Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
?E vërteta është një, gabimi shumëfishohet?. Ai që e shkruajti nuk ishte një shkencëtar dhe nuk fliste për një formulë matematikore. Sentenca është e Tertulianit, filozof i shekullit II-III, bashkë me Shën Agustinin, një prej intelektualëve të mëdhenj të krishtërimit të shekujve të parë. Dhe aludon për të vërtetën e doktrinës: një, e zbuluar dhe mbi të gjitha e autorizuar nga kisha. Kush nuk e pranonte konsiderohej heretik. Ashtu si ata që, pa lejen e Kishës, predikonin ?interpretime të lirë? të mesazhit të Jezusit.
Eshtë ky, i thjeshtëzuar disi, parimi i herezisë, nga fjala greke airesis (?zgjedhje?), një term fillimisht neutral që përgjatë historisë së krishtërimit mori një vlerë negative, duke përfaqësuar një doktrinë apo një pohim që binte ndesh me parimet e Kishës. Një Kishë qënjohu shumë herezi: që nga to në debatet për Trinitetin dhe natyrën e Jezusit në shekujt e parë, deri në ato mesjetare, e deri në të ashtuquajturat herezi të arsyes të Giordano Brunos dhe Galileo Galileit, në vitet ?500-?600.
Nëse mosmarrëveshjet e para doktrinale përballoheshin nga Shën Pali, nga Baballarët e Kishës dhe nga këshillat ? duke filluar nga ai i Nikeas i vitit 325 ? të ngritur për të zgjidhur problemet doktrinalë, ato të mëvonshmet ishin më të artikuluara. Ndërkohë që formohej ortodoksia, dhe pasi krishtërimi u bë fe shtetërore (në shekullin IV) u bë e domosdoshme t?u jepej përgjigje dilemave të krijuara prej hierarkive që po lindnin. Kleri kishte të drejtë të ekzistonte? Nëse po, duhej të ishte i pasur apo i varfër? E Mira (Zoti) dhe e Keqja (Satanai) janë entitete të dallueshëm? Njeriu shpëtohet me besimin apo përmes veprave? Përgjigja (e vërteta e Tertulianit) mund të ishte vetëm një. Po kush e vendoste? Në fillim, doktrina e Kishës u vendos prej këshillave. ?Por, në Mesjetë, ata që vunë rregull ishin universitetet e lindur në shekujt XI dhe XII: Bolonja në Itali dhe Parisi në Francë?, shpjegon Vincenzo Lavenia, docent i historisë moderne në Universitetin e Maceratas dhe bashkëautor i ?Fjalor historik i Inkuizicionit?.
?Dija këtu administrohej kryesisht nga fretërit domenikanë dhe franceskanë, teologë dhe njerëz të kulturuar që në shekujt e mëvonshëm do të gjenin jehonë tek Rommaso d?Aquino dhe Bonaventura da Bangoregio?. Ndërkohë që Kisha vendoste cilat ishin të vërtetat e saj, herezitë riprodhoheshin. Arsyet përse u shumëfishuan pas vitit 1000 ishin të shumta: ndikuan karizma personale e njerëzve që ishin besimtarë të fortë, por edhe vakuumet e pushtetit që disa lëvizje u përpoqën të mbushin. E gjithë kjo në një klimë reformash dhe eksperimentimesh: ishte një kohë e trazuar, në të cilën në brendësi të institucioneve fetarë po afirmoheshin përvoja monastike gjithnjë e më të strukturuara, si dhe një rikthim në forma asketizmi më të ngjashme me ato të eremitëve të shekujve të parë.
Por mbi të gjitha ishte një epokë në të cilën hierarkitë fetare ishin gjithnjë e më të dedikuara ndaj simonisë (shitblerja e ngarkesave dhe mallrave eklesiastike) dhe bashkëjetesës jashtë martese, ku kjo e fundit ishte praktika më e shënjestruar nga heretikët e Dyqindës, bashkë me pushtetin e përkohshëm të papëve. Në shekullin XIV dhe XV polemika u përqëndrua kundër korrupsionit të brendshëm, ushqyer nga tregu i kënaqësive (anulimi i mëkateve me një ofertë në para apo një pelegrinazh).
Shpesh herë sektët heretikë bëheshin kisha të vogla, të strukturuara në shumë nivele. ?Aderonin njerëz të Kishës, teologë por edhe artizanë apo njerëz të zakonshëm (kemi parasysh që koncepti i popullit ishte një kategori shumë e gjerë që në Mesjetë përfshinte fshatarë dhe lypësa, bashkë me tregtarët)?, shton Lavenia. ?Mes ?kristianëve të mirë? (domethënë katarët) kishte artizanë, priftërinj, teologë, të mbështetur nga fisnikët e jugut të Francës që donin të vinin duart në tokat e Kishës?.
Ndërkohë që të poshtëruarit, në një moment të parë të pranuar nga Kisha dhe të shpërndarë mes Milaneses dhe Lodigianos merreshin kryesisht me përpunimin e leshit dhe krijuan ndërmarrje të suksesshme tekstilesh. ?Ishin mbi të gjitha vitet e zgjedhjes së varfërisë për ata që, ashtu si Shën Francesco, interpretonin me besnikëri mësimet e Ungjillit, duke predikuar rëndësinë e pasurisë shpirtërore mbi pasuritë materiale?, shton historiani Grado Giovanni Merlo, autor i ?Heretikë dhe herezi mesjetare?. ?Por jo të gjithë, me përjashtim të fratit të Assisit, arrinin të aprovonin Rregullin e tyre nga institucionet fetare?.
Eshtë e lehtë të kuptosh se si në këto ethe fetare dhe sociale qarkullonin edhe zëra të pakontrolluar, si ata për një ?herezi të kuqe? që u shfaq përreth vitit Njëmijë. ?Në vitin 1028?, ka thënë historiani gjerman Arno Borst, ?arkipeshkvi i Milanos kishte arrestuar 30 gra fisnike në Monforte D?Alba, në Piemonte. Bënin jetë askete nën udhëheqjen e një konteshe. Virgjëria ishte ideali i tyre, nuk ushqeheshin me mish, ndanin mes tyre çdo zotërim, luteshin dhe agjëronin ditë e natë. Flijonin mishin për të larë mëkatet dhe kur afrohej vdekja natyrore, ato kërkonin që të vriteshin nga shoqet me qëllim që të çliroheshin nga trupi i urryer. Pas arrestimit jepnin prova të një vendosmërie ekstreme: të vendosura mes një kryqi të madh të drunjtë dhe një turre drush, preferonin në pjesën më të madhe të hidheshin në mesin e flakëve, me duart në sy?. Ekzagjerime të pabaza? Ndoshta po.
?Të mos harrojmë që çdo informacion që ka mbërritur deri tek për heretikët është filtruar nga këndvështrimi i fituesve?, shpjegon Lavenia. ?Tekstet e të humburve në fakt janë djegur të gjithë. Ajo që lexojmë janë akuzat e besimtarëve apo deklaratat, e marra përmes dhunës dhe torturave, të gjyqeve të Inkuizicionit. Për këtë arsye ka nga ata që thonë se disa lëvizje heretike ishin armiq të sajuar kundër të cilëve Kisha u hodh për të forcuar identitetin e saj?.
Cilado të ishte origjina e tyre, lëvizjet rebele merrnin gjithmonë nga Roma një përgjigje të fortë dhe të qartë. Dhe të dyfishtë: nëse nga njëra anë kisha rafinoi aparatin e saj ndëshkues me gjyqet e Inkuizicionit, nga ana tjetër u përpoq të reformohet në brendësi të saj. ?Reforma e nisur nga Gregori VII (Papë nga 1073 deri në 1083) ishte një përgjigje ndaj nxitjeve për reformim që vinin nga herezitë dhe nga bota e manastirëve?, shpjegon Merlo. ?Reforma gregoriane synonte moralizimin e klerit, por mbi të gjitha i hoqi perandorisë të drejtën që të emëronte drejtuesit e hierarkisë fetare, duke e transformuar papatin në një monarki, me qëllim që të lejonte një riorganizim më të mirë të Kishës?.
Këto masa frenuan deri në një farë mase përhapjen e kundërshtive, por nuk e zgjidhën problemin në rrënjë: gjithnjë e më shpesh tek drejtuesit eklesiastikë sinjalizoheshin raste të predikuesve të ?dalë nga udha?, mbi të gjitha në rajonet më larg pushtetit qendror. Dhe dërgimi i një frati për të monitoruar nuk ishte gjithmonë pa pasoja. Nëse predikuesi heretik ndodhej në një manastir, kush garantonte që frati-detektiv do të pritej mirë? Rreziku paraqitej edhe nëse emisari mbërrinte në një fshat që ndodhej nën juridiksionin e një peshkopi: këta, të ndierë të vënë në diskutim, në rastin më të mirë bëheshin gojëkyçur, në rastin më të keq ngrinin popullin kundër ambasadorit eklesiastik.
Nuk përfundoi mirë, për shembull, domenikani Pietro nga Verona, një prej të parëve inkuizitorë që vepronte në Rrafshnaltën padane. Kur u dërgua në Firence, pas djegies së disa njerëzve të njohur, të dënuar për herezi, ishin fiorentinët që ?u ndezën? duke shkaktuar një revoltë. I emëruar në vitin 1251 inkuizitor për qytetet e Milanos dhe Komos, ai u vra një vit më vonë, duke u shpallur më pas shenjt dhe martir.
Sot e dimë që ato acarime nuk mbetën pa pasoja. Disa ide të heretikëve përfunduan duke u konkretizuar në ?revoltën kristiane? më të arrirë, Reforma luterane e vitit 500. Vëllezërit e shpirtit të lirë shfaqën pika kontakti me libertinët francezë të ?600 dhe patën ndikim tek iluministët. Dhe sërish në vitin 1969, kur i riu cekosllovak Jan Palach i vuri flakën vetes në Pragë për të protestuar kundër regjimit sovjetik, kishte nga ata që e krahasuan me heretikun bohem Jan Hus, i djegur në turrën e druve në vitin 1415 sepse kishte mbrojtur idetë e tij para Inkuizicionit, duke refuzuar të përulej. Sepse, nëse është e vërtetë ? sic thoshte Shën Pali ? që herezia është një e keqe e pashmangshme në Kishë, njerëzimi ndonjëherë ka evoluar edhe prej kurajës së atyre që kanë mbrojtur deri në fund idetë e tyre heretike.
Ben Stiller ka konfirmuar në faqen e tij në Twitter se Penel...
Telefonë, pasqyra, gjunjë, lajme të mirë… frika mund të tran...
Ndërsa mijëra shqiptarë kanë nxituar të aplikojnë për azil p...
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një qendër azilkërkuesis...
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një qendër azilkërkuesis...
Policia londineze Scotland Yard thotë se ka ngritur akuzat n...
Shkencëtarët kanë zbuluar se qentë dhe pronarët e tyre janë ...
Policia londineze ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit H...
Një granatë dore ka shpërthyer sot në oborrin e një shtëpie ...
Një vajzë 2-vjeçare që ndërroi jetë nga kanceri në tru është...
Kompania “Sicilsaldo SpA”, e drejtuar nga Angelo Brunetti de...
Zëdhënësi i kryeministrit irakian, njoftoi sot dorëheqjen pa...
Në Lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, në oborrin e baneses së sht...
Forumi për Mbrojtjen dhe Trashëgiminë Kulturore, ka dalë me...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovës k...
Ne të gjithë kemi dëgjuar që leximi është i rëndësishëm, por...
“Elektriçisti nëntokës” dokumentari observativ për Trepçen n...
Media prestigjioze amerikane “Huffington Post” në një artiku...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...