PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Nga Alban BALA
Ngjarjet e fundit në Marinëz dëshmojnë se një korporatë duhet t?i shtrijë marrëdhëniet publike të saj përtej detyrimit ligjor. Këto ngjarje ripohojnë faktin se komunitetet vendore janë për cdo korporatë stakeholder-i i parë dhe kryesor.
Cfarë ka ndodhur me Bankers Petroleum është refleksi më I zakonshëm i sjelljes së korporatës në kushtet e një vakuumi vlerash. Së pari, një korporatë nuk mund të ketë për banorët e një vendi më shumë respekt sesa tregon për ta qeveria e atij vendi. Nëse vendim-marrja ndaj kërkesave të një korporate dhe cdo vendim tjetër shtetëror që lidhet me impaktin e saj mbi territorin anashkalon banorët, prodhon pashmangshmërisht një ulje deri në mohim të reputacionit të publikut në sytë e cdo korporate.
Përtej skemës së zymtë të komunikimeve zyrtare të saj, Bankers Petroleum riprovoi se komunikimi efektiv i një kompanie ngrihet së pari dhe kryesisht mbi parandalimin e krizës. Nëse kjo nuk ka ndodhur, fajin nuk e ka korporata, por vendi që vendim-marrësi duhet t?i japë publikut në cështje që përfshijnë territorin, mjedisin dhe sigurinë e tij.
Bankers Petroleum është një kompani e mrekullueshme. Një projekt i nisur me 30 miljonë dollarë ? atëherë kur emrat e mëdhenj të sektorit e braktisën Shqipërinë si një rast të pashpresë, Bankers ja doli ta ringrejë imazhin e Shqipërisë si një destinacion investimesh duke u kthyer në një histori të padiskutueshme suksesi. Kompania e listuar në Vancouver ? që bashkë me vlerën morale të markës së saj tejkalon 2 miljard dollarë në vlerë ? bindi pareshtur investitorë që të provonin Shqipërinë si truall, I cili gjeneron fitime dhe sot ne kemi në Shpirag një kompani si SHELL, kemi një dëshmi të lakmueshme studimore të prodhuar nga Gustavson për rezerva të mëdha nafte dhe gazi, kemi një sektor që premton edhe disa dekada lulëzim, por për fat të keq kemi një administratë që nuk di të japë respekt as ndaj operatorëve të mëdhenj e të shquar të sektorit, as ndaj publikut të vet.
Nafta e prodhuar nga Bankers është përpunuar rregullisht në Ravena të Italisë ? sepse politika nuk diti të krijojë hapësira për një rafineri efektive në Shqipëri. Për të mbajtur në këmbë një gërmadhë industriale si ARMO dhe mijëra vende pune, ministra të qeverive Shqiptare kanë detyruar Bankers që të furnizojnë me naftë njërën prej rafinerive të vendit, pavarësisht borxheve që ajo I kishte prodhuesit kryesor të naftës në Shqipëri. Kjo ndodhte kur qeveritë historikisht mezi u kanë rimbursuar kompanive të mëdha të huaja TVSH e mbledhur, kur ua disafishuan rentat minerare (royalties), etj. Bankers ka angazhuar në lobbim emra tepër të lartë duke sjellë në Shqipëri edhe Uesli Klark-un si anëtar bordi, sepse mbetet një kompani shumë e mirë, e cila aplikon standarte të larta ndërkombëtare në marrëdhëniet e saj me mjedisin politik dhe administrativ.
Por në këtë rast Bankers ka dështuar. Ka dështuar sepse ata që duhej ta detyronin kompaninë të sillej me po atë profesionalizëm e angazhim tërësor të saj, nuk e kanë bërë kurrë këtë. Dhe Bankers ka qenë pre? e zgjidhjeve të shqiptuara nëpër korridore ? por jo e definimit institucional të detyrimeve të saj ndaj publikut në tërësi, e atij vendor ? në Marinëz, në vecanti.
Menaxhimi I kësaj krize I kërkon tani Bankers shumë më tepër burime sesa mendohet. Së pari sepse Bankers nuk është pronë as e atyre që e prezantojnë nëpër sallonet e biznesit e politikës Shqiptare, dhe as e dhjetë të huajve që periodikisht fluturojnë nga Calgari në Tiranë për të folur anglisht me një ministër. Bankers është pronë e mijëra investitorëve dhe cdo cënim I pavend I kompanisë është automatikisht një risk ndaj investimit të bërë në mirëbesim dhe mbi bazën e një plani ekonomik të miratuar financiarisht, teknikisht, moralisht dhe ligjërisht në nivele institucionale shumë më solide sesa toka e Marinzës. Cdo cënim I kompanisë në këto kushte do të nënkuptonte për qeverinë Shqiptare një risk të lartë financiar.
Njëlloj mund të thuhet se Bankers është një operator po aq I aftë për të riparuar këto dëme materiale e morale të prodhuara nga teknologji të reja dhe të certifikuara të nxjerrjes së naftës nga fusha të shterruara si ajo e Marinzës (depleted oil fields). Të mos harrojmë se Arabia Saudite në fushën e saj kryesore të prodhimit të naftës (Ghawar field) sot nxjerr 75% ujë dhe vetëm 25% naftë.
Është casti që të gjitha palët të nxjerrin një mësim: qeveritë nuk mund të kujtohen për banorët e tyre vetëm në momente krizash. Pushteti qendror në këtë rast duhet të kuptojë se pa fuqizuar në kompetenca pushtetet vendore nuk mund të adresojë në kohë dhe cilësisht probleme të ngjashme që cdo industri I sjell me vete, ashtu sic sjell pasurimin e mjedisit ku punon.
Korporatat nuk mund të mbështeten vetëm në siguritë politike që prodhojnë raporte të vecuara me zyrtarët e lartë ? cilëtdo qofshin ata. Dhe Publiku nuk mund të pranojë të jetë subjekt për t?u marrë në konsideratë vetëm në castin kur e keqja u zë derën.
Marrëdhëniet legjitimohen në process, cdo ditë. Ato ndërtohen si parakusht dhe jetojnë falë respektit ? që në rastin e dhënë- është detyrim ligjor. Kush e anashkalon apo e shkel atë, paguan. Qeverisë në këtë rast i takon të paguajë e para!
Çdo këngëtar është frymëzuar nga dikush, e tille ka qene dhe...
Avokati i deputetit Mark Frroku, Sajmir Vishaj në një deklar...
Kisha 9-shekullore e Marmiroit në rrethin e Vlorës, rrezikoh...
Pas fjalës së ish kryeministrit në Kuvend, fjalën e ka marrë...
Nga foltoroja e Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha ka a...
Pharrell Williams, është trembur paksa nga statuja e dyllit ...
Njësia Shqiponja e Komisariatit numër 6 kanë mbërritur në ba...
Deputeti, Mark Frroku u riarrestua sot nga policia pas mirat...
Specialistja e AKP-së, Edlira Bellova ka folur sot lidhur me...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka koment...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka koment...
Policia e Shtetit kishte nisur një hetim administrativ më he...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë konferencës së...
Pjesë e koalicionit të majtë për zgjedhjet vendore të 21 qer...
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka mbledhur...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, iu ka dhënë një kë...
Një nga njerëzit më të pasur në botë ka rrëfyer librat më të...
Pas autorizimit të dhënë nga Kuvendi për arrestimin e depute...
Pas votimit në Kuvend për autorizimin e kërkesës së Prokuror...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...