web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Facebook në testim me WhatsApp për një integrim të mundshëm

7 Prill 2015, 13:31, Tech CNA

Facebook ka filluar të testojë një veçori të re në aplikacionin Android duke sjellë integrimin me WhatsApp. Rrjeti social ka shtuar një buton dërgimi ?Send? i cili identifikohet me logon e WhatsApp dhe shfaqet në momentin e përditësimit të statusit nga përdoruesi.

Ky buton, i vendosur në pjesën e djathtë, aktualisht është i disponueshëm vetëm për disa përdorues Android të aplikacionit Facebook, raporton GeekTime. Kjo lëvizje duket se është hapi i parë që hidhet drejt bashkveprimit të dy platformave.

Sipas raportit, ekipet e dy aplikacioneve janë duke punuar së bashku në integrimin më të avancuar mes dy aplikacioneve përfshi edhe aftësinë për të dërguar mesazhe nga Facebook drejt WhatsApp dhe anasjelltas. WhatsApp, plstforma e komunikimit me 700 milion përdorues aktiv në muaj, u ble nga kompania Facebook për më shumë se 20 miliard dollar në muajin Shkurt të vitit që kaloi.





Lajmet e fundit nga