Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Aviacioni luftarak kenian bombardoi dy kampe të organizatës terroriste Al Shabaab – si masë të parë shpaguese për atentatin në universitetin e Garissas të enjten. Njëkohësisht, masat e sigurisë në vend u përforcuan.
Policë të armatosur rëndë qendrojnë para hyrjeve të kishave të mëdha në vend. Çdo besimtar e kontrollojnë me aparate elektronike nëse ka me vete armë. Kontrolle kryhen edhe në automjete.
Kenia i ka përforcuar masat e sigurisë. Veçanërisht të forta qenë masat ditët e pushimeve të Pashkëve, që kur organizata terroriste somaleze Al Shabaab kërcënoi pas sulmit ndaj universitetit të Garissas të enjten me sulme të tjera të përgjakshme.
“Jemi të shqetësuar dhe kemi frikë, gati çdo ditë. Ky sulm erdhi papritur, nuk qemë të përgatitur për të. Kjo të shkakton një ndjenjë frike dhe paqetësie”. Kështu shprehet Ipeshkvi i Katedrales së Garissas, ku Al Shabaabi në vitin 2012 sulmoi po njësoj dy kisha. Kishat janë megjithatë plot me njerëz. “Në asnjë vend nuk je e sigurtë. Po këtu në kishë je pranë Zotit dhe mund të gjesh ngushëllim”, thotë Meli Muasya, që ka ardhur megjithë frikën e saj.
Ngushëllim është e vështirë të gjesh, para së gjithash për prindërit dhe miqtë e 148 viktimave të atentatit të përgjakshëm. Ata qendruan gjithë fundjavën në vargje të gjata në Nairobi, për të identifikuar edhe formalisht të vrarët në Nairobi. Detyrë mizore, thotë studenti George Omondi.
“Na u deshën gati 20 minuta për këtë punë. Kufomat janë gjymtuar keq. Prandaj zgjati shumë, sa i identifikuam bashkëstudentët tanë.”
Sipas të dhënave të saj, në fundjavë aviacioni luftarak i Kenias bombardoi dy kampe të Al Shabaabit në jug të Somalisë. Të dyja pozicionet në rajonin Gedo pranë kufirit u shkatërruan plotësisht, tha një zëdhënës ushtarak. Kjo goditje e parë shpaguese do të pasohet nga të tjera. Kjo deklaratë, e edhe masat e tjera të sigurisë në rajonet e rrezikuara në kufi me Somalinë nuk mjaftojnë për ta qetësuar zemërimin e popullit. Njerëzit ndihen të lënë në baltë. “Siguria këtu është e keqe. Dhe ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për këtë, sepse nuk duket të punojë.”
Ai thotë se paralajmërimet për një atentat që po përgatitej kundër një universiteti thjesht u injoruan nga qeveria. Veç kësaj, njësia speciale e stërvitur enkas për luftimin e terrorizmit mbeti për shtatë orë pa lëvizur nga Nairobi, përpara se të nisej më në fund me avion në Garissa. Në këtë kohë, shumica e viktimave tashmë patën vdekur.
Si atentatorët, ashtu edhe shumica e pesë nxitësve të atentatit, që janë arrestuar deri tani, janë me nënshtetësi keniane. Njëri prej tyre është djali i një politikani lokal. Ai e pati njoftuar para atentatit qeverinë se dyshonte se i biri mund të ishte bashkuar me Al Shabaabin.Edhe ky informacion nuk u pasua me hapa të tjera. Tani qeveria do të hartojë një listë me të gjithë të rinjtë, të cilët nuk dihet se ku janë ose që dyshohet se kanë pikëpamje radikale.
Alienët, nëse ekzistojnë, janë shumë të mëdhenj. Së paku ky ...
Një grup shkencëtarësh amerikanë deklarojnë se kanë testuar ...
Kur të rriturit zgjedhin një libër për të lexuar ata nuk fil...
Që tani dizajnerët po spekulojnë mbi pamjen e iPhone-t të ar...
Tashmë është thë dhe dihet prej kohësh se të lexosh do të th...
Është një merimangë vetëm 5 milimetra dhe është një nga inse...
Kandidatet per Bashkine e Elbasanit, kane mare forme gati zy...
Një nga protagonistët e Fast & Furious, Vin Diesel ka deklar...
Një gjykatë turke urdhëroi bllokimin e Twitter-it dhe Youtub...
Fatos Lubonja në një shkrim publikuar në “Panorama” ka akuzu...
Arti nuk njeh kufij! Artistë të ndryshëm përpiqet t’a shpreh...
I ftuar në emisioni “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, Sekr...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka përfunduar pa asnjë ven...
Shpellat janë nga natyra të bukura dhe mbresëlënëse që toka ...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka përfunduar pa asnjë ven...
Thonë që dielli është një nga armiqtë kryesor të lëkurës, an...
Jeni duke kërkuar për punë? Një kërkim I Journal of Business...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi ndryshimet n...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...