web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendet e Ballkanit, partneritet gazi për të reduktuar varësinë nga Rusia

12 Mars 2015, 12:19, Aktualitet CNA

Vendet ballkanike në detin Adriatik planifikojnë të ndërtojnë një gazsjellës dhe të lidhen mes tyre, lëvizje e cila mund të ndihmojë të reduktojë varësinë e Evropës nga importet e energjisë nga Rusia.
Kroacia dhe Mali i Zi planifikon të ndërtojë rreth 700 mln euro rrugë shpërndarje gazi rreth bregut dhe lidhje me TAP e ardhshëm në 2020, Ministri i ekonomisë Vrdoljak dhe homologu i tij malazez Vladimir Kavaric than ë një intervistë disa ditë më parë.

? Të gjithë shtetet në rajon duan të lidhen me TAP?- ka thënë Kavaric, duke shtuar se kjo është një mundësi për Malin e Zi, që të përfitojë nga gazi në nevojat e së ardhmes.
Projekti i shpërndarjës së gazit azer në Evropë i njohur si TAP, mbetet i vetmi plan gazsjellës që do shpërndajë gazin në rajon, pasi fitoi mbi konkurentin Nebucco në 2013. Në dhjetor Rusia ndaloi punimet e gazsjellësit South Stream, i cili u projektua të shpërndante gaz direct në Evropë nëpërmjet Detit të Zi.

monitor.al





Lajmet e fundit nga