web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Devijim qarkullimi te Unaza e Tiranës, ja si duhet të lëvizni

19 Mars 2015, 08:37, Aktualitet CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton drejtuesite  automjeteve per devijimin e qarkullimit ne segmentit rrugor ?Ndërtim Unaza e Re e Tiranës? (Segmenti Komuna e Parisit ? Rruga e Re Tiranë-Elbasan).

Permes nje njoftimi per media, ARRSH sqaron zonat ku eshte i bllokuar qarkullimi dhe pjeset e ku devijohet. Sipas saj, kjo nisme behet për të eliminuar aksidentet rrugore në një zonë të papërfunduar ka miratuar kërkesën e pjesshme të Sipërmarrësit dhe Mbikqyrësit të punimeve për një devijimin të përkohshëm të trafikut në këtë segment, deri në marrjen e masave suplementare të sigurisë dhe sinjalistikës.

?Kërkesat e vazhdueshme për mbylljen e gjithë trafikut në gjatësinë e plotë të këtij segmenti (Komuna e Parisit- Rruga e Re Tiranë- Elbasan) duke nisur nga Mbikalimi i Saukut deri në Komunën e Parisit u konsideruan nga ARRSh për mbyllje të pjesshme vetëm në segmentin e fundit ku bëhet lidhja me segmentin dhe u vlerësua si zona më e rrezikshme, me qëllim për të lënë të lirë trafikun dhe qarkullimin?- njofton autoriteti.

Sipas ARRSH skema e miratuar edhe nga sektori i sinjalistikës paraqet elementet e sinjalistikës rrugore sipas Kodit Rrugor për bllokimin e hyrje/daljeve në fillim të kantierit të punimeve konkretisht:

Bllokimi hyrje / dalje në kantier në CS7 në Komunen së Parisit (Segmenti ku bëhet lidhja e këtij objekti me objektin tjetër ?Ndërtim Unaza e Re e Tiranës (Seg.Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike,pjesa e mbetur 0.000-0.640km) zonë e rrezikshme për aksidente të mundshme.

Bllokimi hyrje/dalje në kantier tek rrethrrotullimi nënkalimit (pranë digës Liqeni Artificial). Devijim trafiku i rruges Elbasan-Tiranë, tek dalja e nënkalimit nga Cs 76-Cs 44 (diga e Liqenit Artificial).  Devijimi i trafikut do të vazhdojë deri në një komunik të dytë publik, për hapjen e tij .





07:45 Aktualitet

Kënga e re e "Frozen"

Kanë kaluar 475 ditë që kur “Disney” lançoi këngën kryesore ...

Lajmet e fundit nga