web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Rama kërkon dorëheqjen e kryebashkiakëve me tre mandate

25 Shkurt 2015, 06:54, Politikë CNA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka kërkuar dorëheqjen të gjithë kryebashkiakëve aktualë të PS-së që kanë tre mandate në Bashki. Ka qenë pikërisht Artan Shkëmbi ai që e nisi këtë proces dhe që në daljen e tij publike u ka kërkuar edhe të tjerëve të ndjekin shembullin e tij. Mësohet se Kryeministri Rama në bashkëpunim me kreun e LSI-së, Ilir Meta, kanë vendosur që të mos rikandidojë asnjë nga ata që ka më shumë se tre mandate.

Kryebashkiakët që preken nga kjo skemë e re janë : Shpëtim Gjika (Vlorë), Fadil Nasufi (Berat), Flamur Bime (Gjirokastër), Baftjar Zeqo (Fier) dhe i dorëhequri Bftjar Zeqo (Pogradec). Mësohet se kreu i Gjirokastrës, Flamur Bime, ka kërcënuar se nëse nuk do të mbështetet nga PS-ja , ai do të kandidojë si i pavarur.





Lajmet e fundit nga