Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Nga Kastriot Myftaraj
Në çështjen ?Doshi? ka katër lloj personash VIP të cilët duhet t? i pyesë Prokuroria si dëshmitarë, duke bërë edhe ballafaqime kur është e nevojshme: 1)Ata dëshmitarë të cilët kanë biseduar në zyrat e larta të shtetit me Doshin dhe me me personin e pretenduar si vrasës i paguar për të vrarë Doshin; 2)Ata dëshmitarë të cilët e kanë vënë në dijeni Doshin se ndaj tij ishte organizuar një atentat; 3)Ata që pretendojnë se kanë prova materiale për çështjen ?Doshi?; 4)Ata dëshmitarë që kanë marrë dijeni për këtë çështje dhe të cilëve, në bazë të provave të dhëna nga dëshmitarë të mësipërm, iu është përmendur emri se persona të afërm të tyre, mund të kenë qenë organizatorë të atentatit. Në llojin e parë të dëshmitarëve, atyre që kanë biseduar në zyrat e larta të shtetit me Doshin dhe vrasësin e pretenduar janë Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi. Tahiri ka thënë se takimet janë bërë me porosi të Kryeministrit Rama. Të gjithë këta persona duhet të ballafaqohen me Doshin, dhe mes tyre që nga Rama i cili duhet të pyetet se për çfarë lloj takimesh me vrasësin i udhëzoi ai këta dy zyrtarë të lartë.
Në llojin e dytë të dëshmitarëve, atyre që e kanë njoftuar Doshin janë deputeti Mark Frroku dhe gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha. Pasi Frroku e ka mohuar që ta ketë vënë në dijeni Frrokun, fiton rëndësi të madhe dëshmia e Artan Hoxhës dhe ballafaqimi i tij me Doshin. Hoxha as që është thirrur për të dëshmuar.
Në llojin e tretë të dëshmitarëve bën pjesë deputeti Spartak Braho i cili ka deklaruar se ka një videoregjistrim ku tregohet një version tjetër për atentatin e pretenduar ndaj Doshit.
Në llojin e katërt të personave që mund të pyeteshin si dëshmitarë bën pjesë Sali Berisha, i cili deklaroi se ka marrë dijeni për këtë histori në nëntor dhe emri i kunatit të të cilit u përmend nga deputeti Spartak Braho, si organizator në një tjetër version të atentatit ndaj Doshit. Pyetja e Berishës me përparësi duket absurde edhe për faktin se Prokuroria nuk ka treguar interes për të thirrur Spartak Brahon dhe për të marrë prej tij provën materiale mbi të cilën implikohet Berisha për këtë atentat. Cuditërisht, as qeveria nuk ka pasur kundërshtim për këtë mosinteresim të Prokurorisë. Prandaj duket se arsyeja kryesore e thirrjes së Berishës në Prokurori është për të zbuluar burimin e rrjedhjes së informacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme në drejtim të Berishës, një gjë e vështirë kjo se në kohën që u informua Berisha vrasësi i paguar tashmë kishte disa javë që shëtiste në zyrat e larta të shtetit në besë të Tom Doshit.
Për tre llojet e para të dëshmitarëve Prokurorët e çështjes duhet të bëjnë domosdoshmërisht ballafaqimeve mes këtyre personave dhe Tom Doshit, madje Ministri Tahiri kishte arritur në atë intimitet me vrasësin sa siç e pohoi vetë tashmë vrasësi ishte për të ?Duri nga Fushë-Kruja?.
Nuk mund të ketë hetime të besueshme në Çështjen ?Doshi? nëse nuk bëhen edhe një herë bashkë si në zyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, por këtë herë në një ballafaqim para Prokurorëve të çështjes, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, nikoqiri i takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, pjesëmarrës në takim, si dhe Tom Doshi dhe i pretenduari si vrasës i paguar Durim Bami. Meqënëse ky takim u bë në zyrat e larta të shtetit, le të bëhet para Prokurorëve. Të katërt së bashku dhe dy nga dy.
Pasi prokurorët e Çështjes ?Doshi? bënë ballafaqimin mes deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ata duhet të kishin bërë domosdoshmërisht, madje mundësisht brenda së njëjtës ditë, ballafaqimin mes Tom Doshit dhe Durim Bamit, personit të pretenduar nga Doshi se ishte paguar për ta vrarë atë. Pasi Mark Frroku në këtë ballafaqim mohoi që të kishte qenë ai, i cili i takoi mes tyre Doshin dhe Bamin, siç kishte deklaruar Doshi, edhe prokurori më i paaftë në botë, por që ka vullnet për zbulimin e së vërtetës, do të kishte pyetur veten se cili i takoi Doshin dhe Bamin. Që Doshi dhe Bami janë takuar, madje shumë herë, këtë e pohojnë të dy, jo vetëm Doshi. Madje për këtë ka edhe videoregjistrime. Pyetja është se, nëse ndërmjetës i takimit të tyre nuk ka qenë Frroku, atëherë kush ka qenë? A e mohon Bami se ndërmjetës për njohjen e tij me Doshin ka qenë Frroku? Nëse Bami e mohon atëherë ka detyrimin që të thotë se kush e njohu dhe e takoi atë me Doshin.
Gjithashtu, meqënëse Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e ka pritur në zyrën e tij Durin nga Fushë-Kruja, siç e quajti ai, atëherë Prokuroria ka detyrimin që t? i ballafaqojë të dy. Madje të bëjë edhe ballafaqimin mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi dhe Durit nga Fushë-Kruja, për arsye se edhe Didi ka qenë i pranishëm në takimin e ministrit të tij me personin që pretendonte se e kishin paguar për të vrarë Doshin. Sado njeri i papërgjegjshëm që të jetë Duri nga Fushë-Kruja ai e ka instinktin e vetëmbrojtjes, madje shumë të fortë, çka kuptohet nga përgënjeshtimi që i ka bërë gjatë pyetjes së tij në Prokurori thënieve të tij në bisedën e videoregjistruar me Doshin. A mund të besohet se Durim Bami guxoi të aktronte në bisedën me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sipas skenarit të Doshit, pa pasur mbështetjen e Tahirit dhe Didit, gjë për të cilën Doshi nuk ishte në dijeni? Kjo duket pak e besueshme. Durim Bami nuk duket që të jetë kaq i marrë, madje ai nuk duket që të jetë aspak i marrë.
Që Tahiri dhe Didi kanë pasur dijeni për rolin që do të luante Durim Bami për ta bindur Doshin se ndaj tij ishte planifikuar një atentat, kjo kuptohet edhe nga fakti se takimi i Tahirit dhe Didit në zyrën ministrore me Doshin e Bamin, as nuk është protokolluar sipas ligjit, e jo më të regjistrohej në Policinë e Shtetit si një krim i mundshëm që duhej hetuar dhe eventualisht t? i relatohej Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kur dikush thotë në zyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se e kanë paguar për të vrarë dy deputetë, atëherë ky njeri nuk mund të lejohet të shkojë duke u lënë në vullnetin e tij bashkëpunimi me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë. Aq më tepër që vrasja e deputetit bën pjesë në krimet veçanërisht të rënda. Prandaj ky njeri duhej arrestuart në moment në zyrën e Ministrit, pavarësisht besës së Tomës dhe të dërgohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t? u marrë menjëherë në pyetje zyrtarisht. A mund të besohet se Tahiri dhe Didi nuk menduan se Doshi, të cilit dukej se i ishte krijuar bindja që donte ta vriste Ilir Meta, mund të organizonte një atentat ndaj këtij të fundit për t? i dalë së keqes përpara? Apo kjo ishte ajo që dëshironin Tahiri dhe Didi, ose më saktë kjo ishte ajo që dëshironte Edi Rama?
Tahiri dhe Didi nuk donin të linin gjurmë shkresore, për takimin e tyre me vrasësin se parashikonin që të ndodhnin vrasje. Jo që të vritej Tom Doshi, por që ky të vriste Ilir Metën. Pastaj Rama, Tahiri, Didi do të nxirrnin me anë të televizioneve pro qeverisë videoregjistrimin e Tomë Doshit me Durim Bamin me të cilin do të vërtetonin se Metën e kishte vrarë Doshi. Kështu, Rama, me një gur do të vriste dy zogj: Metën dhe Doshin. Unë jam i sigurt se ashtu sic ka një videoregjistrim të bërë nga Doshi të bisedës së tij me Bamin, ka edhe një videoregjistrim të fshehtë të bërë nga Doshi të bisedës së tij me Doshin, dhe që është bërë me porosi të atyre që bënë skenarin që Bami në fillim t? ia pohonte Doshit planin për atentat, madje edhe në zyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, dhe pastaj t? ia mohonte gjatë hetimeve. Tani Bami kërkon të mohojë edhe që ka thënë në takimin me Tahirin dhe Didin se ai ishte paguar për të vrarë Doshin, dhe këtë e aludon duke thënë se gjatë bisedës pothuajse foli vetëm Doshi. Kuptohet, Bami mund ta pretendojë këtë gjë se Tahiri lejoi që të bëhej një bisedë informale, në mënyrë të kundërligjshme. Por kjo është përgjegjësi e Tahirit. Cdo Ministër i Punëve të Brendshme në botë, kur i paraqitet një deputet bashkë me një njeri që thotë se është paguar për të vrarë dy deputetë, nga të cilët njëri është i pranishëm, në këtë moment ky ministër duhet ta ndërpresë bisedën dhe të urdhërojë Policinë e Shtetit që të nisë procedurat zyrtare të hetimit, duke vënë në dijeni edhe Prokurorinë, pavarësisht se këtë e dëshirojnë ose jo të dy personat e interesuar.
I domosdoshëm është dhe ballafaqimi i Doshit me gazetarin e kronikës së zezë Artan Hoxha, i cili ka pohuar se ka qenë ai i cili e vuri në dijeni Doshin i pari se ndaj tij ishte përgatitur një atentat. Prokuroria madje duhet ta kishte bërë këtë ballafaqim para atij të Doshit me Frrokun, për shkak të kronologjisë së ngjarjeve. Tashmë, nga të gjithë ata për të cilët Doshi thotë se e kanë vënë në dijeni për atentatin ndaj tij, vetëm Artan Hoxha i ka konfirmuar fjalët e Doshit. Dhe çuditërisht këtë person Prokuroria nuk e pyet dhe as e ballafaqon me Doshin.
Gjithashtu, Prokurororia duhet të kishte bërë tashmë ballafaqimin e Doshit me deputetin Spartak Braho i cili pretendon se ka një videoregjistrim ku Doshi jep një version tjetër për atentatin ndaj tij. Prokurorët e çështjes, jo vetëm që duhet ta kishin thirrur Brahon të dëshmonte, por në bazë të dëshmisë së tij, dhe videoregjistrimit të tij, të cilin nuk e kanë ende në dorë, ata duhet të kishin bërë ballafaqimin e Doshit me Brahon. Nëse Prokurorët do ta kishin parë videoregjistrimin e Brahos dhe do të kishin marrë dëshminë e këtij të fundit, do ta kuptonin se përse është i domosdoshëm ballafaqimi i Doshit me Brahon. Por Prokurorët i tremben si dreqit kësaj linje të hetimeve se pastaj ajo do t? i çojë në një pistë që ata as që duan ta konsiderojnë në këtë hetim.
Ballafaqimi i Doshit me Hoxhën, i Doshit me Bamin, i Tahirit me Bamin etj., është i domosdoshëm nëse Prokuroria është duke bërë hetime edhe për pistën që është mëse e natyrshme në një rast të tillë, se Doshin kanë dashur ta bëjnë të besojë se ndaj tij është përgatirur një atentat. Nëse Prokuroria nuk hetën edhe në këtë pistë, atëherë thjesht Prokuroria kërkon te vërtetojë Tablonë Sinoptike që paraqiti Kryeministri Rama në emisionin e Fevziut, tre ditë pas deklarimit të Doshit, duke e quajtur këtë të fundit një mendje paranojake që e ka sajuar të gjithë këtë histori.
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Muhamet...
Për të folur më gjerësisht për protestën e ditës së enjte në...
Jeremy Clarkson sqaroi çështjen e pezullimit të tij nga BBC,...
Takimi i radhes i ish-deputetit dhe ish-ministrit te LSI-se ...
Kreu i AK Kreshnik Spahiu ka ironizuar mbeshtetjen qe disa m...
Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi mirëpriti vendim...
Mesazhi i kryetarit të Partisë Demokratike me të rinjtë demo...
Doreheqja e Dritan Hiles zv.ministrit te Mbrojtjes nuk ka qe...
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka nderuar sportistin dhe drej...
Marrëdhëniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marr...
Kjo javë shënon 30 vjetorin e kompjuterit të parë desktop Ma...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka deklar...
Nga Av. Altin Goxhaj! Me gjeni nje menyre juridike per kerke...
Është përkujtuar ditën e sotme 90 vjetori i themelimit të Me...
Anëtarë të rëndësishëm të ekipit të presidentit amerikan Bar...
Inspektorët e zyrës rajonale të Tatimeve në Lezhë kanë kryer...
Monedha euro ra sot në nivelin më të ulët në 12 vjet kundrej...
Parlamenti Europian i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës pë...
Një grabitje e ngjashme me skenaret e filmave me dedektivë ë...
Është ribotuar libri i parë i Besnik Mustafajt me titull “V...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...