web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush kërkonte dhunë në protestën e PD-së?

13 Mars 2015, 08:39, Aktualitet CNA

Partia Demokratike organizoi dje një miting që për nga pjesmarja dhe organizimi mund të quhet LEKSION DEMOKRACIE. Një protestë e qetë, e mire organizuar dhe pa asnjë problem. I vetmi problem i djeshëm ishte paniku i Ilir Metës dhe policisë në pikat e kontrrollit që në fakt kaloi pa përplasje.

PD prej një jave paralajmëroi protestë për terrorin, mjerimin, pasigurinë në vend dhe menjëherë mediat pranë qeverisë filluan të krijonin një situatë paniku. Do ketë luftë, do sulmojnë institucionet, po vijnë trimat e Tomës, po vijnë eleementë kriminalë dhe të tjera mashtrime si këto që rezultuan fllucka sapuni. Punën e mediave pro qeveritare, që janë në shërbim të pagesave që ata marrin, fatkeqsisht e bëri dhe policia e shtetit.

Në menyrë absurde dolen deklarata dhe qëndrime për mitingun, ku prërflitej për dhunë nga element kriminalë, për vezhgim, për kontrrolle dhe shtetrrethim. Policia bëri detyrën me kontrrollet, por jo me panikun. Përhapja e panikut nga policia është terror psikologjik mbi qytetarët dhe për këtë Partia Demokratike duhet të padisë krerët meë të lartë të policisë së shtetit.

Policia kontrrolloi, armë jo, dhunë jo, terror po, kush mban përgjegjësi për këtë të fundit? Opozita nuk duhet ta mbyllë këtu aksionin e saj, por që të ecë më tej, duhet me cdo kusht të frenojë dhe t?ju dalë përballë veprimeve të tilla që janë skenarë të përgatitur në zyrat e PS-LSI-së. Skenarë qesharake me gjoja kriminelë në protestën e PD-së dhe më tej 200 m më larg persona me armë, sipas opozitës, po protestonin si Vullnetarët e Enverit për të mbrojtur Ilir Metën. Vetëm kishte një ndryshim Vullnetarët e Enverit, dikur ishin disa pleq dhe nostalgjikë totalisht të pjerdhur nga mendja, kurse ata dje ishin elementë korrupsioni dhe krimi që për xhepin e Ilir Metës, gjoja jepnin jetën.

Cili ka qenë skenari i qeverisë apo Ramës dhe Metës me protestën, pse u udhrua dhunë psikologjike disa ditë me rradhë? Pse Meta bëri një miting të paligjshëm më një cetë njerëzish të thirrur prej tij për ti treguar forcën Ramës? A ka pasur skenarë për të futur elementë të inkriminuar në protestë dhe për ta nxjerrë nga kontrrolli? Për këto duhet të hetojë prokuroria, jo policia. Kjo e fundit disa punonjës i kishte tek sheshi I LSI-së.

Që nuk pati dhunë në protestë është një fakt, fakti tjetër është që policia dhe segmente politike dëshironin dhunë. PD nuk duhet të mjaftohet me kaq, pra me leksionin e protestës së djeshme. Duket me cdo kusht tju qëndrojë përballë disa tinzarëve politikë që bëjnë gjithcka për karrigen e tyre, shkojnë edhe tek porositë për vrasje deputetësh dhe këtë akuzë e bëjne miqtë dhe vllezërit e tyre socialistë, jo opozita.

Elvi FUNDO

 





Lajmet e fundit nga