DASH: Shqipëria burim i rëndësishëm marihuane
Në raportin e përvitshëm të Departamentit amerikan të Shteti...
Përpjekjet e Ahmsed Allos për të këmbyer vendin e tij në luftë me një atdhe të ri në paqe dështuan në një pllajë të pyllëzuar të Hanit të Hotit, fare pranë vijës së kufirit Shqipëri-Mal i Zi.
I riu nga Siria, i cili shoqërohej në këtë udhëtim të lodhshëm dhe të kushtueshëm nga e motra dhe kunati u ndalua nga policia kufitare e Shkodrës më 9 mars, bashkë me 50 klandestinë të tjerë nga Siria.
I dëshpëruar nga ndalimi, Ahmsed Allos i ka treguar policisë shqiptare se para se të mbërrinte në Han të Hotit, kishte kaluar në këmbë kufirin nga Siria në Turqi, kishte udhëtuar me kamion drejt Greqisë dhe ishte kontrabanduar ilegalisht në Shqipëri.
?Kam paguar 1200 euro për të mbërritur në Mal të Zi, pasi kam dëgjuar se atje është hapur një qendër azilantësh,? i tha Allos punonjësve të policisë së Shkodrës.
Mali i Zi u kthye në një stacion për klandestinët, pasi hapi të parën qendër për azilkërkuesit në shkurt të vitit 2014 në Podgoricë. Qendra është e vogël dhe ka një kapacitet prej 65 shtretërish, por kjo nuk i pengon qindra klandestinë të nisen drejt këtij destinacioni.
Në këtë udhëtim të gjatë që shkoi dëm, Allos dhe të afërmit e tij u ndihmuan nga trafikantët ndërkombëtarë të qenieve njerëzore dhe udhërrëfyesit shqiptarë për klandestinët e Azisë dhe Afrikës Veriore, të cilët kërkojnë nëpër Ballkan një shteg për të mbërritur në Perëndim.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë, përgjatë vitit 2014 janë ndaluar 2618 klandestinë nga vende të treta dhe janë identifikuar 110 raste të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Nga rastet e evidentuara janë arrestuar 58 autorë, 10 janë shpallur në kerkim dhe 40 janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë
Në dëshminë e tij, të siguruar nga BIRN, klandestini sirian tregon se Shqipërinë e ka përshkruar në një kamion të mbyllur gjatë orëve të natës.
?Kur na kapi policia, po prisnin udhërrëfyesin të na kalonte përtej kufirit,? tha ai.
Një zyrtar i policisë së Shkodrës, i tha BIRN-it se ndalime të ngjashme me atë të Ahmsed Allos zënë një pjesë të mirë të volumit të punës së forcave të rendit në Shkodër. Në kushtet e anonimatit, oficeri tregon se sirianët u kapën duke u zvarritur mes shkurreve për të mos u diktuar nga banorët e zonës.
?Ishin ndarë në grupe të vogla prej 4 personash dhe kishin me vetë disa skica të vizatuara me dorë, ku tregohej se nga duhej të kalonin dhe cilat zona duhej të shmangnin,? shpjegon zyrtari.
Policia e Shkodrës ndaloi dy persona, babë e bir nga Malësia e Madhe, të cilët do të ndihmonin 53 klandestinët sirianë të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. Por ata nuk janë të vetmit e arrestuar gjatë një viti në qytetin verior të Shkodrës.
Mijëra klandestinë nga vendet e Azisë dhe Afrikës Veriore vërshojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, përmes kufinjve porozë të Turqisë dhe Greqisë. Pjesa më e madhe e tyre synojnë Italinë apo Hungarinë, ndërsa një numër më i vogël ndjek linjat e Ballkanit.
Nga Greqia, klandestinët udhëtojnë drejt Kakavijës në jug të Shqipërisë ose drejt Maqedonisë, prej nga më pas synojnë të arrijnë në vendet e Perëndimit.
Për shkak të itinerarit që klandestinët ndjekin, Shkodra është kthyer në portën dalëse të tyre në territorin shqiptar.
Një zyrtar i Policisë së Shkodrës i tha BIRN-it se linja e trafikut është zhvendosur nga Muriqani apo Velipoja, drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit.
?Ata synojnë rrugën më të shkurtër drejt Podgoricës,? thotë ai.
Trafiku i qenieve njerëzore furnizon me para udhërrëfyesit lokalë, por edhe taksistët. Sokoli, një taksist nga Shkodra, i cili qëndron në stacionin përballë ish-turizmit tregon se ka transportuar dy herë drejt kufirit klandestinë të huaj.
?Ma kërkoi si nder një i njohur, ndërsa pagesa ishte shumë herë më e lartë se çmimi real,? thotë për BIRN Sokoli.
Sokoli tregon se i kishte marrë 7 klandestinët në një shtëpi të improvizuar si hotel dhe më pas i kishte dërguar deri në fshatin Kushaj, në Veri të Shkodrës. I kam zbritur në një tokë të djerrë dhe pa shtëpi rreth e rrotull?, tregon ai.
Një udhërrëfyes ishte në pritje të klandestinëve, për t?i shoqëruar më pas shtigjeve drejt Malit të Zi dhe i dorëzonte tek një kontakt i dytë, në anën tjetër të kufirit.
?Nuk e di sa para u merrnin atyre njerëzve të mjerë,? shton më tej taksisti.
Në qarkun e Shkodrës, zonat më problematike janë kufiri i gjelbër dhe i pyllëzuar i Hanit të Hotit, tek vendi i quajtur Shinat e trenit, apo vija liqenore me pikat e nxehta të trafikimit në Shegan apo Kalldrun.
Pas kapjes nga policia kufitare e Shkodrës, siriani Eman Mohammad Ebrahim tha se shpresat e tij për të mbërritur në Podgoricë u shuan pak metra larg kufirit.
?Para se të hynim në Shqipëri na dhanë pak bukë dhe pastaj nuk kemi ngrënë asgjë. Kur na kapën, ishim të rraskapitur,? i tha ai policisë
Në raportin e përvitshëm të Departamentit amerikan të Shteti...
Kush nuk plotëson formularin për kompensimin e dritave, nuk ...
Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën para selisë...
Kryetari i Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerm...
Dy persona janë vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosu...
Kanë kaluar 475 ditë që kur “Disney” lançoi këngën kryesore ...
Një sasi prej 100 gr tritolë është vendsour mbrëmjen e djesh...
Një eksploziv i vendosur në një shtyllë elektrike ka shpërth...
Në prag të zgjedhjeve vendore partitë e vogla deklarojnë se ...
Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 shtetas në kuadrin e oper...
Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 shtetas në kuadrin e oper...
22 klandestinë, të gjithë shqiptarë dhe kosovarë u zbuluan n...
Vlera argëtuese është e madhe, dëmi politik po ashtu. prej m...
Kryetari i Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerm...
Cfarë do të kish ndodhur nëse Kriza e Raketave në Kubë do të...
Në raportin e përvitshëm të Departamentit amerikan të Shteti...
Një 55-vjeçar në fshatin Mjedë të Shkodrës i ka dhënë fund j...
Një konflikt midis disa personave në Bathore është bërë shka...
Militantë të armatosur sulmuan sot Muzeun Kombëtar pranë Par...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...