Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Pak ditë më parë, konsorciumi TAP, i cili do të ndërtojë gazsjellësin nga Azerbajxhani në drejtim të Italisë, shpalli emrat e dy kompanive kontraktore, të cilat do të merren me ndërtimin dhe rehabilitimin e mbi 100 kilometrave rrugë përgjatë shtegut të gazsjellësit, si dhe ndërtimin e dy urave të reja dhe rehabilitimin e rreth 50 urave ekzistuese.
Sipas TAP, kompanitë e kontraktuara janë dy; ajo shqiptare ?Gener 2?, e drejtuar nga biznesmeni shqiptar Bashkim Ulaj dhe ajo italiane ?Sicilsaldo?, në pronësi të familjes Brunetti në Katania. Por nëse kompania ?Gener 2? dhe pronari Ulaj janë të njohur në Shqipëri, mbetet e panjohur kompania italiane.
Referuar dokumenteve të Prokurorisë, policisë dhe gjykatave në Itali, rezulton se Angelo Brunetti, themelues i kësaj kompanie, të cilën në vitin 2008 ia kaloi të birit Emilio, është një emër i përmendur disa herë si i përfshirë dhe i nënshtruar nga mafia siçiliane ?Cosa Nostra?.
Reparti i Operacioneve Speciale të Karabinierëve të Katanias, në një hetim të zhvilluar në kuadër të operacionit të koduar ?Ibilis?, ku u arrestuan dhe u dënuan disa mafiozë siçilianë, e përmendin Brunettin si një person të nënshtruar tërësisht ndaj ?Cosa Nostra?-s.
Por, vlen të theksohet se në vitet, kur ai ka qenë në krye të kompanisë ?Sicilsaldi? nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i akuzuar, edhe pse dyshimet mbi të kanë qenë të forta. Në vitin 2007, ai u hetua nga Departamenti Antimafia i Caltanissettas për favorizim të mafies, çështje kjo e arkivuar më pas.
Edhe tri herë të tjera, ai është paraqitur si viktimë e zhvatjes së mafies, por që sipas avokatëve dhe prokurorëve, ai asnjëherë nuk ka denoncuar këto shantazhe të bëra nga ana e ?Cosa Nostra?-s.
Nga hetimet e kryera për procesin ?Ibilis?, ku provohen lidhjet e bizneseve, politikës dhe mafies, ka rezultuar se Angelo Brunetti i ka dhënë 50 milionë lireta Franco Costanzos, i dënuar në këtë proces me 11 vjet e 8 muaj burg për lidhje me mafiën. Po ashtu, ai i ka dhënë 60 mijë euro të tjera Alfio Mirabiles, anëtar i familjes mafioze të Katanias, Santapaola, dhe 15 mijë euro të tjera Rosario Di Dios, i dënuar me 20 vite burg dhe i njohur si një nga bosët lokalë të mafies.
Në një hetim të mëparshëm, gjithnjë nga Prokura e Caltanissettas, Brunetti përmendet se i ka paguar 100 mijë euro një pjesëtari të ?Cosa Nostra?-s në zonën e Gelas, ku dhe është filiali i kësaj shoqërie.
Në një gjykim të dytë, në vitin 2010, të ndërmarrë nga Gjykata e Palermos, rezulton se Angelo Brunetti kishte lidhje edhe me Salvatore Biscontin, anëtar i familjes mafioze të Belmonte Mezzagnos. Për këtë fakt, prokurorët kanë sjellë dhe përgjime, ku Bisconti tregon për lidhjet e tij me Brunettin.
Pavarësisht të gjitha hetimeve të kryera dhe lidhjeve të Brunettit me eksponentë të familjeve mafioze të ?Cosa Nostra?-s, deri më sot ai nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi penale dhe nuk ka qenë asnjëherë në bankën e të akuzuarve. Por, faktet e paraqitura në disa hetime të kryera në Siçili, e kanë lidhur emrin e tij me ?Cosa Nostra?-n, si një mbështetës dhe i nënshtruar i saj.
Nga ana e tij, Brunetti ka deklaruar se ka paguar për të qenë i qetë, por prokurorët gjithnjë kanë ngritur dyshimet se Angelo Brunetti, asnjëherë nuk ka thënë të vërtetën mbi lidhjet e tij me këta persona.
Tashmë kompania ?Sicilsaldo?, e krijuar prej tij në vitin 1994 dhe e marrë në zotërim nga i biri në vitin 2008, do të zbarkojë në Shqipëri për të ndërtuar mbi 100 km rrugë, në shërbim të gazsjellësit TAP./TCH
Partia Demokratike ka organizuar protestën e radhës kundër ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pranishëm sot ...
Në përfundim të takim mes kandidatëve të Partisë Socialiste ...
Pas takimit të zhilluar për gati një orë në Akademinë e Arte...
Disa media pranë qeverisë kanë raportuar se Ben Blushi është...
Ish drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë, Genci...
Ndërsa veturat hibride konsiderohen e ardhmja, e veturat me ...
Rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH do të rinisë ...
Gazeta “shqiptarja.com” shkruan sot se Fatos Nano ka vendosu...
Ministri Erjon Veliaj, kandidati i së majtës për Bashkinë e ...
Shpërndani mbi dysheme në mënyrë të çrregullt pjesët e një l...
Zonat e tregtisë së lirë janë më popullore se kurrë, në mos ...
Një rast i pazakontë ka ndodhur me një person në Kaliforni t...
Të tjera hije skandali bien mbi Ministrinë e Arsimit, pasi m...
Në kuadër të operacionit të OSHEE-së, në bashkëpunim me poli...
Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas ...
Pesë adoleshentë, të cilët dyshohet se do të kryenin një sul...
Për shtetasin Altin Emin Ago, i datëlindjes 24.05.1978, ka n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...