web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjirokastër, arrestohen dy rinj për armëmbajtje pa leje

29 Mars 2015, 08:38, Aktualitet CNA

Policia e Gjirokastrës ka mundur të vërë në pranga dy persona nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Arrestimi i tyre në flagrancë u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative , Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Hetem Demçe në lagjen ?Zinxhira? Gjirokastër, ku banonte dhe shtetasi Roland Shemollari nga Fieri.

Gjatë kontrollit të ushtruar , rezultoi se në rrethimin e brendshëm të banesës , të futur në një thes plasmasi u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik i markës ?Zastava?, dhe një krehër me 29 fishekë. Arma e zjarrit dhe krehëri me fishekë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për  veprime të mëtejshme për veprën penale të ?Armbajties pa leje?.

 

 

 





Lajmet e fundit nga