Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Duke nisur nga muaji maj Greqia duhet të shlyejë kredi të mëtejshme. A do të arrihet një marrëveshje në takimin e eurogrupit këtë javë në Rigë?
Kalendari i shlyerjes së kredive greke është mjaft i ngjeshur: fillimi është më 1 maj me pagesën e rreth 200 milionë Eurove FMN-së, pasojnë deri në mes të qershorit këste të tjera për FMN-në në një vlerë të përgjithshme prej rreth 2,5 miliardë Euro. Këto janë këstet për kreditë, që i janë dhënë Greqisë nga fondet në kuadrin e paketës së shpëtimit.
Shefja e FMN-së Christine Lagarde javën e kaluar bëri të qartë, se ajo insiston për një shylerje të përpiktë brenda afatit, FMN-ja në 30 vitet e shkuara nuk u ka shtyrë asnjëherë afatet debitorëve. ?Ne asnjëherë nuk kemi pasur rastin, që një vend i zhvilluar të ketë kërkuar shtyrjen e afatit ?, tha Lagarde. ?Ne shpresojmë shumë, që as Greqia nuk do ta bëjë këtë. Unë personalisht nuk do ta mbështes këtë.?
FMN është një institucion që ?bazohet në rregulla?, shtoi Lagarde. ?farë nënkupton, se ne nuk mund t?i shkojmë pas fijes Greqisë, sepse këtë nuk e lejojnë rregullat tona.
?Një institucion i bazuar në rregulla? ? këtë formulë konsumon shpesh në fjalimet e tij edhe Mario Draghi, shefi i Bankës Qendrore Europiane (BQE). Ndonëse rregullat shumë shpesh lenë mjaft hapësirë për interpretime.P.sh. sipas shumë kritikëve blerja masive e obligacioneve shtetërore nuk është e parashikuar në mandatin e bankave të rezervave. Megjithatë kjo nuk e ka penguar Draghin, që ?do muaj të derdhë 60 miliardë Euro në tregje.
Edhe BQE ushtron presion
Sipas rregullave të vendosura prej saj BQE-ja nuk lejohej të pranonte më si garanci obligacionet shtetërore greke, kur kuotimi i tyre ishte përtokë. Kjo asokohe u devijua përmes një rregulli përjahtues të miratuar menjëherë. Në shkurt, paka pas marrjes së postit të kryeministrit nga Aleksis Cipras, BQE-ja e shfuqizoi sërish këtë rregull duke i prerë këtij vendi një nga burimet më të rëndësishme të financimit. Argumentimi zyrtar asokohe ishte: nuk pritet, që verifikimi i programit të reformave mund të mbyllet me sukses.
Bankat greke, të cilat qysh atëherë nuk kanë më akses direkt tek paratë e BEQ-së, janë të varura tani ndaj kredieve të emergjencës (ELA ? emergency liquidity assistance) të Bankës Qendrore Të Greqisë. Kreditë ELA janë jo vetëm të shtrenjta, por ato duhet të miratohen prej BQE-së. Por kjo i mban nën presion, sepse ndonëse e rrit herë pas here kufirin maksimal të lejueshëm të kredive, këtë e bën me hapa shumë më të vogla krahasuar me kohën e qeverisë paraardhëse greke.
Udhëzimi i BQE-së në mars, se bankat greke nuk lejohen më të blejnë mbi një shumë të caktuar letrat afatshkurtra me vlerë të borxhit (T-Bills) të shtetit grek, e ka rritur edhe më shumë presionin.
Marrja e rregullt e kredive në tregun e kapitalit nuk përbën opcion për grekët. Pas takimit të ministrit të Financave Janis Varoufakis dhe shefes së FMN-së Lagarde në Uashíngton javën e kaluar interesat e bonove trevje?are të thesarit u rritën në mënyrë maramendëse në 27 përqind, niveli më i lartë ky që prej faljes së borxheve në vitin 2012.
Para s?ka askund
Për këtë arsye grekët insistojnë për një pagesë sa më të shpejtë të ndihmave të premtuara nëv lerën e 7,2 miliardë Eurove. Por kreditorët nuk i lëvrojnë paratë, sepse i konsiderojnë si të pamjaftueshme përpjekjet e qeverisë Cipras për reformat.
Më 20 shkurt eurogrupi ra dakord për një shtyrje të programit të ndihmës deri në qershor. Kjo atëherë u vlerësua si sukses, por nuk solli aspak qartësi. Grekët e interpretojnë marrëveshjen si ?një kuadër të ri?, si? shkruante Cipras në një letër drejtuar kancelares Angela Merkel. Vendet e tjera të Eurozonës shohin këtu vetëm detyrimin për të vazhduar politikën e kursimeve radikale.
Pikërisht këtë e refuzon qeveria greke, e cila do t?u përmbahet premtimeve të saj, pra që t?u japë fund kushteve të konsideruara si jo sociale dhe si kundërproduktive në aspketin ekonomik. Aletrnativat, që ajo ka propozuar deri tani, janë hedhur poshtë prej eurogrupit si të pamjaftueshme.
Në sfondin e arkave të zbrazura shefja e FMN-së tërhoqi vëmendjen e të gjithë pjesëmarrëvesve që të nxitojnë. ?Kjo nuk është ?ështje që mund të mbyllet me një marrëveshje politke në minutën e fundit.? Tani fjalën e kanë ministrat e financave të eurogrupit dhe institcuionet verifikuese të ngarkuara prej tyre.
Një tjetër shans në Rigë?
Kryeministri grek Cipras javën e kaluar u shpreh optimist, që deri në fund të muajit do të arrihet një marrëveshje, edhe pse ende ka ?ështje të diskutueshme lidhur me reformat në tregun e punës dhe pensionet si dhe rritjen e tatimeve e privatizimet.
Të premten (24.04.2015) ministrat e financave të vendeve të Eurozonës sërish do të takohen në Rigë. Por ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble në prag të këtij takimi i ka zbehur pritshmëritë: ?Nuka ka asgjë të re?, tha Schäuble në takimin e FMN-së në Uashington. ?Unë nuk jam i sigurt, që ne javën e ardhëshme në Rigë do të kemi di?ka të re.?
Presioni ndaj qeverisë greke po rritet dita ditës për të pranuar kushtet e kreditorëve për kursime e reforma. Cipras, një atetist i deklaruar dhe i pari kryeministër grek,që nuk e dha betimin me dorën mbi bilël, ka nisur ndërkohë një dialog me Kishën Ortodokse. Kreu i kësaj kishe Hieronymus II.´ka ofruar, që me pasurinë miliardëshe të kishës të ndihmojë në gjetjen e burimeve të tjera të parave./DW/
Google nuk do të shfaqë më adresat e faqeve të internetit në...
Në jetën tonë shumë të ngarkuar dhe komplekse, është e nevoj...
Në fundjavën e parë pas lancimit të lojës ‘Mr Jump’, më shum...
Filmi “Sonata” merr konfirmimin për pranim në festivalin e f...
Në vitin 2014 një përdorues celular ka paguar mesatarisht 3....
Dita e martë, ora 18:00 pasdite shënon dhe skadimin e afatit...
Janë dhënë shumë rekomandime në lidhje me mënyrën e përgatit...
Boronicat janë një frut shumë i pasur në antioksidantë të ci...
ILDKP, bëri me dije sot nëpërmjet një deklarate për mediat s...
Pas Twitterit, tani është Instagram i cili ka vendosur rregu...
Realizimi i fotove në fakt nuk është aq e thjeshtë sa duket....
Policia ka vënë në pranga një person pasi tentoi të korrupto...
Në sajë të një operacioni të koduar “Administratori”, specia...
Sony ka lançuar smartfonin e saj të Xperia Z4, në Japoni. As...
Të diagnostikosh tumoret me siguri është shumë e rëndësishme...
Gjatë një aksioni të policisë së Beratit të koduar “Makineta...
Faqja në rrjetin social Facebook, “Humans of New York” (Njer...
Suksesi shpesh varet nga të qenit i paharrueshëm. Ke do të p...
Norvegjia do të mbyllë radiot FM në fillim të vitit 2017. Mi...
Një 25 vjeçar është dhunuar dhe grabitur në Pukë. Nga inform...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...