web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Dritan Lamajt, Arben Frroku shpallet i pafajshëm

3 Prill 2015, 13:08, Aktualitet CNA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur të pafajshëm Arben Frrokun, të akuzuarin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Arben Frroku shpallet i pafajshëm pasi sipas Gjykatës deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur janë të pavërteta. Vendimi për Arben Frrokun u dha nga gjykatësi Dritan Alluni.

Prokuroria kërkoi dënimin me burg përjetë për Frrokun duke e akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt në vitin 2013. Nga ana e Frrokut kërkesa është ?Drejtësi dhe pafajësi?.

Avokati i tij pas vendimit deklaroi se u provua që klienti im s?ka lidhje me vrasjen.  ?Jam i lumtur që pas një kalvarit të gjatë e fituam betejën. Prova të forta që provuan pafajësinë. Arben Frroku s?ishte në Tiranë kur ndodhi vrasja”, u shpreh Avokati. Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit zgjati 13 muaj.





Lajmet e fundit nga