“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Nga Katriot MYFTARAJ
Unë i qëndroj asaj që kam deklaruar publikisht në televizion që në fillimet e asaj që tashmë njihet si Çështja ?Doshi? se nuk ka pasur një plan për të vrarë Tom Doshin. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë pasur një plan në trajtën e një agjende të mirëpërpunuar për ta bërë Doshin të besojë se atë duan ta vrasin. Ata që e kishin përgatitur këtë gjë shpresonin që me një gur të vrisnin dy zogj: Ta bënin Doshin të vriste një njeri të padëshiruar prej tyre, si dhe më pas ta arrestonin Doshin për organizimin e kësaj vrasjeje. Çdo histori vrasjeje politike është një ekuacion kriminal me shumë të panjohura. Kështu është dhe çdo plan për të nxitur vrasje politike. Edhe në Çështjen ?Doshi?, ndonëse është e sigurt që nuk ka pasur një plan për vrasjen e tij, ekuacioni kriminal ka shumë të panjohura, të cilat duhet të zbulohen nga hetimi. Hetuesit e çështjes, dhe prokurorët mund të quhen edhe hetues, se detyra e tyre në këtë fazë është hetimi, nuk mund të mos e shohin një çështje penale të regjistruar prej tyre, si një ekuacion të panjohurat e të cilit duhen zgjidhur, pra zbuluar. Në rastin e Çështjes ?Doshi? prokurorët vetëm sa po i shtojnë të panjohurat në ekuacion, në vend se t? i zgjidhin, pra zbulojnë ato.
E panjohura, ose enigma e parë ka të bëjë me faktin që Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka marrë në pyetje kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, Spartak Braho, deputet i LSI. Braho ishte ai i cili, pas deklaratës së Doshit se ndaj tij ishte organizuar një atentat nga Ilir Meta, hodhi në qarkullim një tjetër version, madje duke thënë se zotëronte edhe një videoregjistrim për ta vërtetuar atë. Sipas këtij versioni, Tom Doshi kishte thënë se vrasjen e tij e kishte porositur kunati i Sali Berishës. Ishte mëse normale pra z. Braho t? i vinte thirrja nga Prokuroria e Krimeve të Rënda së bashku me politikanët e tjerë. Prokuroria thirri për të dëshmuar Sali Berishën, vetëm për shkak se ai kishte thënë publikisht që kishte ardhur në dijeni që prej tre muajsh se ndaj Tomë Doshit ishte organizuar një atentat, por nuk thirri Brahon. Nëse kishte ndonjë shkak konsistent Prokuroria për të thirrur Berishën për të dëshmuar, ky ishte se në versionin e Brahos kishte qenë kunati i Berishës, ai që porositi atentatin ndaj Doshit. Por në çdo rast, Berisha nuk mund të thirrej për të dëshmuar para Brahos dhe as para kunatit. Hetimi ka një rend dhe nuk mund të thirret për të dëshmuar një person si i lidhur me hetimin, kur nuk është pyetur personi thëniet e të cilit e lidhin me hetimin personin tjetër.
Kur Prokuroria pyet Berishën dhe jo Brahon kjo do të thotë se për Prokurinë është më e rëndësishme që të zbulojë rrjedhjen e mundshme të informacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme, deri në veshin e Berishës, se të marrë të dhëna me rëndësi themelore për hetimin e çështjes, siç është dëshmia dhe videoregjistrimi që zotëron Spartak Braho. Sipas pohimeve që kanë bërë të gjitha palët, për këtë çështje, që tre muaj më parë ishin tashmë në dijeni dhjetëra vetë, secili prej të cilëve ka biseduar me të tjerë kështu që ishte krijuar tashmë një lloj rrjeti social që e qarkullonte këtë histori. Në atë periudhë kjo histori ka ardhur edhe në veshët e mi, madje ka gjasa para se ta mësonte Berisha.
Videoregjistrimi që ka Braho, nëse ekziston vërtet, është bërë në takimin që pati Doshi me Ilir Metën vjeshtën e kaluar. Është e qartë se do të ishte me shumë interes për hetimin e çështjes që Prokuroria e Krimeve të Rënda ta kishte videoregjistrimin e kësaj bisede. Doshi vetë në intervistën e tij në ?Top Story? të Sokol Ballës tha se në fillim ai i tha Ilir Metës që ky i fundit kishte porositur vrasjen e tij dhe pastaj, në takimin e dytë brenda asaj dite, i tha që nuk dyshonte te ai, por se vrasjen e tij mund ta kishte porositur krahu tjetër, pra Partia Demokratike për të krijuar destabilitet në vend. Doshi në intervistën e tij të sipërpërmendur pohoi se ai ia kishte thënë Metës këtë gjë për ta qetësuar. Më poshtë do të sqaroj me vetë fjalët e Doshit se çfarë kuptonte ai me këtë. Gjithesi, ky videoregjistrim do të sqaronte shumë gjëra, nëse do të ishte në dorën e Prokurorisë.
Mosthirrja e z. Braho në Prokurori e kompromenton shumë hetimin aq më tepër që z. Braho ishte i pranishëm në takimin që Prokurori i Përgjithshëm Llalla pati në zyrën e Kryeministrit Rama të nesërmen e deklaratës së Doshit, takim ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Punëve te Brendshme Tahiri. Pikërisht në këtë takim Prokurori i Përgjithshëm ka bërë paktin me Ramën se cilët nga politikanët do të thirreshin për të dëshmuar në Prokurori, rradhën e thirrjes, si dhe ballafaqimet që do të bëheshin. Kështu, në Prokurori u ballafaquan deputetët Doshi dhe Frroku, por jo Doshi dhe Ministri i Punëve të Brendshme Tahiri, Doshi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, ndonëse ballafaqimi i këtyre me Doshin ishte i domosdoshëm për shkak se ata e kanë pritur Doshin bashkë me vrasësin në zyrat e shtetit dhe kanë biseduar me ta. Ballafaqimi vetëm i Doshit me Frrokun është në interes të Ramës. Përveç kësaj, nuk kishte kuptim që të bëhej ballafaqimi i Doshit me Frrokun para ballafaqimit të Doshit me Metën, meqënëse këta të dy janë takuar dhe kanë biseduar për këtë çështje që në shtator.
E panjohura, ose enigma tjetër e hetimit të çështjes ?Doshi? është se nuk u thirr për të dëshmuar në Prokurori gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha, i cili ditën që Doshi deklaroi se ndaj tij ishte organizuar një atentat, tha publikisht se kishte qenë ai i cili e kishte informuar së pari Doshin për këtë gjë. Nëse Prokuroria ishte e interesuar që të mësonte se si kishte ardhur dijeni Berisha për atentatin ndaj Doshit, në kohën që këtë histori e kishin mësuar shumë vetë, dhe vrasësi kishte shëtitur nëpër zyrat më të larta të shtetit, aq më tepër duhet të ishte e interesuar Prokuroria për të mësuar se cili ishte burimi i personit të parë i cili i kishte thënë Doshit se ndaj tij ishte organizuar një atentat. Meqënse z. Hoxha nuk e kishte thënë këtë gjë në media, por në një bisedë private me Doshin, atëherë kjo ishte një arsye më tepër që ai të thirrej për të dëshmuar në Prokurori, se ai nuk ishte implikuar në këtë çështje duke vepruar, për ta thënë kështu, sipas procedurës mediale, pra si një gazetar që informon publikun, por si një individ që mëson një plan kriminal dhe informon personin e interesuar. Kur një gazetar i thotë dikujt privatisht se atë duan ta vrasin dhe i përmend edhe emrat e personave, kjo është gjithçka, por jo gazetari. Në rastin më të keq mund të jetë nxitje e një personi për të vrarë dikë. Në çdo rast, edhe nëse z. Hoxha do të kishte vepruar sipas praktikës mediale, dhe do të kishte folur publikisht, Prokuroria kishte detyrimin që ta thërriste z. Hoxha për të dëshmuar, aq më tepër që bëhej për një krim të rëndë.
Është shumë kërshëror qëndrimi i z. Hoxha i cili fill pasi Tom Doshi deklaroi se ndaj tij kishte një plan për atentat, tha publikisht në një debat televiziv se kishte qenë ai i pari që e kishte njoftuar Doshin për këtë gjë. Me këtë Hoxha donte të siguronte jetën e tij, se nëse i ndodhte gjë pas kësaj atëherë merrej vesh se përgjegjësia për këtë ishte e atij që e kishte informuar Hoxhën për atentatin që ishte përgatitur ndaj Doshit. Njeriu që e kishte informuar Hoxhën ishte i interesuar që ky të mos tregonte se cili ishte ai. Nëse Prokuroria do ta kishte pyetur z. Hoxha për burimin e tij, sot do të kishim të zgjidhur, pra të zbuluar enigmën kryesore të ekuacionit kriminal. Në çdo rrethanë, Prokuroria do ta kishte pyetur z. Hoxha, përveç rrethanës në të cilën po kryhen hetimet e Çështjes ?Doshi?, domethënë kur Prokurori i Përgjithshëm shkon në zyrën e Kryeministrit për të biseduar për këtë çështje dhe pas kësaj Prokuroria bën me dije një listë të personave që do të pyeten në Prokurori, e cila është përpiluar sipas interesit të Ramës. Z. Hoxha është një gazetar shumë i afërt me Kryeministrin Rama, i cili e ka vlerësuar publikisht si gazetarin më të mirë investigativ në Shqipëri për zbulimet që bëri ai për ngjarjet e 21 janarit 2011.
Mospyetja ka Prokuroria e z. Hoxha ka ndodhur se Kryeministri Rama nuk ka dashur që ai të pyetet dhe Prokurori i Përgjithshëm Llalla ia ka bërë këtë kortezi juridike Ramës. Nëse Hoxha do të dëshmonte në Prokurori, atëherë ai duhej të jepte një version bindës me një emër konkret dhe ky person pastaj duhet të ballafaqohej me Hoxhën si Doshi me Frrokun. Kuptohet se Hoxha nuk mund të ngarkonte dikënd ashtu më kot me përgjegjësinë se kishte qenë ai që e kishte informuar për planin për vrasjen e Doshit. Mosthirrja e Hoxhës për të dëshmuar në Prokurori, e kompromenton përfundimisht hetimin e Çështjes ?Doshi?. Kjo gjë zbulon se Prokurorët janë të vetëdijshëm që Hoxha ka marrë porosi nga Rama që t? i thotë Doshit, se ekziston një plan për vrasjen e tij. Kjo me synimin që një njeri si Doshi të vihej në lëvizje për të vrarë armikun më parë. Në anën tjetër, mënyra sesi Hoxha shpejtoi të deklaronte publikisht implikimin e tij në këtë çështje, është symptomë e frikës së tij, jo nga Ilir Meta, as nga Berisha, por nga Edi Rama, i cili tani që Doshi e bëri çështjen publike duhet të zhdukë gjurmët e tij në këtë histori. Publikimi që i bëri Doshi kësaj historie, e ndryshoi rrënjësisht ekuacionin. Tani Edi Ramës i duhet të zhdukë gjurmët e implikimit të tij në këtë histori kriminale dhe të tilla gjurmë janë dhe personat me të cilët e bindi Doshin se ndaj tij kishte një plan për atentat. Duke bërë publik implikimin e tij në këtë histori, z. Hoxha mendon me të drejtë se nëse i ndodh gjë atij, atëherë do të shihet ndryshe nën dritën e deklaratës së tij e gjithë kjo histori, se nuk mund të mos mendohet se interesin për eliminimin e tij nuk e kanë kriminelët e rëndomtë por një politikan i lartë dhe ky nuk mund të jetë vecse Rama. Edhe pa këtë Edi Rama po le shumë gjurmë duke dashur të zhdukë gjurmët, dhe këto janë gjurmë ?ariu?, siç është vajtja e Prokurorit të Përgjithshëm në zyrën e tij ditën e nisjes së hetimeve, si dhe caktimi i një prokurori shumë interesant për ta pyetur Ramën.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Rama u pyet nga prokurori Blerim Tominaj, i cili ka patur një rol-kyç për të fshehur gjurmët e Ramës në një tjetër krim politik. Ditën e ?aksidentit? të Sokol Olldashit, prokurori i parë që shkoi në vendngjarje ishte pikërisht Blerim Tominaj. Fill pas tij shkoi çuditërisht edhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i cili nëse ishte i shqetësuar për jetën e deputetit duhet të shkonte në spital ku e kishin transportuar atë. Përse shkoi Saimir Tahiri në vendngjarje, kur tashmë Olldashin sapo e kishin nisur për në spital dhe nuk dihej ende me siguri nëse do të jetonte, apo do të vdiste? Saimir Tahiri shkoi në vendngjarje në emër të Edi Ramës për të marrë një nga telefonët mobilë të Olldashit, atë me të cilin kishte bërë 300 telefonata me Edi Ramën, në muajt e fundit qëkurse shpalli kandidaturën për kryetar i PD-së. Pas besueshmërisë që krijoi Prokurori Tominaj në këtë rast, ai u përzgjodh për të pyetur Edi Ramën për Çështjen ?Doshi?. Dhe mund të merret me mend se si ka shkuar dëshmia e Ramës kur Prokurori Tominaj e priti Ramën te shkallët e derës së jashtme të ndërtesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe i hapi derën duke bërë vullnetarisht edhe detyrën e portierit, për të cilin paguhet dikush tjetër që në këtë rast duhet të jetë gjetur ngushtë.
E panjohura tjetër e ekuacionit kriminal, ndryshe enigma tjetër është sjellja e deputetit Mark Frroku, i cili është zyrtarisht anëtar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Z. Doshi nuk është shembulli i njeriut të mirekuilibruar psikologjikisht, por gjithsesi ai nuk është një i çekuilibruar paranoiak. Z. Doshi nuk mund t? i ketë sajuar nga fantazia e tij thëniet e Mark Frrokut, për të cilin pretendoi se i tregoi hollësi për planin e vrasjes së tij. Nëse sjellja e Frrokut, si e panjohur e ekuacionit kriminal, shihet nga pikëpamja e metodës tjetër të zgjidhjes së këtij ekuacioni, pra si nxitje e Doshit për të kryer një vrasje, atëherë sjellja e Frrokut fiton koherencë logjike. Z. Frroku shfaqet disa ditë pasi mendja e Doshit është intriguar nga informacioni që mori prej Artan Hoxhës dhe i jep hollësi, si dhe i ofron kontaktin me vrasësin.
Pas kësaj në skenë hyn vrasësi i rremë. I rremë në kuptimin që ai nuk kishte synim që ta vriste Doshin por vetëm ta bindte se ndaj tij ishte organizuar një vrasje. Dhe këtu kemi edhe të panjohurën tjetër të ekuacionit kriminal, që është mënyra sesi janë sjellë me vrasësin Ministri i Punëve të Brendshme Tahiri, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, në zyrat e tyre. Nga ato që kanë thënë publikisht Tahiri dhe Didi, del se vrasësi dukej i familjarizuar me këta të dy se sillej me një vetëbesim të madh në kontaktet me ta, dhe ky vetëbesim nuk mund të shpjegohet thjesht me besën e Tomës. Vrasësi qartësisht nuk po takohej për herë të parë me Tahirin dhe Didin, por Doshit as që i shkonte ndërmend kjo gjë. Pikërisht me këtë shpjegohet fakti që as Tahiri dhe as Didi nuk kanë vepruar sipas procedurës zyrtare me vrasësin, por e kanë pritur atë shoqërisht në zyrat e larta të shtetit, kanë pirë kafe me të dhe pastaj e kanë përcjellë si një shok. Pas kësaj, Rama, Tahiri dhe Didi kanë pritur që Doshi të vrasë Ilir Metën.
Doshi si duket e ndjeu kurthin ku donin ta tërhiqnin, dhe vendosi që të flasë me Ilir Metën, ndoshta për t? i kërkuar edhe aleancë kundër Edi Ramës, çka do të thoshte shpërbërje e shumicës parlamentare të majtë dhe krijimi i një shumice parlamentare të re me PD-në në vend të PS-së. Është shumë interesante ajo që thotë Doshi se ditën që takoi Ilir Metën dhe i pohoi atë që ia kishte kumtuar me anë të një miku, pra se Meta kishte bërë një plan për ta vrarë, Meta e ndërpreu takimin dhe i tha Doshit ta priste se do të shkonte bisedonte me Edi Ramën dhe do të kthehej përsëri. Ky ishte momenti kur Doshi dyshoi se Rama e Meta mund të merreshin vesh për ta vrarë, madje ndoshta që atë natë. Prandaj, kur u kthye Meta nga takimi me Ramën, Doshi bëri një tërheqje dhe i tha se atentatin ndaj tij mund ta ketë organizuar Partia Demokratike, për të krijuar destabilizim në vend. Se përse do të destabilizohej Shqipëria me vrasjen e tij, Doshi nuk e shpjegoi, por ai thotë se Meta sikur u lehtësua kur dëgjoi këtë version. Doshi aludon se pas këtij takimi ai është gjallë vetëm se ndryshoi versionin për planin e vrasjes së tij.
As Meta dhe as Rama nuk kanë thënë se çfarë biseduan në këtë takim të tyre në ndërkohën mes dy takimeve të Metës me Doshin, brenda së njëjtës ditë. Nëse Meta ka kuptuar diçka nga kjo histori, ai duhet ta ketë pyetur Ramën se mos dikush në Partinë Socialiste kërkon të vrasë atë, Metën, duke nxitur për këtë Doshin. Nga sjellja e të dyve, nuk më rezulton që Meta të ketë folur kështu me Ramën. Dy takimet e asaj dite me Doshin i ka regjistruar Meta, dhe prej këtej del videoregjistrimi për të cilin flet Spartak Braho.
Në të vërtetë, as Meta dhe as Berisha nuk kishin interest a vrisnin Doshin, duke e privuar Ramën kështu nga një problem i madh brenda partisë. Doshi krijoi bindjen se atë donte ta vriste Ilir Meta, për shkak se skenari ishte ndërtuar në atë mënyrë që një mendje si e Doshit të bindej për këtë gjë. Sa i përket zgjidhjes së ekuacioneve kriminale, ajo që mund ta quajmë algjebër kriminale, është mbi nivelin e intelektit të Doshit, mendja e të cilit kupton atë që mund ta quajmë arithmetikë kriminale. Doshi bën mbledhje dhe zbritje të fakteve, rrethanave, detajeve, dhe arrin në përfundime arithmetike. Kur kundërshtarët e tij i kanë vënë përpara një sfidë të algjebrës kriminale. Është çështje metode. Nëse Doshi do ta shikonte këtë histori nga një pikëpamje tjetër, pra jo si një plan për vrasjen e tij, por si një plan për ta bindur atë që të kryente një vrasje, të gjitha zhvillimet, detajet, rrethanat në këtë histori që atij i duken të pakuptueshme do të bëhen befas të qarta. Gjithçka do të fitonte koherencë logjike.
Autori i planit për ta bindur Doshin që të vrasë Ilir Metën është Edi Rama i cili ka shumëçka për të fituar nga kjo vrasje. Me këtë rast Rama shkrin LSI-në, duke e bashkuar me PS-në. Në mungesë të Metës, askush nuk do të mund ta mbajë LSI-në një parti më vete. Pas kësaj Rama do të shkaktonte dhe eliminimin e Doshit, ose nga familja e Metës, së cilës ai do të ishte i lumtur t? i jepte provat për implikimin e Doshit, ose ligjërisht, duke e arrestuar Doshin si përgjegjës për vrasjen. Ose Doshin së bashku me Berishën. Vrasja e Metës, pavarësisht se si do të shpjegohej zyrtarisht, do të kishte për shoqërinë shqiptare efektin që pati vrasja e Nemcov në Rusi, që i bëri opozitarët e Putinit të nënshtruar ndaj tij. Pra vrasja e Metës dhe eventualisht ajo e Doshit pas tij, do t? i bënte të gjithë në politikën shqiptare të nënshtruar ndaj Ramës. Çdo lider autoritarist që kërkon të sigurojë një pushtet të pakundërshtueshëm duhet të kryejë një vrasje politike, në atë mënyrë që të mos mund të fajësohet drejtpërdrejt, por të përfitojë drejtpërdrejt prej saj. Kjo është në logjikën e Makiavelit te ?Princi?, ndonëse ai nuk thotë pikërisht këtë në këtë libër, dhe kjo është e kuptueshme se Princi të cilit i adresohej Makiaveli e kishte pushtetin të trashëguar dhe të përjetshëm, e nuk kishte nevojë që ta afirmonte atë.
Një nga të panjohurat më interesante të ekuacionet është se në cfarë përfundimesh do të arrijë Meta nga analiza e kësaj historie. Meta është i vetëdijshëm se Rama nuk është i lumtur që është i detyruar të bëjë aleancë me të, madje e vuan këtë gjë për shkak të pretendimit që ka Rama për të qeverisur me një mandat moral përveçse të arthmetikës elektorale, dhe që shprehet te koncepti i Rilindjes që Rama e ka bërë leitmotiv të tij. Por Rama nuk është i lumtur as me faktin që është i varur nga Meta për shkak të arithmetikës elektorale, çka i imponon bashkëqeverisjen me të, që ia gërryen pushtetin Ramës dhe i krijon jo pak probleme me të vetët. Ndonëse Meta shtiret se nuk është thyer asgjë në raportin e tij personal me Ramën, madje në pamje të parë duket se kjo historia me Doshin e fuqizoi raportin mes të dyve, përsëri në thellësi është thyer diçka e pariparueshme dhe dyshimet e ndërsjellta janë më të forta se kurrë. Ilir Meta është i sinqertë kur thotë se ai nuk i beson Doshit, por Meta nuk mund të kuptojë se nga mënyra se si flet Doshi kuptohet qartë se historinë e atentatit ndaj Doshit nuk e ka shpikur ky i fundit, por dikush tjetër që donte ta bënte Doshin që ta besonte këtë histori. Dhe Meta e kupton se ky njeri nuk mund të jetë askush tjetër veç Edi Ramës. Nëse vrasësi i implikuar në këtë histori do të ishte njeriu i Berishës, Tahiri dhe Didi nuk do të silleshin me aq xhentilesë me të. Metës i konvenon që ta kuptojë, se Rama, i ngjashëm me Hitler si kryeministër-piktor, ka prirjen fatale që të ketë edhe ngjashmëri të tjera me të në trajtë karikature. Hitleri e mori pushtetin me ndihmën e Rëmit por nuk e duronte dot këtë të fundit. Dhe pas kësaj erdhi Nata e Thikave të Gjata. Historia e Doshit na ndriçon pikërisht thikat e gjata që mprihen në zyrën e Edi Ramës netëve, për vrasje politike.
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me b...
Në një dalje për mediat, administratori i OSHEE-së, Adrian C...
Administratori i OSSHE-së, Adrian Cela, foli në një konferen...
Në transmetimet e ditës së djeshme Radio “Ngjallja” i ka ku...
Gjykata e Shkodrës ka dhene sot masën ‘arrest me burg’ për ...
11 vjen pas atentateve islamike të 11 Marsit 2004 në Madrid,...
Partia Demokratike ka njoftuar një protestë nësër në shëshin...
Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet që të aprovojë nj...
Policia e Lezhës ka depozituar sot një kallëzim penal për t...
Policia e Lezhës ka bërë me dije se janë proceduar penalisht...
Lidhja Social Demokrate e opozitës në Maqedoni (LSDM) edhe z...
Plani i tij i investimeve ka për të qenë një fiasko, nuk do ...
Në komisionin e ligjeve vijojnë debatet mes deputëve të opoz...
Moti i keq i ditëve të fundit që ka përfshirë vendin, kryesi...
Pak minuta më parë ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të...
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI Luan Rama u s...
Policia ka nisur një procedim penal ndaj kreut të fshatit Si...
Moti i keq i ditëve të fundit që ka përfshirë vendin, kryes...
Fation Skënderi ose siç është identifikuar në videon e Tom D...
Policia ka nisur një procedim penal ndaj kreut të fshatit S...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...