexoj që Bordi Drejtues i Top Channel e ka pezulluar emisionin e tij! Ky Bord Drejtues duhet të qëndrojë mbrapa z. Balla si viktimë e këtij akti të shëmtuar dhe jo të pezullojë punën e tij. Top Channel është një nga mediat më të mëdha në vend dhe pesha e këtij institucioni të medias shqiptare duhej të rëndonte për të mbyllur dhe hequr sa më shpejt imazhet dhe videot e jashtëligjshme, jo e kundërta!
Kjo çështje shtron përsëri një problem madhor ligjor në vendin tonë: atë të mbrojtjes së pamjaftueshme të jetës private! Si jurist dhe profesor i së drejtës së teknologjisë, do të përqendrohem vetëm në një analizë të kuadrit ligjor dhe mjeteve që z. Balla mund të përdorë për të kufizuar shpërndarjen e këtyre materialeve të jashtëligjshme.
Ndërhyrja në jetën private të një personi dënohet penalisht nga neni 121 i Kodit Penal. Kjo dispozitë dënon jo vetëm regjistrimin ose transmetimin e figurave, zërave etj? që ekspozojnë një aspekt të jetës private të një personi pa autorizimin e tij por edhe publikimin e këtyre materialeve. Rrjedhimisht duhet të jetë e qartë për cilindo portal, faqe interneti apo edhe përdorues të rrjeteve sociale që shfaqja e këtyre imazheve, qoftë edhe të mjegulluara apo të retushuara, në faqen e tyre përbën vepër penale dhe sjell pasoja ligjore!
Subjektet që botojnë këto imazhe apo video nuk mund të përfitojnë nga mbrojtjet që gëzohen zakonisht nga gazetarët apo portalet e ndryshme informative në internet. Konkretisht nuk përfitojnë as nga liria e shprehjes dhe as nga parashikimet e ligjit shqiptar nr. 10128 për tregtinë elektronike (i cili ka implementuar direktivën europiane 2000/EC/31).
Liria e shprehjes dhe e informimit nuk mbron median, portalet apo individët në rastin konkret. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur gjithmonë qëndrimin që, në rastin e materialeve që cenojnë jetën private të një individi, liria e shprehjes dhe mbrojtja e jetës private duhen baraspeshuar gjithmonë në konsideratë të interesit publik. Thënë ndryshe, a ka interes publik që të shfaqen imazhet apo videot intime të z. Balla, të regjistruara dhe shfaqura pa miratimin e tij? Personalisht jam i bindur që jo dhe mendoj se çdo gjykatë do të mbante të njëjtin qëndrim! Do të ishte krejt ndryshe sikur këto subjekte të kufizoheshin në informimin rreth ndodhjes së incidentit, por pa paraqitur imazhe apo video, në këtë rast raporti mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së jetës private do të ishte më i ekuilibruar, pasi z. Balla është person publik dhe informimi rreth fatkeqësive që i ndodhin mund të ketë njëfarë interesi për publikun.
Subjektet që shfaqin imazhet apo videot nuk mund të mbrohen as nga kuadri ligjor që rregullon tregtinë elektronike. Është kthyer tashmë në një standard botëror që portalet elektronike të lajmeve apo ofrues të tjerë shërbimesh elektronike nuk janë përgjegjës për materialet që ndodhen në faqet e tyre për sa kohë nuk janë vënë në dijeni që këto materiale janë të jashtëligjshme (nenet 15-20 të ligjit nr. 10128 për tregtinë elektronike). Mirëpo, këto portale janë plotësisht në dijeni të faktit që imazhet dhe videot janë të jashtëligjshme, pasi e shkruajnë edhe vetë që janë regjistruar dhe shfaqur pa autorizimin e zotit Balla! Pra shkelin ligjin me dijeni të plotë dhe nuk mund të përfitojnë mbrojtje nga ligji për tregtinë elektronike.
Përballë kësaj situate, z. Balla duhet të veprojë në planin ndërkombëtar duke i dërguar menjëherë një njoftim formal me anë edhe të postës elektronike shoqërive të serverëve, (host në anglisht) në të cilët janë ruajtur portalet që shfaqin këto imazhe dhe video të tij, të paautorizuara. Është kthyer tashmë në një standard ndërkombëtar që këto shoqëri do të heqin shpejt materialet e jashtëligjshme nga serverat e tyre. Nëse nuk e bëjnë këtë gjë, atëherë z. Balla mund të padisë këto shoqëri dhe gjykatat do t?i jepnin dëmshpërblime mjaft të mira. Në planin kombëtar, z. Balla duhet të ndjekë rrugën ligjore nëpërmjet prokurorisë dhe gjykatave kundrejt subjekteve që kanë shfaqur këto materiale. Fatkeqësisht, tempi i prokurorisë dhe i gjykatave është tejet i ngadaltë dhe krejtësisht i papërshtatshëm për zgjidhjen e situatave të tilla emergjente.
Nevojitet një reformë në themel për të përshtatur sistemin tonë ligjor për t?u bërë ballë këtyre situatave, që fatkeqësisht nuk i kanë ndodhur vetëm z. Balla. Ndoshta ky do të jetë i vetmi aspekt pozitiv i kësaj çështjeje: ndërgjegjësimi për nevojën e reformimit që ngjarje të tilla të mos përsëriten ose nëse përsëriten, të mund të minimizohet dëmi brenda një kohe sa më të shkurtër.
Marre nga Mapo.al
Trajtimi i kancerit është një proces i vështirë pasi jo çdo ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se gazetari Sok...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Hali...
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka përuarar ...
Prokuroria e Përgjithshme dërgoi një përfaqësues të saj në s...
Ish-zëvendësinistri i Mbrojtjes dhe njëkohësisht publicist, ...
Dështimi grek nuk do të thotë që vendi duhet të largohet nga...
Gjigandi i teknologjisë Amazon ka deklaruar se ka gjeneruar...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dekla...
Pensionistët e zhgënjyer dhe vonesat e pagesave të pensionev...
Nga fundjava e kaluar çmimi i karburanteve u rrit me 3 lek/l...
Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Gentian Çaka, 43...
Koço Kokëdhima, deputet i PS-së është përfshirë në një debat...
Eduard Shalsi është caktuar nga kryeministri Rama, si menaxh...
Në Gjykatën Kushtetuese pritet sot të ankimohet kërkesa për ...
Dje ne mbremje në emisionin Opinion në TV KLAN, së bashku me...
Është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë, Konferenca për Fina...
Ka ndërruar jetë kompozitori Agron Xhunga. Ai vuante prej ko...
Kanë nisur në Armeni ceremonitë përkujtimore për 100-vjetori...
14 emigrantë janë shtypur nga treni mbrëmë rreth orës 22.30 ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...