web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali/ Arrestohet 28-vjeçari shqiptar, kapet me 51 kg mariuanë

29 Mars 2015, 08:55, Aktualitet CNA

Policia Italiane, ka mundur të vërë në pranga një 28 vjecar shqiptar pasi akuzohet për mbajtje të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane karabinierët e qytezës së Riccione pranë Riminit në Itali kanë mundur të sekuestrojnë 51 kilogramë mariuanë, duke e konsideruar këtë një rast rekord. Ndërkohë, është arrestuar shqiptari me inicialet D. N., banues në Firenze.

Mësohet se shqiptari e kishte fshehur drogën në një fund të dyfishtë në makinën e tij, poshtë sedijes së pasme. Shqiptari ishte i papunë, ndërsa nuk ka dhënë asnjë të dhënë se nga vinte droga dhe ku do ta çonte.





Lajmet e fundit nga