web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalimi i Frrokut/ Vishaj: Jam i befasuar, vendimi i prokurorisë jashtë kuadrit ligjor

2 Prill 2015, 12:28, Aktualitet CNA

Avokati i deputetit Mark Frroku, Sajmir Vishaj në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ndjehet i befasuar nga ky arrestim i klientit të tij.

?Ndjehem i befasuar nga arrestimi i klientit tim Mark Frroku. Do shkojmë me disa akuza në Gjykatën e Lartë.  Vendimi i prokurorisë jashtë kuadrit ligjor. Në urdhër ndalim janë edhe 2 vepra penale të tjera,  ne nuk jemi njohur me dokumentet shoqëruese.

Çështja Frroku ka dalë jashtë kuadrit ligjor, klienti im ishte në arrest shtëpie dhe mund të them se Prokuroria u nxitua me këtë vendim?, shprehet Vishaj.





Lajmet e fundit nga