web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve

8 Prill 2015, 06:49, Aktualitet CNA

8 Prilli shënon ditën Ndërkombëtare të Romëve. Në 8 Prill 1971 në Londër u organizua konferenca ndërkombëtare ku u vendos që data 8 Prill të jetë, ?Dita ndërkombëtare e Romëve?. Aty u vendos edhe për flamurin dhe himnin Rom ?Gelem Gelem? që së bashku me gjuhën rome i bëjnë romet një minoritet qartësisht të dallueshëm për nga vlerat e tyre të pasura etno-kulturore.

Në korrik të 2008, Shqipëria u anëtarësua në ?Dekadën e Përfshirjes së Romëve?, e cila synon përmirësimin e gjendjes social-ekonomike për minoritetin rom në Shqipëri. Romët kanë mbërritur nga India në Ballkan, në Shqipëri rreth 6 shekuj më parë, për t?u përhapur më vonë në Evropë.

Mesazhi i kësaj dite kudo ku romet ndodhen është ?Paqe dhe zhvillim për të gjithë romët në një botë pa diskriminim e racizëm?.





Lajmet e fundit nga