web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjinushi nga Shkodra: Dekriminalizimi, një politik parazgjedhore

24 Mars 2015, 11:57, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë SocialDemokrate, Skënder Gjinushi ka zhvilluar sot në Shkodër takime me strukturat e PSD-se. Gjatë një deklarate për shtyp, Gjinushi mohoi se do t’i shes partinë që ai drejton, deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi kundrejtë shumës së përfolur, 300 mijë euro.

‘Prokuroria është duke vepruar gabim kur kërkon arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, me akuzën se kanë deklaruar dëshmi jo të vërteta’ theksoi Gjinushi.

Kreu i PSD-së foli edhe për procesin e dekriminalizimit, të cilën e quajti thjesht një politikë parazgjedhore. ?Dekriminalizimi është një autogol edhe për të majtën,ndërsa dekriminalizimi nga goja e PD është vetëm një lojë politike?’ shtoi më tej ai.





Lajmet e fundit nga