web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkodër/ Policia Kufitare sekuestron 13 kilogramë mariuanë, arrestohet poseduesi

20 Prill 2015, 06:46, Aktualitet CNA

Efeketivat e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbërt me Malin e Zi , në orët e vona të mbrëmjes se djeshme  kanë goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike.

Efektivat e Policisë Kufitare kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Bruno Nikaj, 25 vjeç, banues në fshatin Hot, të Malsisë së Madhe. Ky shtetas , është kapur në flagrancë nga njësiti i Policisë Kufitare të Hanit të Hotit , afër vijës kufitare në Hot, në vendin e quajtur sipër « Kalas » teksa po tentonte të trafikonte me një thes plasmasi me lëndë narklotike drejt Malit të Zi, një sasi prej 13 kg lëndë narkotike Canabis Sativa.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor dhe Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër , ku nga kqyrja e thesit të plasmasit rezultoi se në çantë kishte 13 pako me peshë 1 kilogramë , gjithësej 13 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë.

 

 





Lajmet e fundit nga