web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen mijëra litra pije alkoolike nga dogana

30 Mars 2015, 11:23, Aktualitet CNA

Autoritetet doganore kanë zbuluar dhe sekuestruar mijëra litra pije alkoolike, pasi prodhimi i tyre ?nuk ishte i autorizuar? dhe subjekti është shmangur nga pagesa e akcizës.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi sot se, grupet e përbashkëta doganore dhe ?Crown Agents? ushtruan kontroll në ambientet e subjektit ?F. K.?, në fshatin Mazhe, në rrethin e Krujës. Gjatë kontrollit janë gjetur 9400 litra të dyshuara si bërsi rrushi për prodhimin e rakisë, 4800 litra të dyshuara si verë, 65 litra verë e paetiketuar dhe e ambalazhuar në shishe, si edhe 334,5 litra verë e paetiketuar dhe e ambalazhuar në kuti kartoni, u gjetën gjatë kontrollit dhe u sekuestruan nga strukturat e Doganës. Njëkohësisht, gjatë kontrollit të ushtruar u sekuestruan edhe 5 depozita me kapacitet 4000 litra, 3 depozita me kapacitet 3000 litra, 7 depozita me kapacitet 1600 litra dhe 5 depozita me kapacitet 2200 litra.

Subjekti F.K. ishte i regjistruar si subjekt tatimpagues prej vitit 2008 dhe ishte pajisur me leje nga AKU për prodhimin e verës, por asnjëherë nuk ishte regjistruar si subjekt Akcize pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Subjekti kishte gjithashtu mangësi të theksuara në dokumentacion, ku mungonin librat e blerjes së lëndës së parë dhe ata të shitjes së produktit përfundimtar.





Lajmet e fundit nga