web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Strazimiri: Në 6 muaj të pushtetit, Kokëdhima ka marrë 150 herë fonde nga buxheti

6 Prill 2015, 18:58, Politikë CNA

Ndërkohë që në Këshillin e Mandateve diskutohet për mandatin e deputetit Koço Kokëdhima për të cilin PD pretendon se ka shkelur ligjin, deputeti Gent Strazimiri ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai shkruan se në vetëm 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet të partisë që përfaqëson Kokëdhima, ai ka marrë 150 herë fonde nga buxheti.

Ja cfarë shkruan Strazimiri:

Koço Kokëdhima në cilësinë e deputetit, nuk ka shkelur asnjë ligj megjithëse Koço Kokëdhima në cilësinë e “Asamblesë së Ortakëve” të 2K, ka blerë 100% të aksioneve të Koço Kokëdhimës në cilësinë e “Asamblesë së Ortakëve” të shoqërisë “Abisnet”… e cila ka marrë në vetëm 6 muajt e parë të Koço Kokëdhimës në pushtet, 150 herë fonde nga paratë e Buxhetit…Sa herë Koço shkel ligjin, fajin e ka ligji…se Koço është i drejtë…si drapri!!!





Lajmet e fundit nga